Bledar H. Prifti, 26.05.2010
Greva e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste dhe e mbështetësve të tyre është komentuar gjatë nga të gjithë përbërësit e politikës dhe shoqërisë Shqiptare. Shumë e përshëndetën dhe e mbështetën grevën dhe disa të tjerë e tallën dhe e kundërshtuan atë.
Ata që e përshëndetën dhe e mbështetën grevën e urisë arsyetojnë se greva u përdor si mjet demokratik, pasi asnjë mjetë tjetër demokratik nuk dha dhe nuk pritej të jepte ndonjë rezultat për sa i përket zgjidhjes së kërkesave legjitime të opozitës.
Opozita kishte përdorur më parë si bisedimet ashtu edhe rrugën institucionale përmes hyrjes në parlament, por në të gjitha rastet kërkesat e saj ishin hedhur poshtë me arrogancë nga pushteti. Mbi të gjitha, greva e urisë është një mjet paqësor dhe demokratik, dhe është e drejta e kujtdo të ndërmarrë një veprim të tillë.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e grevës e konsideronin grevën një mjet ekstrem për të zgjidhur kërkesat politike të opozitës. Jo vetëm kaq, por në mënyrë të përsëritur, pushteti dhe mbështetësit e tij talleshin me grevën dhe grevistët, tallje e cila kalonte përtej cakut të humanitetit dhe normave të pranuara në një shoqëri civile.
Dikush përpiqej në mënyrë absurde dhe idioteske të kundërshtonte grevën duke u bazuar në idetë e Marksit dhe Engelsit, a thua kjo dyshe na mësoka sot se si duhet të sillemi në një sistem demokratik. Disa të tjerë e kundërshtonin grevën për shkak të urrejtjes që ata kishin(kanë) personalisht për liderin Socialist, Edi Rama.
Marria dhe hakmarrja kundër Edi Ramës i kthyen disa politikanë, analistë, dhe intelektualë në qenie të pashpirta që nuk njihnin asnjë normë apo princip human. Thonë se hakmarrja i ka këto efekte; ajo të errëson sytë dhe mendjen dhe të nxinë shpirtin dhe zëmrën.
Por greva e urisë, pas nëntëmbëdhjetë ditësh, mbaroi. Rezultati i padiskutueshëm i grevës është: Sot nuk kemi më një kryeministër të përdalë që flet lart e poshtë për vendime gjykatash dhe për “antikushtetutshmëri” të transparencës dhe hapjes së kutive. Sot diskutohen modalitetet se si do të bëhet hapja e kutive.
Për më se nëntë muaj, kryeministri deklaronte se nuk i hapte kutitë, pasi nuk dilte kundër vendimit të Gjykatës dhe Kushtetutës. Kjo gënjeshtër u kuptua si nga populli ashtu edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po dërgojnë ekspertët e tyre për të verifikuar gënjeshtrat e kryeministrit.
Tani kryeministri nxori gënjeshtrën e radhës: Kutitë do të hapen, por fletët do të digjen se kështu e thotë Kodi Zgjedhor. Ky pretendim është qesharak dhe pa baza ligjore, pasi Kodi nuk ka të vendosur asnjë afat kohor për djegien e fletëve dhe Kodi Zgjedhor i nënshtrohet Kushtetutës së Shqipërisë, pasi Kushtetuta është ligji suprem i vendit, Neni 4(2) i Kushtetutës.
Përpara se të diskutohet rreth kësaj çështje, kryeministri Berisha duhet të japi llogari rreth gënjeshtrës së tij nëntëmujore rreth “antikushtetetutshmërisë” së hapjes së kutive. Media, analistët dhe intelektualët duhet të pyesin kryeministrin se çfarë ndodhi me pretendimin e tij se gjoja ekzistonte një vendim Gjykate që ndalonte hapjen e kutive. Përse e gënjeu kryeministri popullin e tij dhe ndërkombëtarët, duke krijuar një kaos të paprecedentë në politikën Shqiptare?
Por le t’i kthehemi përsëri grevës së urisë dhe arsyes se përse kjo grevë u fut në repertorin e protestave të opozitës kundër pushtetit. Në mënyrë të përsëritur jam shprehur se, aktualisht, politika shqiptare po përjeton një dialektikë shumë të fuqishme vlerash, e cila është bërë evidente më përplasjet midis kryeministri Berisha dhe liderit të opozitës Rama, ku secili përfaqëson vlera dhe filozofi të ndryshme politike.
