Artistët e mëdhenj kurrë nuk ndahen nga ne
Bota Sot | 07.06.2013
Nju Jork Siti: Tri vite nga vdekja, dhe 77 vite nga ditëlindja aktori Bekim Fehmiu kujtohet në Amerikë, në një mbrëmje përkujtimore. Me rastin e ditëlindjes së tij (1 qershor 1936), dhe përvjetorit të tretë (15 qershor 2010) të ndarjes nga jeta të aktorit me famë botërore Bekim Fehmiu, Konsullata e Përgjithshme e Republikës të Kosovës në Nju Jork, në bashkëpunim me komunitetin e artistëve shqiptaro-amerikanë organizoi një mbrëmje përkujtimore në nder të aktorit të madh.
Kjo mbrëmje për jetën dhe veprën e këtij artisti shqiptar, u mbajt mbrëmë në Studion e Fadil Berishës, vetëm një bllok larg nga Broaduei – bulevardi i “Hollivudit” të Nju Jorkut, ndërsa e moderoi bashkëshortja e aktorit të njohur të komunitetit Luan Bexheti, zonja Rejhan Ismani-Bexheti. Shumë personalitete të nderuara të komunitetit tonë, diplomatë, artist, aktor, muzikant, gazetar, biznesmen, veprimtar dhe aktivist të shquar, televizionet e komunitetit shqiptaro amerikan, gazetat e komunitetit u mblodhën së bashku për të kujtuar jetën dhe veprën e këtij gjiganti të kinematografisë, përmes diskutimeve, video klipeve dhe filmave në të cilët artisti magjik Bekim Fehmiu ka aktruar magjishëm.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)