Bashkim Kopliku, 03.05.2010
[Me gjithë respektin e madh që kam për z. Bacelli, më duhet të them që në fillim, se nuk jam dakord me shumicën e asaj që shkruan, në lidhje me “Trazirat e 1997-tës” etj.: i kërkoj falje që detyrohem ta kundërshtoj publikisht.
Kam shkruar shpesh për atë periudhë të historisë së dhimbshme të vendit tonë, të babëzisë për pushtet të presidentit të kohës, z. Berisha, që kulmoi me shkatërrimin e shtetit në pranverën e vitit 1997. Kam qenë pjesë e historisë së asaj kohe, meqë isha deputet i PD-së (bile në një zonë elektorale me pjesë nga Tropoja, Kuksi dhe Puka), isha kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë, isha anëtar i kryesisë së PD-së etj.
Në rastin e shkrimit të z. Bacelli, po i mbahem stilit të komenteve mbi shkrimin e tij, meqë kujtdo që interesohet të dijë për atë kohë, mjafton të më drejtohet, se i dërgoj shkrimet përkatës. Në vijim, komente e mia janë në kllapa katrore, në italik dhe të nënvizura.]
Fajtororët e Historisë
“GJITHË FAJI ËSHTË I KOMUNISTËVE”
[Asnjë faj qenësor nuk kishin komunistët në 1997, përveçse nëse e kemi fjalën për ish-komunistin Sali Berisha e ish-komunistë t e tjerë brenda PD-së] {Po, mbartesit e ambicjes gjakatare bolshevike-enveriste te cileve u sherbente Berisha}
Deklaruan gazetat amerikane të datës 11 Mars 1997, gjatë revoltës së ’97-ës në Shqipëri.
[Nëse aludohet se ky ishte qëndrimi i shtypit amerikan, kjo nuk qëndron. Në shtypin amerikan, pothuaj se për çdo problem, mund të thuash “gazetat amerikane shkruajnë…”, si kur mbron anën pro, si dhe kur mbron anën kundra të problemit. Amerika është një vend i lirë, dhe opinionet janë nga më të ndryshmet. Se cilin zgjedh për të thënë “gazetat amerikane thonë”, pro-në apo kundra-n, kjo varet nga cituesi i shtypit amerikan. Për shembull, mua më duket se është e kundërta: shtypi amerikan i kohës ka thënë se faji është i totalitaristit Sali Berisha, që shkatërroi vendin e tij për të mbajtur karrigen e tij presidenciale. Kurse them me siguri, se deklaratat e ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe të qeverisjes amerikane, ishin qartë në konkluzionin se “Berisha ishte fajtori kryesor”, bile amerikanët, që pas majit të 1996-ës, dërguan personalitete për t’i ndalur dorën vrastare Presidentit të Shqipërisë, por me pak sukses.]. {Shume e drejte, qendrimi i Sali Berishe lakmiqar, ambicioz dhe i ethshem, per mbajtjen zap te Partise se Tij dhe te Qeverise se Partise se Tij u shfaq ne menyre demonstrative dhe kembengulese qe pas deshtimit te referendumit per Kushtetun me 1994, u perforcua ne zgjedhjet e 1996 dhe u finalizua me qendrimin e tij kontradiktor dhe zvarrites per zgjidhjen e qete te problemit te firmat piramidale 1996-97 }
Agim Bacelli
PROBLEMET HISTORIKE NË SHQIPËRI
Historia e Shqipërisë është një histori si të gjitha historitë e popujve të botës që kanë probleme me vërtetësinë historike pasi historia, vërtetë shkruhet nga historianët, por prapa tyre gjithmonë kanë qëndruar dhe qëndrojnë pushtetarët fitimtarë.{e sakt} Kjo ishte arësyeja që Babai i Historisë, Herodoti, deklaroi me guxim e mënçuri se “Historia duhet rishkruar gjithëmonë pasi ajo gjithëmonë shkruhet gabim”.
Marrim “gabimet” në Historinë e Popullit Shqiptar për klasat e 12-ta që është shkruar nga një grup prej tre historianësh, të ngarkuar nga Akademia e Shkencave Shqiptare, përsa i takon qëndrimit historik ndaj revoltës së ’97-tës. Më duhet të them që në fillim me gojën plotë dhe pa frikë se gabimi i parë dhe i vërtetë i kësaj historie është mos patja e guximit për të thënë atë të vërtetë të madhe se në krye të rebelimit të vitit 1997 u vunë komunistët revolucionarë , me ndihmën e Greqisë Antishqiptare për të përfituar nga rebelimi i rrugës që të mërrnin pushtetin, siç edhe e muarën.