Gjithashtu, (mos)hapja e kutive të votimit nuk ka të bëjë më shumë me transparencën dhe vullnetin e popullit sesa me vlerat dhe principet që mbart secila palë në konflikt. Kauza për transparencë dhe hapje të kutive të votimit duhet konsideruar një oportunitet politik për të promovuar idetë dhe vlerat politike dhe për të sfiduar “status quo”-në politike të vendosur përmes sundimit të klasës politike aktuale të përfaqësuar nga Berisha dhe Nano.
Si e tillë, kjo sfidë apo përplasje midis Ramës dhe Berishës do të inicionte një lëvizje politike që do të sillte edhe një ndryshim thelbësor përbrenda elitës politike dhe në sistemin e saj të vlerave.
Me qëllim që kjo lëvizje politike të kishte sukses dhe të legjitimohej në sytë e popullit dhe të ndërkombëtarëve, ajo do të duhej të kishte një kauzë, përmes së cilës të krijohej solidaritet dhe dinjitet, një repertor të veprimeve kolektive, dhe një strukturë organizative që do të lidhte bazën me qendrën për të promovuar sa më shumë solidaritet dhe produktivitet gjatë gjithë procesit.
Kuptohet qartë se kauza, nga e cila mori jetë kjo lëvizje politike, ishte transparenca e vullnetit të popullit e shprehur përmes zgjedhjeve elektorale. Në vazhdim, repertori i veprimeve kolektive që zgjodhi lideri socialist, Rama, dhe opozita inkludonin bojkotin parlamentar, protestat popullore dhe, së fundi, grevën e urisë. Repertori i veprimeve kolektive dhe kauza e lëvizjes politike u konsoliduan dhe u pranuan nga elektorati i majtë dhe shumica dërrmuese e shoqërisë civile, duke e mbështetur dhe duke i bërë jehonë lëvizjes politike të opozitës.
Elementi i tretë ishte krijimi i strukturave organizative të opozitës Socialiste për lidhjen e qendrës me bazën dhe shoqërinë civile. Ky element kishte karakter teknik, ishte imperativ dhe ndikonte direkt në suksesin ose dështimin e lëvizjes politike të iniciuar nga Rama.
Koha tregoi që Rama dhe opozita mirmenaxhuan këta tre elemente dhe avancuan lëvizjen e tyre politike. Suksesi i kësaj lëvizje politike dhe legjitimiteti i saj pasqyrohen edhe tek fakti që zyrtarët më të lartë të organizmave ndërkombëtarë, Europianë dhe Amerikanë, janë përfshirë në zgjidhjen e menjëhershme të kaosit politik në Shqipëri.
Situata politike do të ishte komplet ndryshe, nëse do të përplaseshin Berisha dhe Nano. Duke qenë pjesë e së njëjtës elite dhe të brumosur me të njëjta (anti)vlera dhe filozofi politike, ata do t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre përmes pazareve të fshehta, të cilat do të konsistonin në ndarjen e “tortës së pushtetit”.
Koha ka treguar se Berisha dhe Nano janë shtirur si kundërshtarë të njëri tjetrit, duke “i dhuruar” popullit fatkeqësi dhe tragjedi nga më të ndryshmet. Gjatë këtyre dy dekadave postkomuniste, shumë fatkeqësi dhe tragjedi i kanë ndodhur popullit Shqiptarë, por asnjë nga këto nuk ka goditur klasën e vjetër politike. Ata ngaherë kanë “dalë pa lagur” dhe më të pasur nga këto fatkeqësi.
Populli është vrarë me njëri-tjetrin në emër dhe për hir të Berishës dhe Nanos, në një kohë kur këta të fundit ndanin skutave “tortën e pushtetit” dhe paret e korrupsionit.
Por, ajo gjë që ndodhi midis Berishës dhe Nanos nuk mund të ndodhte midis Berishës dhe Ramës. Kjo gjë nuk mund të ndodhte në përplasjen midis Berishës dhe Ramës, pasi ata nuk i përkasin të njëjtës elitë dhe nuk mbartin të njëjtat vlera dhe filozofi politike. Do të ishte shumë e lehtë për Ramën të kishte pranuar 2-3 milionë euro nga emisarët e Berishës në këmbim të heshtjes.
