Aktualitet, 15 Mars 2013
SHKODER – Ka ardhur drejt përmirësimit situata në rrethin e Shkodrës. Nga 4900 ha tokë nën ujë 315 banesa të izoluara dhe rreth 140 familje të evakuara, dje, sot në mesditë sipërfaqja nën ujë është reduktuar, favorizuar dhe nga nderprerjet e reshjeve dhe uljet e shkarkimeve nga HEC ne kaskaden e Drinit.
4900 ha tokë nën ujë 315 banesa të izoluara dhe rreth 140 familje të evakuara, brenda 24 orësh në qarkun e Shkodrës, ishte bilanci i asaj çfarë ndodhi dje, (14 mars), pas hapjes së portave te shkarkimit te hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin në veri. Shifrat u paraqitën sot në mëngjes nga prefektura e qarkut të Shkodrës. Ndërkohë në mesditë ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaruan se sipërfaqja ishte përgjysmuar.
Vetëm gjatë ditës së djeshme nga HEC i Vau i Dejes u shkarkuan 2400 m3/s. Por sot niveli i shkarkimeve ka rënë. Në mesditë ministri i Energjetikës tha se nga Vau i Dejes shkarkohen 800 m3/s nga kanali i shkarkimit dhe 860 m3/s nga turibane. Për ministrin Ruli kjo situatë është shkak i rritjeve të prurjeve në liqenin e Shkodrës.
Gjatë mbrëmjes uji vërshoi edhe në lagjet periferike të Shkodrës, Bahçallek, Ajasëm, Tepe por me pas uji u terhoq. Situata më problematike mbetet zona e nënshkodres, komunat Dajç, Bërdicë, Ana e Malit. Ndërkohë që rënia e shkarkimeve ka bërë që të bjerë niveli i ujit dhe të rifillojë lëvizja tek harku i Bërdicës, në aksin Shkodër- Lezhë. Informacioni u dha nga korrespondenti i TV A1 REPORT! e Shqiptarja.com, Admir Agolli. Gjatë mbrëmjes së djeshme është bërë dhe evakuimi i grave dhe fëmijëve.
Thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumejve, si lumi Ishëm në Krujë, lumi Devoll në Elbasan, lumi Vjosë në Fier e Vlorë. Situata problematike paraqitet në Vlorë e Fier, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Në orën 18:00 Ministria e Brendshme jep të dhënat zyrtare mbi situaten e krijuar nga permbytjet në vend: Në të gjithë vendin janë nën ujë 2855 ha tokë. 160 familje janë evakuuar nga banesat e tyre. Ministria deklaron se situata në të gjithë vendin po përmirësohet. LEXONI ME SHUME: Permbytjet ne te gjithe vendin
REDUKTOHET SIPERFAQJA NEN UJE, 110 FAMILJE EVAKUOHEN
19: 30: Me dhjetra evakuime nga banesat e përmbytura në Ultësirën e Nënshkodrës janë bërë gjatë orëve të vona të së enjtes, bëri të ditur gazetari Admir Agolli. Familjet e evakuara janë sitemuar tek të afermit apo komshijtë më pak të rrezikuar. Ndërkaq është ofruar akomodim për keta banore dhe ne konviktin e qytetit te Shkodrës. Njera nga banoret e evakuara nga Komuna Bërdicë tregon se pak para mesnate uji ka vershuar brenda baneses dhe eshte dashur nderhyrja e forcave te emergjences me mjete lunduruese per ti larguar 7 pjestaret e kesaj familjeje nga banesa.
Bashkia e Shkodres ka marre masat per strehimin e familjeve qe jane izoluar nga ujrat ne zonen e Nenshkodres. Në operacionet e evakuimit moren pjesë rreth 100 forca të DPQ me mjetet organike të kësaj drejtorie, rreth 25 forca të FNSH me 5 mjete IFA dhe një gomone të cilat operuan në komunat Bërdicë, Guri i Zi dhe në bashkinë Shkodër, duke bërë të mundur evakuimin.