[Nuk e di cilit tekst i referohet z. Bacelli, por ama një gjë është krejt e qartë: në trazirat e 1997, fajtori kryesor ishte Presidenti Berisha, dhe aspak kush tjetër, as edhe Greqia—janë gojëdhëna që janë shpërndarë nga z.Berisha, për të fshehur fajet e tija, krimin e tij. Tash 5 vjet që zoti Berisha u riciklua në krye të vendit, nuk kam parë një libër të vetëm historie, që mos të gënjejë krejt pa turp, për periudhën në fjalë. Librat berishistë të historisë, të kujtojnë librat e komunizmit shqiptar, të historisë së PPSh-së, të cilët kanë qenë të mbushur me sajime, si e si të nxirrnin Everin si heroin e vetëm, e krejt të pafajshëm. Duket kjo shkollë historianësh, e ka të gatshëm modelin, dhe po bën të njëjtën gjë me Saliun.] { reale konfirmohet ajo qe edhe autori i “Fajeve te Historise” ndjek udhen e fitimtareve qe shkruajne historine.}
Ky është mendimi im personal, por njëkohësisht është dhe mendimi i shumicës së shqiptarëve, është edhe mendimi i shumicës së amerikanëve por mbi të gjitha është e vërteta historike ashtu si drita e diellit që e shohin të gjithë më përjashtim të qorrave. Ndërsa mendimi i një revolucionari komunist që udhëhoqi revolucionin e ’97-tës dhe që mendon se pushteti merret me grykën e pushkës dhe mbrohet po me grykën e pushkës, është dhe duhet të jetë krejtësisht i kundërt me këtë mendim.{Po, por bashke me ithtarin e aplikimit te enverizmit per mbajtjen e pushtetit Berisha}
[Jo, ka lavazh komunist të trurit, e prandaj tani ka vërtetë shumë vetë që u ka ikur truri fare, kanë harruar gjërat që i kanë jetuar, ose duan t’i harrojnë. Po përsëritet historia post komuniste 45 vjeçare (1945-90), ku shqiptarët shihnin ujkun (kriminelët komunistë) përpara, dhe thoshin bëje Zot ëndërr.]
Duke parë shtypin dhe median greke gjate ditëve të rebelimit komunist të vitit 1997, si dhe duke analizuar faktet e shumta që hedhin dritë nga vetë shtypi dhe media greke, i ashtuquajturi “Revolucion i vonuar i vitit 1997 në Shqiperi” mund të perifrazohet pa frikë edhe si Pushtim Greko – Komunist. Quhet pushtim për arsye se qe nga ai moment, Shqipëria u pushtua, politikisht, dhe ushtarakisht nga Greqia dhe se për këtë pushtim qarqe të caktuara greke përdoren çdo mjet dhe mënyrë për të aneksuar Shqipërinë duke financuar dhe investuar gjithashtu edhe politikanët më ekstremistë të majtë të Shqipërisë, duke luajtuar politikën më antishqiptare që ka pasur ndonjë herë historia shumë shekullore e vendit tonë, për interesat e tyre personale.
Një revolucionar, nëse mundet, pushtetin e merr vetëm me dhunë. Nëse në Shqipëri nuk ka revolucionarë komunistë pasi ata vdiqën me vdekjen e komunizmit, atëhere unë jam totalisht gabim. Revolucionari bollshevik s’ka si mendon ndryshe veçse si revolucionar. Me që sot ai s’ka pushtetin në dorë, ai do mundohet që fajet e veta t’ja atribojë armikut të vet. Mendimi i tij për krimin e bërë në 1997 është se, “Sali Berisha jo vetëm e shkaktoi këtë revoltë revolucionare por edhe e nxiti luftën civile vëllavrasëse!” Pasi, sipas komunistit fanatik, Sali Berisha kur është në pushtet, i pëlqen ti hedhë benzinë zjarrit që djeg pushtetin e tij dhe Shqipërinë! Kush e ha këtë?
[Nuk e kam ndjekur shtypin Grek të kohës. Por e quaj normale për Greqinë, që kur Presidenti i vendit (i Shqipërisë) të rrënojë vendin e vet (Shqipërinë), vetëm e vetëm për karrigen e vet, nuk ka asnjë çudi që çdo anti-shqiptar të ketë shfrytëzuar rastin, rrënimin e shtetit që shkaktoi Sali Berisha. Pra, aktiviteti i zbulimeve të huaj gjatë vitit 1997, është pasojë e Sali Berishës, e jo shkak parësor i trazirave të 1997-ës] {Po, bile ngjan sikur Sali Berisha ishte porositur per te nxitur reagimin e dhunshem te aventuriererve te mbeshtetur nga komunistet te inkuadruar ne Partin e tyre me emer te ndryshuar}
Shikoj me keqardhje se nga të djathtët nuk guxohet të thuhet e vërteta siç është për arsyen e një pakti marrveshje me komunistët. Kompleksi i frikës apo emocionet e politesës pacifiste kanë pushtuar keq forcat e djathta shqiptare.