Do të ishte shumë më e lehtë për të gjithë ata pjesëtarë të grupimit që mbështetën fuqimisht Ramën të bënin pakt të fshehtë me emisarët e Berishës dhe të pranonin pjesë nga “torta e pushtetit” dhe nga eurot e korrupsionit qeveritarë.
Rama dhe mbështetësit e tij nuk i pranuan këto oferta, pasi lëvizja e tyre politike nuk është thjeshtë një lëvizje për pushtet dhe para. Ajo është një lëvizje që synon zëvendësimin e elitës së vjetër të përfaqësuar nga Sali Berisha me një elitë të re energjike të përfaqësuar nga Edi Rama. Ajo nuk është thjesht një proces që ndryshon pushtetin “për se”, por një proces që ndryshon vlerat dhe filozofinë politike, mbi të cilat operon pushteti.
Si e tillë, lëvizja politike e ndërmarrë nga Rama dhe mbështetësit e tij nuk mund të mos merrte karakter radikal brenda kornizave të njohura nga eksperiencat e demokracive perëndimore. Qarkullimi i elitave me vlera dhe filozofi të ndryshme (kundërta) politike nuk mund të ndodh përmes proceseve të moderuara.
Ky qarkullim elitash ngaherë kërkon radikalitet, por edhe më tepër. E parë nga ky këndvështrim, greva e urisë nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si mjet “ekstrem” i përdorur nga opozita.
Ajo ishte rezultat i nevojës që parashtronte realiteti i politikës Shqiptare. Realiteti i politikës Shqiptare nuk i ngjason realitet të demokracive perëndimore, por realitetit të demokracisë kineze. Realiteti nuk kërkonte thjesht ndryshim pushteti, por ndryshim elite, vlerash dhe filozofish politike.
I nderuar analist politik, jam dakord me fjaline e fundit: Realiteti nuk kerkon thjesht ndryshim pushteti, por ndryshim elite, vlerash dhe filozofish politike.
Ki miresine te me degjosh pak dhe po te jete se je dakord ti dhe te gjithe ata qe na lexojne, le te arsyetojme.
Ne bote ndodhen tre grupe njerezish :
– Njerezit e mire
– Njerezit e keqinj
– Dhe njerezit e mesem, qe perbejne shumicen, qe nuk spikasin ne grupine pare dhe as ne ate te dyte.
Deri tani ne pergjithesi jemi drejtuar edhe sipas mendimit tuaj, nga te keqijte, dhe gjendja aktuale ne te cilen ndodhemi le shume per te deshiruar.
Per ty dhe per shume analiste te tjere nuk ka nevoje te rreshtoje ato qe nuk shkojne mire…
Le te provojme qe te drejtohemi nga “TE MIRET”.
Problemi i pare qe lind eshte – Kush quhet i mire, i keq ?
Ne dime me ekzaktesi ate qe quhet i keq, qe ka pak a shume keto karakteristika:
– Premton dhe nuk mban fjalen
– Lejon dhe ben korrupsion
– Lejon dhe ben krime
– Lejon dhe vjedh shtetin dhe popullin
– Lejon dhe kompromentohet
– Nuk eshte i drejte ne gjykimet dhe vendimet e tij
– Ofendon dhe nuk respekton te tjeret
– Lejon dhe perfiton ne menyre te padrejte
– Perdor dhunen aty ku duhet perdorur arsyeja
– Kur eshte maxhorance nuk respekton minorancen
– Kur eshte minorance nuk i bindet maxhorances
– Nuk sakrifikon interesin e tij per hir te atdheut
– Behet agresiv kur kercenohet interesi i tij
– Kur qellimi kryesor eshte dalja ne krye dhe jo me ate qe ben t’i sherbej atdheut
Dhe mund te vazhdoja dhe te vazhdoje edhe ti edhe te tjeret me tej.
Per logjike ai qe nuk ben keto gjera ka perspektive te jete i mire.
Problemi i dyte: Keta ,”TE MIRET”, si mund te aktivizohen, stimulohen, kontrollohen, perzgjidhen, kriteret e perzgjedhjes etj. etj.
Problemi i trete: Denimi me vdekje.
Vleresimi i jetes se tjetrit fillon me vleresimin e jetes tende. Kemi vleresuar, ne teori, jeten tone dhe per pasoje kemi thene te jetoje dhe tjetri. Por kur tjetri nuk e vlereson jeten e tij, per momentin, le te vdese, me pas, kur shume gjera te jene ndryshuar do te ndryshoje dhe ky ligj.