Ora 16:45 Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar, banorët e fshatit Obot janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit pasi aksi, që të çon në këtë fshat, është e përmbytur; uji arrin mbi 2 metër. Korrespodenti Admir Agolli njofton se brenda në fshat ka prani të konsiderueshme uji, ndërsa 5 banesa janë të përmbytura dhe dhjetra të tjera, të izoluara. Dëmet në bujqësi sipas banorëve janë të pallogaritshme.
Kryekomunari i Anës së Malit shprehet se situata paraqitet problematike në këtë komunë e cila ka mbi 1 400 ha nën ujë ndërsa dëmet janë të mëdha.Pas dëmeve në sera dhe në tokat e mbjella nga përmbytja, ekonomia e këtij fshati ka rënë përtokë dhe duhet filluar gjithçka nga zero. Ndërkohë, në komunën e Anës së Malit ka probleme të mëdha: në fshatin Goricë, uji ka kaluar mbi rrugë duke bllokuar qarkullimin.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të ndonjë emergjence nga këto dy fshatra. E ndërkohë banorët mbesin me shpresën se reshjet nuk do të rikthehen e mbi të gjitha shkarkimet nuk do shtohen.
Ora 14: 45 Situata në rrethin e Shkodrës gjatë ditës së sotme paraqitet si më poshtë: Aktualisht në territorin e rrethit Shkodër është përmbytur rreth 2000 Ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, por edhe në komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat. Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi, ku gradualisht uji po largohet.
Janë evakuar rreth 110 familje, të cilat janë akomoduar në të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Evakuim ka qenë i përkohshëm, pasi gjatë ditës së sotme familjet janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i hapur.
RULI: PERMBYTJET NGA LIQENI I SHKODRES, NOKA: OPOZITA SKA VEND TE GEZOHET
Ora 14:00 Ministri i Bujqesise, Genc Ruli dhe ministri i Brendshem Flamur Noka u përpoqën të siguronin banorët e zonës se situata është nën kontroll. “Jemi jashtë çdo rreziku të një përmbytjeje të rrezikshme dhe me pasoja”- tha ministri Ruli. Sipas tij shkak i përmbytjeve të djeshme kanë qenë prurjet e mëdha nga liqeni i Shkodrës të ardhur nga Mali i Zi
“Kemi pasur një dinamikë tjetër në këtë fenomen, ka qenë liqeni që ka qenë shkaku kryesor i përmbytjeve. Sidomos në zonën e Oblikës dhe Obotit për shkak të prurjeve shumë të mëdha nga Muriqani dhe rritja prurjeve nga lumejtë. “- tha Ruli në mbledhjen e shtabit të emergjencës që u zhvillua në Shkodër.
Ministri Noka tha se e gjithë situata është mirëmenaxhuar dhe forcat e policisë në bashkëpunim me ushtrinë kanë evakuar në kohë rekord banorët. Noka nuk la pa sulmuar opozitën “Fjalët e opozitës tërësisht të pavend dhe gëzon sa herë që ka fatkeqësi. Nuk ka shans se qytetarët e kanë parë me sytë e tyre reagimin menjëhershëm në këtë situatë.“
MINISTRIA E BRENDSHME E MINISTRIA E BUJQESISE SHIFRA KONTRADIKTORE TE PERMBYTJES
Ora 12:00 Të dhëna kaotike jepen nga ministritë për situatën e përmbytjeve në Shkodër. Ndonëse ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe i Bujqësisë Genc Ruli ndodhen në Shkodër së bashku për të monitoruar situatën për mediat nuk kanë raportuar të njëjtat shifra për situatën e përmbytjeve. Secili prej tyre është përpjekur të ulë sipërfaqet e tokës nën ujë.