[Shyqyr që paska “të djathtë” që nuk qenkan degjeneruar deri në atë derexhe, sa të pranojnë sajimet e z.Berisha] {Partia Berishiste ne rolin e te djathtes, per shkatrimin e prones se trashguar, mbeshtetje e te qenurit komb. Zhveshja nga prona e trasheguar ishte karakteristik e Bolshevizmit-enverist, per proletarizimin e popullit per te zbatuar formulen marksiste-leniniste “”Proletaret s’knae atdhe” Berisha pa kthyer pronen e vogel dhe te mesme tek i zoti shpalli ndarjen dhe shitjen e tokes nga shteti}
Nga ana tjetër, gabimi i dytë është totalisht i Qeverisë Berisha 2 që u tregua krejt e paaftë e pasive për të mbrojtur rendin, qetësinë, popullin dhe njerzit e qeverisë për të cilën ajo është përgjegjëse e plotë. Ushtrisë dhe policisë nuk u bëhet lutje nga qeveria që të mbrojnë popullin, institucinet, rendin dhe qetësinë siç bëri qeveria e z. Berisha. Nëse ushtria dhe policia do të ishin urdhëruar me urdhër luftarak dhe, nëse një ushtarak nuk do të zbatonte urdhërin si në rast lufte, do të dënohej po si në rast lufte, kështu do të ishin mbrojtur populli dhe Shqipëria nga vrasjet dhe shkatërrimi masiv. Shifrat e vrasjeve do të qenë tepër minimale në krahësim me atë shifër që dha lufta revolucionare, ndërsa Shqipëria do ti shpëtonte shkatërrimit komunisto-grekofon.
{term i gabuar} [Pjesa më e mirë e popullit shqiptar, qofshin të policisë apo të ushtrisë, nuk zbatoi urdhrat e Berishës. Nuk duhet të zbatohen urdhrat në shkelje të ligjit demokratik, as dhe nga ushtarakët. Këtë na mësoi prerazi gjyqi i Nurenbergut në vitet 1945-51, që vari. pushkatoi e burgosi sa e sa nazistë që “kishin zbatuar urdhrat apo ligjet e kohës”. Jo, në një regjim demokratik, nuk duhet të zbatohen urdhrat antiligjore. Nëse do t’i kishin zbatuar shqiptarët e 1997-ës, do të zhdukej fizikisht e gjithë lukunia që ndiqte qorrazi zotin Sali Berisha.] {analize tamam}
Jam i mendimit se qeveria demokratike në pushtet i kishte vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 1996 por PS-së dhe aleatëve të saj, nuk i lejohej që për të marrë pushtetin, të vihej në krye të zjarrëvënsve të Shqipërisë dhe të tregonte qartë veten se s’kishte ndryshuar aspak dhe se ishin po ata komunistë fanatikë me të njëjtin mentalitet brënda saj që e cila mban ngrehur luftën e klasave.
[Jo, PS-ja nuk ishte në krye të zjarrvënësve, bile PS-ja pothuaj nuk ekzistonte në fund të vitit 1996 e fillimin e vitit 1997: e kishte shkatërruar fare humbja/vjedhja e zgjedhjeve në maj e tetor 1996. Vetëm pasi populli i dëshpëruar nga humbja kolosale e pasurisë (skemat piramidale mashtruese), filloi të demonstronte duke kërkuar ikjen e fajtorëve, pra të qeverisjes së PD-së me Sali Berishën në krye, vetëm atëherë filluan të marrin veten ata të PS-së, dhe filluan ta venë veten në krye të revoltës. Pra PS-ja e Fatos Nanos u bë bashkëfajtore me Berishën, vetëm kur tashmë shteti ishte rrënuar.] {Analize reale me logjik te forte- shkelqyeshem}
Nuk e di nëse janë vjedhur votat e zgjedhjeve të këtij viti pasi nuk ka asnjë ankesë institucionale por mënyra e reagimit të PS-së është tejet bollshevike dhe në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
[Sondazhi është një mënyrë efikase e kontrollit. Mostra (lot) e sondazhi të Ruzhdies (ai fshati nga Berati) tregoi që votat janë vjedhur, bile dhe rëndshëm. Por dhe fakti që Berisha nuk i hap kutitë, nuk ka shkak tjetër, veçse frikën e dokumentimit të vjedhjes kolosale të tij, por dhe të mënyrës së vjedhjes.] {Hipokrizine e Berishes, prej nje ish enveristi,ne rolin e demokratit e kuptoi populli dhe iu shmang votimit per te. Berisha s’e donte me veten prandaj iu kundervu elektoratit duke i vjedhur votat.}
MEDIA e MAJTË SHQIPTARE
Në këtë situatë, Media e majtë dhe politikanët e majtë po tundin këmborët e dhunës. Sa dëshirë do kishin ata sikur populli të ngrihej përsëri me armë në dorë dhe të rrëzonte nga pushteti “hajdutin”, “kryemafiozin” , “rumpallën”,… Sali Berishën! Majtistët i shtynë disa nxënës në Tiranë për të reagur ndaj historisë së kl. XII por, askush nuk i pasoi me përjashtim të dhjetë vetave. Komunistët ju lutën studentëve por asnjë student s’lëvizi nga vëndi. Atëhere rifilluan të tundin këmborët e tyre të çjerra e të ndyshkura.
