Përmbytja, viktima e parë, vdes duke zhbllokuar rrugën 30-vjeçari

0
19

Gjergj Marku, 10.01.2010

LEZHË – Një 30-vjeçar ka humbur jetën në përpjekjen për të zhbllokuar rrugën e zënë nga një pemë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10.00 të ditës së sotme në afërsi të Kunës në Lezhë, pasi 30 vjeçari po priste një pemë që kishte rënë në mes të rrugës që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës dhe Lezhën, ndërsa ka rënë në telat e korrentit. Dëshmitarë të ngjarjes thonë se gjatë përpjekjes për zhbllokimin e rrugës që lidh Kunen me Lezhën, humbi jetën Gëzim Qarri, 30 vjec, banues në këtë zonë.

Zona e Kunes u godit nga batica detare që shkonte deri në 1,8 metra, duke hyrë në thellësi të tokës deri në afro 400 metra, e për pasojë duke shkatërruar gjithë brezin mbrojtës si të dunave,dhe atë të pemëve halore, për pasojë u bllokua rruga që lidh Kunen me Shëngjinin.

Në këtë rrugë janë mbi 50 pisha të larta që e kanë bllokuar atë, ndërsa sot pas një jave 30 vjeçari Gëzim Qarri kishte marrë veglat e punës për të mundësuar hapjen e saj. Por pikërisht duke punuar mbi një pishë për ta prerë atë, pasi e ka kryer këtë proces, pisha në anën e majave të saj është rrëzuar duke kontaktuar në telat e korrentit, çka ka sjellë dhe vdekjen e 30 vjeçarit.

Persona që janë gjendur aty afër edhe pse janë munduar ta sjellin atë në jetë, nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë, ndaj 30 vjeçari Qarri ka ndërruar jetë, duke shënuar dhe viktimën e parë të stuhisë së ndodhur gjatë kësaj kohe në zonën e bregdetit të Shëngjinit Lezhë.

============ Koment =============

Zoti Berisha. Zonja Topalli. Jam shqiptar si ju dhe flas shqip.

Ju keni nje problem. Ju e kuptoni fare nmire ate qe ka ndodhur, por ato qe thoni , i thoni qe te genjeni elektoratin tuaj.

A genjehet ky elektorat?

Ndoshta po, ndoshta jo.

Por ne te dyja rastet, ju deshmoni qe nuk keni respekt per ta. Sepse po te kishit respekt, do ti thoshit te verteten dhe do kerkonit ndjese perpara tyre.

Por jui i konsideroni votuesit tuaj, njerez te padenje per te verteten.

Une nuk jam votues juaji. Sigurisht qe nuk mund te jem, sepse nuk me pelqen te trajtohem si budalla.

Ajo qe ka ndodhur eshte e qarte per ne te tjeret.

Qeveria ka lejuar te vazhdoje ngritja e nivelit te HEC, megjithesi ishte arritur pika ku Rregullorja thote qe duhen te nis shkarkimi i kontrolluar.

Pse e vijuat mbushjen e rezervuarit kur pika kritike ishte arritur? Kjo duhet hetuar. Ndoshta sepse ne kushtet e arkes se shtetit bosh, donit te fitonit sa me shume nga eksporti.

Kur rezervuari arriti me pas ne piken e katastrofes (pra rrezikohej carja e diges cka do te thoshte nje cunam me 3.9 miliard metra kub uje, mbi Shkodren e Lezhen) qeveria kishte vetem nje rruge: Te hapte portat.

Edhe ne daten 27 mund te hapeshin portat. Dhe uji ne ate nivel, do te shkonte neper kanalet e veta, dhe do te derdhej atje ku e ka percaktuar projekti. Si cdo vit. Por ju nuk i hapet.

Ne daten kur duhej shmangur katastrofa, kishte vetem nje rruge. Tua hidhnit ujin njerezve ne shtepi. Dhe ate bete, perndryshe do cahej diga dhe deri ne Tirane do vinte dallga.

Ne njefare menyre ata te shkrete qe jane pa shtepi sot, u sakrifikuan qe te mos mbyteshim te gjithe ne te tjeret. Ata nuk kane faj dhe u bej thirrje gjithe komentuesve ketu qe te mos i shajne apo gjykojne. E ku dime ne cfare ndjejne ata. Nuk mund ta gjykojme bazuar ne dy-tre idiote qe shkaujne ketu apo ne ata anetaret e organizates se PD-se qe nxjerr TV Klani si dikur Enveri me komunistat e celulave.

Shikoni ate gruan ne nje foto ne kete faqe qe ka kapur koken me dore dhe rri mes ujit. Ajo eshte banorja, ajo eshte viktima e vertete.

Zonja Topalli, fajtoret pra, jeni ju. Kryeministri i pari qe uleret si adoleshentet kur kapen ne faj. Edhe ju me ate qeshjen tuaj pa vend dhe fjalet qe leshoni pa kontroll.

Nuk do ta shtyni gjate me genjeshtra. Sa me shume te rrini ne pushtet, aq me shume katastrofa do beni.Pa dashje. Te tille jeni, kaq keni!