Nga ministria e Brendshme jepet informacioni se janë 2500 hektarë të përmbytur, ndërkohë që nga Ministria e Bujqësisë raportohen 2000 ha tokë të përmbytura. Në mëngjes nga prefektura u dha informacioni se janë 4900 ha tokë nën ujë, por gjithashtu u raportua se është ulur niveli i shkarkimit të ujrave nga HEC, çka ka ndikuar dhe në tërheqjen e ujit gjatë paradites së sotme nga lagjet Bahçallëk dhe Ajasëm.
2 MINISTRA NE SHKODER
Ora 11: 13 Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ministri i Bujqësisë Genc Ruli mbërrijnë në Shkodër për tu njohur me situatën në qark.
Ora 10: 58 BANORET: NA U SHKATERRUA GJITHCKA
Banorët e lagjes Bahçallëk shprehen tepër të indinjuar. Ata thonë se orenditë shtëpiake tashmë janë shkatërruar.
”Gjithë natën kështu rrimë, sëmurë jemi, me problem jemi, uji hyn brenda. Gjtihçka e kemi çuar në këmbë gjithçka na ka hyrë në shtëpi, jo vetëm prej dere por edhe prej penxheres.
Cdo gjë ka mbaru me dyer, frigorifer çdo gjë që ka një shtëpi ka mbaruar. Pse e bëjnë këtë punë ata e dinë.”- thonë ata.
SHKARKIMET NGA HEC I VAU I DEJES NE 24 ORE 2400 M3/S
Ora 10: 40 Shkarkimet nga hidrocentrali i Vau i Dejës në 24 orët e djeshme kanë shkuar në 2400 m3/s. Kjo është shifra që është dhënë sot nga prefektura e Shkodrës. Ndërkohë që mëngjesin e djeshëm u njoftua nga KESH se shkarkimet ishin deri në 500-600 m3/s
“Nga Drejtori i H/C Vau Dejës jemi informuar në mënyrë sistematike për shkarkimet që kanë filluar rreth orës 08.30 të datës 14 Mars cilat janë rritur në mënyrë graduale gjatë gjithë ditës së djeshme duke shkuar deri në 2400 m3s.”- thuhet në njoftimin për shtyp të prefekturës së qarkut Shkodër.
BANORET TE REVOLTUAR, NE ASAJEM UJI PERMBYTI LAGJEN BRENDA 10 MINUTASH
Ora 09:46 Banorët shprehen të revoltuar për situatën e krijuar pasi thonë se shkarkimet janë bërë pa paralajmërim, çka do t’I ndihmonte të merrnin masa. Në lagjen Ajasëm të Shkodrës uji ka mbërritur brenda 10 minutash.
OBOT, DY AUTOMJETE USHTRIE KTHEHEN MBRAPSHT, SHKOHET VETEM ME VARKA
Ora 09: 30 Dy automjete ushtrie kanë dashur të shkojnë në Obot, për ti ardhur në ndihmë banorëve por e kanë pasur të pamundur pasi rruga është mbuluar tërësisht nga uji. Ata janë kthyer mbrapsht ndërsa në drejtim të Obotit shkohet vetëm me barkë, informon korrespondenti Admir Agolli.
OLLI DREJT SHKODRES PRITET TE MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE
Ora 09: 21 Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Leonard Olli pritet të mbërrijë në Shkodër për të zhvilluar një takim me shtabin e emergjencave në prefekturë. Korrespondenti ynë Admir Agolli informon se pritet që në Shkodër të vijë dhe një ministër I kabinetit qeveritar por për momentin nuk dihet se kush.
BILANCI: 4900 HA NEN UJE, 315 BANESA TE IZOLUAR. EVAKUOHEN 140 FAMILJE
Ora 08: 50 Reshjet e dendura të shiut, të cilat vazhduan intensivisht prej dy ditësh rritën prurjet në Kaskadën e Drinit, duke detyruar Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare të hapte dje portat e HEC-eve dhe të nisë shkarkimin e ujit duke përmbytur zonën e NënShkodrës, dhe duke zgjeruar hartën e përmbytjeve deri në lagjet e Shkodrës. Problem mbetet dhe liqeni, pasi prurjet e shumta nga Mali i Zi kanë rritur nivelin e ujit dhe nëse vazhdon me këtë ritëm rrezikon të dalë nga shtrati.