[Jo, kundër Berishës duhet të ngrihet çdo shqiptar që është për demokraci dhe kundër totalitarizmit, {edhe kunder mbartesve te shpirtit bolshevik per sundim dhe grabitje}qoftë majtas e qoftë djathtas. Kështu u ngritën dhe në 1997-ën, kur në tribunat e Vlorës shkuan deri dhe partitë të njohura si antikomuniste, si “E djathta e Bashkuar (Balli Kombëtar, Legaliteti etj). Edhe tani duhet bërë një bashkim anti-totalitarizëm, pa dallim kahesh politike. Pastaj, pas heqjes së Berishës–natyrisht me vota, e jo me armë—pas instalimit të demokracisë, votës së lirë etj., atëherë mund të fillojë jeta politike normale, me të djathtën që konkurron me të majtën, si kudo në botën perëndimore.] {Tamam}
Gazetari dhe politikani megalloman për mua njihet nga fjalët vulgare që përdor kur i drejtohet emrit të një personaliteti shtetor apo një të njeriu të njohur publikisht…Kur ai thotë në publik, “Ti Sali…” etj. Kur thotë gjithashtu pa patur fakte, “Saliu ve familjen e tij mbi popullin,…Sali Hajduti,…” etj. Politikani rrugaç është ai i cili përdor po atë fjalor rrugaçrie si të një gazetari komunist kundër opozitarit të vet. Tipik politikanë të tillë janë Edi Rama, Erion Braçe dhe Taulant Balla, të tre me mentalitet tepër komunist.
[Zoti Bacelli, keni harruar kryesorin, z. Berisha, fjalori i të cilit të bën të mbyllësh televizorin në shtëpi, se mos e dëgjojnë kalamajtë!] {eshte fatkeqesi qe ata qe kundershtojne vazhdimin e formacionit enverist, detyrohen te mbeshteten tek nje enverist tjeter.}
Një tjetër dukuri komuniste në masmedia është dhe sheqerosja me “sheqerin” komunist të programeve të tilla si ajo e Pandi Laços, “Histori me Zhurmues”. Historitë me zhurmues të z. Laço mu dha rasti ti shikoj në Shqipëri. Kur pashë njërën prej tyre, ditën e djelë më 4 Tetor 2009, të them të drejtën desh u bëra komunist! E pashë me shumë vëmëndje dhe dëgjova mirë gjithëçka ishte përgatitur me aq kujdes nga z.Pandi. Kur mbaroi emisioni, ndjeva një mall dhe dashuri për Diktaturën! Kjo do ti duket shumë e çuditëshme kujdo që më njeh mirë pasi tërë jetën që nga vitet ’70 e deri më sot unë kurrë nuk kam thënë një fjalë të mirë për Diktaturën përveç sharjeve dhe pakënaqësive që më dalin nga zemra.
Laço kishte reklamuar me shumë kujdes atë propogandë të bukur e fantastike te PPSH për të na i servirur në demokracinë e sotme. Ndoshta ai ka patur qëllimin e mirë të diskriditimit të asaj kohe por ja që ato që pashë dhe dëgjova tek z. Laço, bënë të kundërtën tek unë. Jam plotësisht i bindur, nëse do të vazhdoj që të ndjek emisionet e z. Laço, e deklaroj pa frikë, unë do të bëhem komunist! Komunizmi i z. Laço është i mirë, njerzor dhe shumë tërheqës.
