Nga Mero Baze, 24 Gusht 2012
Kanë ngjallur reaksion deklaratat e Berishës për të vrarët e 21 Janarit. Mes tyre, më i dhimbshëm dhe i egër është reagimi i xhaxhait të Aleks Nikës. Po ashtu, dhe i disa figurave të opozitës si Braçe apo Ngjela.
Por, përtej irritimit që ngjalli deklarata e tij, duhet parë me qetësi dhe vëmendje, si ka filluar ta përdorw mbipushtetin Sali Berisha.
Marshimi i tij për pushtimin e institucioneve pas marrjes së presidentit, KLD-sw, SHISH-it, dhe pas pak muajsh Prokurorisë, duket se ka një kryeobjektiv, atë të pastrimit të dosjeve kriminale të këtyre 7 viteve në pushtet.
Bashkëjetesa e Sali Berishës me institucione që nuk i kishte nën kontroll, ka qenë një stërmundim i madh i tij dhe një makth sa i përket gjurmëve që kanë lënë historitë e tij kriminale dhe korruptive në institucionet e shtetit. Dosja e mbyllur korruptive e “Rrugës së Kombit”, historitë e pastrimit të parave dhe koncesioneve të sekserit të familjes Damir Fazlliç, ku është e përfshirë e bija e vet, historia kriminale e Gërdecit dhe fishekëve kinezë për Afganistan, ku është i përfshirë i biri i tij, historitë e fondeve tw dyshimta dhe mungesa e transparencës që ka shoqëruar veprimtarinw e fondacionit spekulativ të gruas së tij, e deri tek makrabiteti i vrasjeve politike të 21 Janarit, duket se janë objektivi i vetëm i superpushtetit të Sali Berishës.
Duke rimarrë institucionet të cilat nuk i ka kontrolluar dot deri më sot, Sali Berisha është duke parë me sytë e tij krimet e dokumentuara për ato që ka bërë këto vite.
Duke hyrë në zyrat e KLD-sw, shoku i djalit tw vet me siguri ka parë dhe raportuar për dosjet e mbyllura të drejtësisë lidhur me Lulzim Bashën, Fatmir Mediun, Ilir Metën, Fazlliçin, e deri tek gjyqet e mbyllura për Sali Berishën.
Duke hyrë në zyrat e SHISH-it, ish-zyrtari i lart i SHIK-ut tw Gazidedes, me siguri ka parë dhe raportuar atë që SHISH, ka pas dokumentuar për Lulzim Bashën, për paratw e vjedhura në segmentin Rrëshen- Kalimash, për historinë e pistë të Fazlliçit dhe përfshirjen e vajzës së tij në tërheqjen e parave, për bisedat e të birit me biznesmenët e naftës, fishekëve, apo pronarët e emëruar të trojeve në bregdet, për mënyrën si u mbyll dosja e Gërdecit, për mënyrën se si amerikanët kanë raportuar për trafikun e fishkëve kinezë nga i biri dhe historinë e Kosta Trebickës, dhe në fund, për gjithë atë që kanë parë dhe marrë nga partnerët e tyre amerikanë për çfarë ka ndodhur më 21 janar.
Duke hyrë në zyrën e Presidentit, Bujar Nishani ka parë se çfarë i kanë raportuar Bamir Topit për 21 janarin, për Fazlliçin, për Gërdecin apo për betejat e Berishës kundër SHISH.
Tashmë që Berisha e di dhe ka para syve të vet malin me letra që nxijnë historinë e tij në krye të shtetit, duket se objektiv kryesor ka pastrimin e kësaj biografie.
Deklarata e tij për të gjetur ata që sollën para kryeministrisë të vrarët e 21 Janarit, më shumë se sa makthin e tij, si autor i këtyre vrasjeve, pasqyron padurimin e tij për fshirjen e gjurmëve të krimit. Ai kërkon që tashmë me superpushtetin që ka marrë, me vënien nën kontroll të drejtësisë, hetimit, SHISH, Presidencës dhe medies që e ka si një kor bretkosash pro tij, të fillojw të rishkruaj atw që ka ndodhur para syve tanë. Kërkon që të thotë fjala vjen, se gjakun e të vrarëve të 21 Janarit, të mos ja kërkojnë atij, por opozitës dhe frymës opozitare në vend, që nxit njerëzit të protestojnë.
Me këtë rast ai kërkon jo vetëm të rishkruaj letrat e pista të tij, por t’i bëjw gjyq dhe institucionit të opozitës në Shqipëri, të ndëshkojw zyrtarisht dëshirën dhe frymëzimin për protesta në këtë vend. Edhe pse me zvarritjen e hetimeve dhe deinkurajimin e prokurorisë dhe gjykatave, ai ja ka arritur të vrasw frymën e protestave pas 21 Janarit, tashmë kërkon ti bëj gjyq institucionit të protestës, dhe vendimit të qytetarëve për të protestuar.
Mbipushteti i Sali Berishës, i cili tashmë ka nisur të funksionojw, po tenton të jap leksionin e parë për arsyet përse i duhet Sali Berishës. Ai po promovon qëllimin e vet, që në së paku 9 muajt e mbetur, të ketë mundësi të fshijw gjurmë e gjakut dhe shenjat e gishtave të Familjes mbi jetën dhe paratw e qytetarëve shqiptarë. Është kjo kryearsyeja përse i duhen të gjithë pushtetet në kaq pak kohë që i ka mbetur. Dhe, po kjo arsyeja, që dhe kur të gjithë heshtin, atij i shkon gjuha ku i dhemb dhembi, tek ajo çfarë ka bërë më 21 Janar.
Zoti duket se e ka dënuar dhe ja ka lënë në tru sa të jetë gjallë makthin nga krimi që ka bërë.