Prefektura e Shkodrës sot në mëngjes jep bilancin e dëmtimeve nga shkarkimet e portave të hidrocentraleve. Gjithsej brenda 24 orësh janë 4900 ha nën ujë dhe 315 banesa të izoluara. Prefektuara thotë se gjatë 24 orëve të fundit nga lagja Ajasëm janë evakuar 20 familje. Në fshatin Bërdicë dhe 55 familje në lagjen Bahcallkës, 20 familje janë evakuar në Kuq dhe 45 në fshatin Gur i Zi.
“Në Bashkinë Shkodër janë përmbytur rreth 200 ha tokë në zonën Bahçallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte. Në Komunen Ana Malit u përmbyten rreth 1800 ha, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë, duke izoluar nga uji rreth 11 shtëpi në fshatin Muriqan. Sipas prefektes së Shkodrës, edhe në Komunën Guri i Zi u përmbyten rreth 800 ha tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape, në Komunën Berdicë u përmbyten rreth 500 ha tokë, duke u izoluar nga uji rreth 55 shtëpi. Permbytjet në Shkodër, Njoftimi për shtyp i prefekturës
NE OREN 23: 20, 14 MARS UJI HYN NE BAHCALLEK, EVAKUOHEN GRA E FEMIJE
Në orën 23:20 të mbrëmjes së djeshme korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli informon se uji ka rrethu banesat në Bahçallek, ka dhe banesa të tjera që janë përmbytur.
“Po evakuohen gra dhe fëmijë. Ndërsa burrat rrijnë e ruajnë banesat ku ka hyrë uji. Evakuim banorësh deri para pak minutash ka pasur dhe në zonat problematike të nënshkodrës. “- informon Agolli në raportimin e tij në orën 23: 20 minuta të mbrëmjes së sotme.
Problem mbetet dhe liqeni, pasi prurjet e shumta nga Mali i Zi kanë rritur nivelin e ujit dhe nëse vazhdon me këtë ritëm rrezikon të dalë nga shtrati.
I kontaktuar me telefon nga gazetari ynë Besnik Brahimi, kreu i komunës Bërdicë u shpreh i zhgënjyer. “Mirë që lekë s’na dhanë nga përmbytjet e para, por po na përmbytin prapë e ‘spo na vijne as të na shohin”
Korrespondenti i televizionit A1 REPORT në Shkodër, Admir Agolli, informoi se nga hidrocentrali i Vaut të Dejës kanë nisur shkarkimet sot në 08:30, ndërsa portat shkarkonin fillimisht 250-300 m3 ujë për sekondë. Nuk kaloi shumë dhe u njoftua se janë hapur edhe portat e hidrocentralit të Komanit nga ku u shkarkuan fillimisht nga 600 metër kub në sekondë. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit, ku derdhjet ishin rreth 300 m3 ujë për sekondë
Shefi i Emergjencave Civile në Shkodër, Pëllumb Dani, në një prononcim për mediat theksoi se Emergjencat Civile janë në gatishmëri për çdo përkeqësim të mundshëm të situatës, duke siguruar paradite banorët se nuk ka asnjë rrezik për përmbytjen e banesave të tyre. Por gjatë orëve të pasdites, nuk u fol më vetëm për qindra hektarë të përmbytur, por edhe për banesa të përmbytyra e banorë të rrezikuar.
Jo vetëm zona e NënShkodrës, por edhe brenda në qytetin e Shkodrës kanë filluar problemet dhe situatë mjaft e rënduar paraqitet në lagjen Bahçallëk, niveli i ujit me sy të lirë ka arritur deri në 30-40 cm, duke përmbytur kështu katet e para të banesave. Pasi situata është përkeqësuar, Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në qytetin e Shkodrës kanë shkuar pranë zonave problematike për të ndihmuar banorët në rast evakuimi. Aktualisht janë evakuuar 4 familjet e para në Vukatan të komunës Guri i Zi. Aksi Shkodër-Lezhë është bllokuar për të gjitha automjetet e vogla, ndërsa nga momenti në moment ka rritje të nivelit të ujit i cili deri më tani ka arritur mbi 50 cm.