{Ngatrohet socializmi demokratik me pjellen komuniste te Leninit. me bolshevizmin gjakatar. Lenin e shpalli internacionalen komuniste tradhetare, Enver Hoxha yne i shpalli te tera Partite komuniste te Botes mbare tradhetare. Prandaj Sali Berisha, s’guxonte te bertiste, ne krye te ithtareve te tij, “Poshte enverizmi”, por theriste “Poshte komunizmi”, komunizmi i Partive komuniste te botes qe ishte dise liberal ne krahasim me enver-bolshevizmin e ushtruar ne Shqiperi} dhe [Ky program është i porositur nga Berisha vetë: atij i intereson sa keni konstatuar ju z. Bacelli. Besoj se e dini se TV Klan është një topuz mediatik në duart e Sali Berishës, për të goditur kundërshtarët, për të ngritur në pedestal komunistët e kriptokomunistë t, për të mbajtur gjallë regjimin totalitarist berishist; kryetari i TV Klan, është një lloj Goebelsi (kryepropagandisti i Hitlerit) i Berishës.] {Pikerisht ashtu: masko,percha e sundo}
MEDIA AMERIKANE PËR REVOLUCIONIN BOLLSHEVIK
Për “Wall Street Journal”, organi më i madh i financës ndërkombtare, fundi shekullit të kaluar nuk ndryshoi asgjë në Shqipëri: faj i asaj që ndodhi në 1997, si gjithmon ishte i komunistëve. Rebelët shqiptarë nuk kishin asnjë motiv të fortë për tu rebeluar dhe shkatërruar pushtetin dhe Shqipërinë, siç informonte një artikull i 11 marsit të ’97 nga e përditshmja amerikane Wall Street Journal , “Ky rebelim është udhëhequr nga një koalicion i komunistëve ortodoksë dhe mafiozë që rezikoi vëndin nga një luftë e thellë civile”, shkruante autori i artikullit , z.Mark Almond, profesor i historisë pranë Universitetit të Oksfordit .
[Ku e paskeni gjetur këtë qyqar, z. Bacelli. Ky Almond nuk ia paska pasur idenë fare se çfarë ka ngjarë në Shqipëri.]
“Askush nuk e mohon të drejtën e demostratave. .., por policia ka qënë objekt i një dhunimi të madh”. Në këtë fund shekulli në asnjë vënd të botës policia nuk u dhunua kaq rëndë dhe nuk u dorëzua kaq shpejt si në Shqipëri! President Berisha dhe mbështetsit e tij e kanë paguar sot nga dora e padukshme e komunizmit të egër”. Sipas Almond, frymezuesit ishin ata, ish sigurimsat e fshehtë të shtetit dhe ushtarakët shqiptarë, pra ish Diktatura e Proletariatit
[Natyrisht që ka pasur aktivitet të ish-sigurimsave etj.,bile shumë prej tyre z. Berisha i kishte në krah!.{PO, Sigurimi me anvargarden e vet enveriste, e solli dhe e manipulonte Berishen} Por siç thashë, këta të gjithë janë shumë më pak fajtorë se kryesori: Presidenti Berisha. Këta kanë fajin kryesor se nuk bënë një proces të rregullt gjyqësor për ngjarjet e 1997, ku të merrte dënimin si kryesori, si dhe ata dytësorët, si Fatos Nano me shokë.]
Njëkohësisht, sipas këtij profesori, shteti i Sali Berishës ka qënë shumë i dobët dhe me elementë të regjimit të vjetër të cilët nuk kanë dashur që të kryejnë detyrën. “Këtë gjë, më së miri e tregoi Vlora që ishte kthyer në një fole kontrabanditë sh”, vazhdon Almond. Qeveria u akuzua për të kundërtën e asaj që bëri. Ishte vetë qeveria që po punonte për ndalimin e firmave piramidale dhe që e filloi me “Suden”.
[Jo, Sudja është tepër vonë. Absolutisht nuk po luftoheshin skemat piramidale. Qeveria me në krye Presidentin Berisha, i stimuloi, i rriti skemat piramidale, vetëm e vetëm që t’i përdorte si drogë, që shqiptarët të votonin në tetor 920.10.1996] , në zgjedhjet lokale, për Berishën. Dhe ashtu u bë: në tetor nuk u vodhën votat si në maj 1996, sepse njerëzit të droguar nga fitimi pa punë, votuan për Berishën, me të majtë e me të djathtë. Nga maji deri në tetor 1996, duhet të dini se sasia e parave të futura në skemat piramidale u trefishua, në vend që të vinte duke u reduktuar. U trefishua sepse e stimuloi Berisha personalisht, meqë nuk i fitonte dot më zgjedhjet e tetorit, me vjedhje si në maj, sepse Perëndimi do ta mbushte Shqipërinë me vrojtues: ishte skandalizuar nga vjedhjet e votave në maj 1996. Mos të kishte ndodhur ky trefishim i fajdeve në periudhën maj-tetor 1996, dëmi i Shqipërisë do të kishte qenë shumë më i vogël; do të ishte i vogël si në shumë vende ku u shfaqën skema të ngjashme. Shqipëria bën përjashtim, sepse në asnjë vend tjetër skemat piramidale nuk përfshinë pothuaj të gjithë popullsinë e vendit!.] {shkelqyshem. Ne chdo shprehje del figura prej mashtruesi e sundimtari e Berishes}
Këtu filloi edhe banditizmi komunist që nxiti plasjen e një rebelimi të dhunshëm antikombëtar. Por kjo temë nuk i interseon shumë profesorit.