Duke qene se ti dhe Z. Arben, qe me ndjek ne kete rubrike, keni mundesine, mendoj se ka ardhur koha per te bere nje thirrje gjithe opinionit publik shqiptar, mbi 25 vjeç:
– Financier, ekonomiste, ekonomiste politikë, specialistëve te shkencave politike, juridike, sociale, intelektualeve te sferave te ndryshme:
1) Te gjithe atyre qe e duan Shqiperinë, shqiptaret kudo qe ndodhen neper bote.
2) Qe duan te kontribojne per permiresimin e gjendjes ne Shqiperi
– Nuk mund te rrime me indiferent
– Nuk mund te rrime me spektatore te kesaj situate te pashembullt
– Nuk mund te jemi me qytetare te Shqiperise pa kontribuar per te
– Nuk mund te jemi me atdhedashes pa dashuri konkrete per atdheun
– Jemi bere si delet pa barinj, kemi marre nga syte kembet
– Ka ikur koha e fjaleve, tani eshte koha e veprave, jo per vete, por per Shqiperine.
3)Vendi ka nevoje per drejtim me drejtesi :
– Nje pushtet legjislativ real, me shqiptare qe njohin drejtesine, por mbi te gjitha qe jane te drejte, te ndershem, dhe me karakter
– Nje ekzekutiv qe i pergjigjet realitetit, Parlamentit, detyrave te se sotmes dhe te ardhmes me persona qe dijne te mbajne pergjegjsi, kane kompetenca, ndershmeri, drejtesi dhe seriozitet.
– Nje pushtet gjyqesor qe zbaton ligjin, ai ne radhe te pare: “Te gjithe jemi te barabarte para ligjit”; qe nuk e shkel ate, por e zbaton ne perputhje me standartet europiane e boterore me te mirat. I perbere nga juriste qe dine, qe kane dhe qe jane te ndergjegjshem per rolin e tyre.
– Organe te garancise se funksionimit te regullt ligjor:
1) President te zgjedhur nga populli, dhe jo nje kukull te kompromiseve partiake
2) Nje gjykate kushtetuese, sovrane ne çeshtjet e kushtetutes dhe kur s’eshte ne gjendje per sovranitet t’i drejtohet Sovranit, popullit.
Duke dashur qe te hyjme ne keshtjellen e Europes me idealet e socialdemokracise, neve, populli, shoqeria publike ja deleguam aspiratat, ndjenjat, problemet, deshirat, endrrat, “PERFAQSUESVE” tane dhe ata na e kane shperblyer ne kete menyre: Kemi marre malet, nga syte kembet, pa barinj, kemi zbritur nga mali ne koder dhe kush na gjen po na shqyen, jemi bere mish per top… te vazhdoje me?
Mendoni se ka ngelur ndër ne, në popull ndonje grimce ideali, dëshire… per te ndryshuar kete gjendje? Qytetari, ky person i “panjohur”, sepse ne fakt, shqiptari i mesem, ose nese preferoni njeriu i rruges, eshte nje figure e papercaktuar, nje nenshtetas, anonim, jo protagonist, nje person i pandergjegjshem per forcen e tij ne shoqeri. Nje person qe nuk shkruan ne gazete, qe nuk merr pjese ne programe televizive, qe nuk telefonon per te protestuar apo per te kerkuar te drejten e tij, qe me fjale te tjera nuk ben asgje qe te degjohet zeri i tij, qe nuk ben asgje qe te ndjehet prezenca e tij. Nje popull heretik. (Herezia vjen nga fjala greke “HAIRESIS”, qe do te thote – Zgjedhje) Qytetari yne ka aq shume frike nga kjo fjale, saqe e konsideron ate blasfemi.
Po e mbyll me keto fjale: Ata qe frikesohen nga ajo qe i rrethon nuk mendojne per ndryshim, sado te mjerueshme qe te jene kushtet e tyre. Njerezit qe sulen ne sipermarje te nje ndryshimi te madh, zakonisht ndjejne se kane ne zoterim nje pushtet te parezistueshem.
A kane ngelur valle tek ne? Bejeni thirrjen dhe do te shikoni, kjo eshte sfida per çdo shqiptar. Përballë sfides eshte Zgjedhja-Herezia.
Comments are closed.