Niveli i Drinit ka ardhur duke u rritur për shkak të shkarkimeve nga HEC Vau i Dejës dhe Koman. Kjo shihet dhe me sy të lirë pranë urës së Bahcallekut ndërkohë që problemet e para u shfaqën në komunën Ana e Malit, ku uji ka dalë nga shtrati i lumit Buna. Probleme janë shfaqur edhe në Komunën e Berdicës në tokat e Trushit të Poshtëm si dhe pranë urës së Gjo Lulit.
PERMBYTEN BANESAT NE BACALLEK, BLLOKOHET AKSI SHKODER-LEZHE
Ora 20:15 Situata në Shkodër ka dalë jashtë kontrollit duke risjellë një panoramë thuajse të njëjtë me përmbytjet e vitit 2010. Tashmë nuk flitet më për qindra hektarë nën ujë por edhe për banesa të përmbytura dhe bllokimin e aksit nacional Shkodër-Lezhë. Jo vetëm zona e nën Shkodrës, por edhe brenda në qytetin e Shkodrës kanë filluar problemet dhe situatë mjaft e rënduar, pasi në lagjen Baçallëk, niveli i ujit me sy të lirë ka arritur deri në 30-40 cm, duke përmbytur kështu katet e para të banesave.
Ka qenë e befasishme e gjithë kjo situatë, pasi më herët ishte njoftuar nga autoritetet se situata ishte nën kontroll, pasi Kaskada e Drinit është hapur në mënyrë urgjente duke shkarkuar të gjithë sasinë e ujit, ndërkohë që duhej të kishte ndodhur gradualisht.
Aksi Shkodër-Lezhë është bllokuar për të gjitha automjetet e vogla, ndërsa nga momenti në moment ka rritje të nivelit të ujit i cili deri më tani ka arritur mbi 50 cm. Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në qytetin e Shkodrës kanë shkuar pranë zonave problematike për të ndihmuar banorët në rast evakuimi. Aktualisht janë evakuuar 4 familjet e para në Vukatan të komunës Guri i Zi.
NE FSHATIN OBOT NUK KALOHET ME MJETE TE VOGLA
Ora 14: 45 Ka shkuar në dy numri i fshatrave në komunën Ana e Malit që janë të izoluara nga uji për shkak të shkarkimeve nga portat e HEC . Rruga që të con në fshatin Obot është e pakalueshme për mjete të ulëta. Banorët po kalojnë me karroca dhe fuoristradë. Rritja e prurjeve ka bërë që uji të dalë dhe në rrugën rurale Obot- Muriqan. Niveli i ujit arrin deri në 30 cm. Problem është komuna e Dajçit.
PERMBYTEN 600 HA TOKE BUJQESORE NE KOMUNEN ANA E MALIT
Ora 11:45 Korrespondenti i Shkodër Admir Agolli informon se Kryetari i komunës Ana e Malit, Xhavat Mollca ka konfirmuar se 600 ha toke bujqësore janë nën ujë në komunën Ana e Malit. Zona më problematike është fshati i Goricës pasi rruga që të çon në këtë fshat është bllokuar nga uji. Kjo është e vetmja rrugë për lëvizjen e këtij fshati. “Nëse vijon me këtë intensitet shkarkimet do të ketë probleme edhe në fshatin e Obot dhe në komuninë e Bërdicë në Shkodër. Kryekomunari i Anës së Malit Xhevat Mollca shtoi se problemet kanë nisur të shfaqen edhe në fshatin e Obot si dhe në fushën e Muriqanit ku toka bujqesore është nën ujë.