[Natyrisht që po ra shteti, dalin në krye banditët. Por ama shteti ra për faj të z.Berisha, e banditët janë të dytë në listën e fajtorëve.]
“Partia socialiste ka votuar për eleminimin e marksizëm – leninizmit nga programi i tyre në gushtin e një viti më parë” (1996 A.B.) dhe për këtë, shumë nostalgjikë civilë dhe sidomos ushtarakë nuk kanë qënë dakort në bazë.
Duheshe një pretekst për tu hakmarrë për këtë gjë. Nga ana tjetër, gjykimet e profesorit, janë të bazuara shumë mirë në burime të sakta:
“Në atë kohë unë – thotë profesori – i kam telefonuar familjes së një studenti që pati humbur të gjitha paratë në firmat piramidale. Ata më thanë se më shumë frikë se paratë e humbura kanë se kjo gjë do tu mundësojë komunistëve te rikthehen në pushtet. Ata po bashkohen në sulmin kundër Berishës që është sulm kundër demokracisë shqiptare. Është koha që komunistët nuk kanë më asnjë divergjencë.”
[Të jesh kundër Berishës, është njësoj si të jesh kundër Enverit.] {Berisha si imitues i Enverit, ne kushtet e demokracise, eshte bere me i lik dhe me i demshem se Enveri per kombin dhe Shqiperine}
Në ato ditë edhe New York Times publikoi disa artikuj ku fatet e shqiptarëve përshkrueshin shumë pastër si fatet nga pasojat e mafiozëve kmunistë. Efektivisht, në ditët e fundit të tragjedisë, disa shoqata të shqiptaro-amerikanë ve në USA (që janë mbi gjysëm milion anëtarë) u mobilizuan që të bënin presion mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin që ti jepnin mbështetje Z. Berisha, i cili në fillim gëzonte shumë respekt në Amerikë dhe më pas, për shumë arësye, (sidomos nga puna antiberishiane e Lobit Grek) ai po harrohej, për të mos thënë më të keqen. Në pranverën e atij viti USA kishin kritikuar qeverinë shqiptare për mashtrim në zgjedhjet e kaluara pa dhënë ndonjë shpejgim konkret. Megjithëse unë personalisht mendoj se votat ishin vjedhur.
[Po si mund të kalohet kaq lehtë “vjedhja e votave”?! A ka krim më të madh se ky për demokracinë? Si mund të jetë demokrat një hajdut votash?!] {Hajduti i votave eshte me i lik dhe me i rrezikshem se hajduti i xhepave}
Tash shihej qartë braktisja totale e Berishës nga amerikanët.Shqiptarë t të braktisur në mëshirën e fatit e panë më të udhës të mendonin më shumë për xhepat se sa për kokat e tyre. Rebelimi Komunist i kushtoi Shqipërisë 3,700 bij të vrarë për asgjë dhe një dëm ekonomik prej afro 200.000 milion dollarësh amerikanë. (Të mos shtojmë këtu vjedhjet e vetë qeveritarëve që morën pushtetin, as vjedhjen e arit të shtetit që ata bënë.) Një ushtri krejt të shkatëruar dhe një anarki të paparë ndonjëherë. Akoma më e keqja qe se në pushtet erdhën po ata njerëz që e udhëhoqën popullin për më shumë se 40 vjet me një dhunë të paparë. Në fund do të shtoja se, po të braktisi USA, të ka braktisur vetë Perëndia.
[Fajtori kryesor ishte Presidenti Berisha, të tjerët vijnë pas tij.]{Absolutisht}
Po ju tregoj vetëm një nga mijra rastet e turpit që na servirën disa ushtarakë komunistë shqiptarë. Edhe kjo e shkruar në gazetat amerikane së bashku me komentin tim.