PROBLEME NE KOMUNEN ANA E MALIT, E BERDICE
Ora 11:00 Korrespondenti Admir Agolli thotë se aty ku bashkohet Buna me Drini, niveli i ujit ka ardhur duke u rritur për shkak të shkarkimeve nga HEC Vau Dejës dhe Koman. Kjo shihet dhe me sy të lirë.
Problemet në komunën Ana e Malit, pasi uji ka dalë nga shtrati i lumit Buna. Probleme janë shfaqur edhe në Bërdicë. Janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash. Është rritur niveli i lumi Drin. Zyrtarët lokalë thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt nga prefektura, ndryshe nga kjo e fundit e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha se kishte informuar krerët e komunave të monitorojnë situatën.
PREFEKTURA KERKON MONITORIM TE SITUATES
Ora 10:00 Prefektura e Shkodrës ka njoftuar drejtuesit lokalë sidomos të komunave të Nënshkodrës, zona e Dajçit, e Bërdicës dhe Velipojës të monitorojnë situatën pasi mund të ketë probleme. Është rritur dhe niveli i lumit Kir, Buna dhe Drini.
Deri në këto momente (ora 10:00) e vetmja zonë që ka probleme për shkak të gërryerjes së tokave është komuna Rrethina fshati Bardhaj, ndërkohë që nën ujë janë tokat e Trushit të poshtëm dhe këneta e Velipojës te ura e Dedë Gjo Lulit. Ndërkohë që hapja e portave të Hec Ulëz e Shkopet rrezikojnë fushat e Lezhës dhe të Kurbinit.
KESH: HAPJA E PORTAVE SIPAS RREGULLORES
Ora 11: 05 Reshjet shumta te ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës hidrike në Kaskadën e lumit Drin.
Nga të dhënat më të fundit Fierza është në nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC Koman 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC Vau i Dejës 75.42 m, prurjet anësore 200 m3/s.
KESH sh.a për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe në zbatim të rregullores ka nisur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Në Hidrocentralin e Komani-t po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijne në këto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat.
Gjithashtu edhe në Hidrocentralin e Vau i Dejës po punohet me kapacitet maksimal duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janë në shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat. Marrja e vendimit për nisjen e shkarkimet po bëhet në zbatim të rregullores dhe të miratuar nga Sekretariati Teknik të Shkarkimit të Plotave.
KESH sh.a është në gadishmëri të plotë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe për të garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarë. Kesh sh.a po ndjeke ne vazhdimesi situaten dhe lajmeruan te gjitha instancat instancat e nevojshme ne lidhje me situaten aktuale.
ULZE E SHKOPET HAPEN E PORTAT E HEC-eve, RREZIKON PERMBYTJE NE LEZHE
Portat e shkarkimit janë hapur dhe në HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit. Mësohet se derdhet 300- 350 m³ ujë për sekondë, po ashtu edhe nga hapja e portës së Hec-it të Shkopetit derdhjet janë 350 m³/sec.
Hidrocentrali i Ulzës punon me kapacitet të plotë prej katër turbinash. Shkopeti po me kapacitet të plotë prej dy turbinash. Drejtuesit e HEC janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e situatës. Burime nga kjo drejtori bëjnë me dije se hapja e portave ishte e detyrueshme pasi uji kishte kaluar nivelin maksimal, çka rrezikonte digën. Hapja e portave te HEC-eve Ulzë e Shkopet, rrezikohen të përmbysë disa fshtrat të Kurbinit dhe të Lezhës
(sg/shqiptarja.com)
PSE KA PERMBYTJE NGA HIDROCENTRALET ???
(Para viteve 90-të, a ka pasur permbytje??)
Të dashur lexues un nuk po vazhdoj të shkruaj, por këtë përgjigje duhet ta japin populli shqiptar…
Sa nuk ështe vonë…
Shirat dhe natyra kanë ekzistuar gjithnjë.
Atëhere pse?????…
Këte shkrim le ta vazhdojn populliiiiii…
Dr. Mark Kurrila
Comments are closed.