Ishte 4 Mars 1997 që do të sillte një ditë turpi për Aviacionin Heroik Shqiptar. Dy pilotë komunistë shqiptarë; Ardian Elezi dhe Agron Dashi,kryen një nga aktet më të turpshme në historinë ushtarake shqiptare,ata braktisën detyrën e tyre luftarake dhe shkuan e ulën në Bari të Italisë me avionin e tyre mësimor Mig-15, me numur 3 – 26 që i përkiste Bazës Ajrore të Rinasit. Akoma, për më keq, oficer Elezi ishte edhe Shefi i Shtabit të kësaj baze ushtarake!
Po atë ditë e gjithë bota tepër e çuditur për çka po ndodhte në Shqipëri u njoh me këtë ngjarje kaq të shëmtuar dhe kudo lajmi i pare u bë ky: “A pair of air force albanian pilots defected to Italy in their MiG-15…(Një çift pilotësh të forcave ajrore shqiptare u arratisën në Itali me një MIG-15)”.
[Në rastin konkret ata kanë kryer një akt patriotik dhe demokratik: nuk zbatuan urdhrin të qëllonin kundër popullit që demonstronte. Ata shkuan në Itali, në një vend të Natos, dhe jo në Korenë e Jugut; shkuan tek një vend aleat i Amerikës..] {Drejte te cilit Berisha dhe te gjithe synonin, nga duhej te vinte edhe perkrahja per demokratizim}
Kapiten Ardian Elezi do të deklaronte nga Lece e Italisë pa pikë përgjegjësie penale si dezertor lufte dhe si shkelës i betimit ushtarak: “We fled because they gave us the order to fire on a column of civilian vehicles near Gjirokastra. (Ne ikëm sepse ata na dhanë urdhërin të hapnim zajrr mbi një auto kollonë civilësh afër Gjirokastrës) “.
Një gënjeshtër kjo e pashoqe nga një dezertor ushtarak kur të gjithë specialistët e aviacionit e dinë mirë që ky avion mësimor ka vetëm një top 23 mm me 81 predha që tërë kohën, me një urdhër të veçantë të komandës së aviacionit, rri i stakuar shiriti i tij me predha. Shiriti vihet në punë vetëm kur regjimenti i bazës ajrore ka qitje-bombardim, kjo ndodh dy herë në vit. Nëse do të qe vërtet qëllimi për të dhënë urdhër për të qëlluar kollona rebelësh, nuk do të përdoreshin kurrë avionët mësimorë por vetëm avionët luftarakë! MIG-15 Mësimor dy vëndësh ka vetëm qëllim stërvitje dhe vëzhgimi. Për të ikur në Itali është më i përshtatshmi avion që ne kishim në përdorim.
Ky akt kaq i shëmtuar dhe i kurdisur shumë mirë nga ata bollshevikë që nisën rebelimin shqiptar duke shkatërruar në radhë të parë Ushtrinë Shqiptare e cila për fat të keq qe në dorën e enveristëve më të tërbuar që ka patur kjo ushtri. Të gjithë komandat e njëseve ushtarake, pa përjashtim, kanë qënë në dorën e fanatikëve më të egër të regjimit komunist dhe kjo për vetë fajin e Z.Sali Berisha i cili ka kundërshtuar me një zemërim të madh të gjitha sugjerimet e bëra nga grupe demokratësh për këtë problem!
[A keni pyetur veten se pse nuk bëhet një gjyq për këta ushtarakë e të tjerë si ta? Përse Presidenti Sali Berisha i fali të gjitha krimet (përveç vrasjeve!!!) e 1997-tës? Cili apo cilët ishin kriminelët që përfituan nga kjo falje?]
MENDJELEHTËSIA E BERISHËS
Një ditë të vitit 1992 ai, Dr.Sali Berisha do të deklaronte me mëndjelehtësi para disa ushtarakëve demokratë pikërisht kështu: “Ne nuk erdhëm në pushtet për të bërë spastrime në komandë; për të hequr komunistët dhe për të vendosur demokratët. Të gjithë jemi shqiptarë dhe të gjithë duhet ti kryejmë detyrat që na takojnë. Hiqeni nga mëndja bindjen politike në ushtri. Ajo kohë që bënte dallime ka perënduar përgjithëmonë. Ne do ta depolitizojmë ushtrinë dhe të gjithe ju si vëllezër do të bashkëpunoni për forcimin e ushtrisë dhe mbrojtjen e Atdheut.”
Kjo mëndjelehtësi solli atë që të gjithë e dimë dhe s’guxojmë dot ta themi.
[Berisha i 1992, nuk është z.Berisha i vitit 1996 etj. Në 1992, Berisha po thoshte ato gjëra të drejta, që PD-ja i kishte në programin për të cilin populli i dha votën në 1992. Pasi humbi referendumin e 1994, që do të hapte rrugën e totalitarizmit berishist, ai, z.Berisha, u tjetërsua: u kthye në një totalitarist tipik, si Stalini, Enveri, Hitleri, Musolini etj.] {E vertete}
Rebelimi ishte faji i rëndë i komunistëve shqiptarë, siç deklaruanë amerikanët dhe të gjithë ata që patën sy, veshë e mëndje. Kjo ishte aresyeja që në komandën e Bazës Ajrore të Rinasit do të drejtonte tradhëtari komunist Ardian Elezi, i cili për të rrëzuar Berishën nga pushteti bashkëpunoi ngushtë me udhehëqesit e rebelimit bollshevik. Ai një ditë përpara kishte kërkuar me insistim që të fluturonte dhe pasi bëri një recognition të rrugës nga do të shkonte në Bari të Italisë dhe pasi u sigurua që gjithëçka ishte e mundur,shkoi dhe bisedoi me tradhetarin tjetër, shokun e tij të idealit komunist, Agron Dashin dhe të nesërmen, më datën 4 Mars 1997, të dy do të merrnin rrugën e turpit të pashoq duke shkelur betimin ushtarak.
Historia dhe jo komunistët, do ti kujtojë ata si dy tradhëtarë. Nëse nuk guxojmë ta themi këtë të vërtetë vetëm se partitë më të mëdha shqiptare kanë bërë një marveshje paqeje dhe armëpushimi, historianët nuk janë militantë partie prandaj do ta shkruajnë të vërtetën ashtu siç ka ndodhur. Beqir Meta dhe shokët e tij nuk duhet të tërhiqen nga vërtetësia e të thyhen nën presione marrveshjesh e frikash të partiakëve.
[Uroj që “Beqir Meta me shokë” të mos tërhiqen nga presion tjetër, përveç atij të ndërgjegjes së historianit të ndershëm, i cili nuk duhet të falsifikojë historinë.] {Le te shpresojme}
KUVËNDI
Koefidenca e ushqen më shumë bashkëbisedimin se sa inteligjenca. Nuk është inteligjent ai që s’ka aspak koefidencë dhe që nuk kërkon bashkëpunim. Një i tillë është z. Edi Rama.
Kuvëndi është mjetei kryesor i bashkimit të burrave me të vërtetë burra. Dialogu është ushqimi i përditshem i pluralizmit që e rrit atë.
Në dialog hyet për rishikime dhe mundësisht ndryshime në sjelljet e së kaluarës. Bojkoti është lodra më tekanjoze fëmijnore. Tamam si ata fëmijë tekanjozë të cilët nëse nuk marrin atë që duanë, i bjenë këmbës, qajnë e çirren dhe s’duanë të dëgjojnë e bisedojnë me askënd.
[Mos harroni se Kuvendi Pluralist shqiptar ka filluar me bojkotin tonë, të demokratëve, që ditën e parë të tij, në 1991, vendim ky i marrë në 12.4.92, në mbledhje e këshillit kombëtar të PDSH me Deputetët e PDSH. Edhe vetë z. Berisha në opozitë, e ka keqpërdorur bojkotin me muaj të tërë, saqë nga bojkoti i tij pat lindur partia “Demokracia e Re”, me kryetar Genc Pollo etj. Pra kundër një Kuvendi totalitar, që nuk voton për transparencën, bojkoti është një mjet krejt demokratik—bëhet mirë që po bojkotohet këta muaj, e duhet të vazhdojë të bojkotohet, deri sa të hapen kutitë. ] {Edhe ketu tregohet intoleranca e Berishes per destabilizimin politik tevendit me pasoja te panjohura}
Për burrat e vërtetë ka një komunikim të vërtetë ku s’mund të ketë kurrë probleme që nuk zgjidhen. Vetëm me këtë mënyrë kanë përparuar njerëz dhe kombe.
Tragjedia e botës së sotme dhe veçanrisht e Shqipersë, nuk është gjë tjetër veçse ajo, mungesa e një komunikimi të vërtetë midis njëri tjetrit, midis partive, midis kombeve dhe etnive për zgjidhjen e çdo problemi. Fjala kyçe e dialogut është vetë përfundimi me sukses i tij ose siç quhet në gjuhën diplomatike; “zgjidhja e artë” apo “unaza e martesës”.
Kuvëndi paparagjykime i takon shpirtërat dhe i mbars ata me të njëjtin qëllim, dhe për këtë, qëllimi final arrihet vetëm atëhere kur secili përpieqt të dalë nga vetja dhe të bëhet tjetri, ta konsiderojë qëllimin e tjetrit si të tijën dhe ti nënshtrohet asaj arsyeje që propozohet ose duke dhënë mundsira më të mira për daljen nga problemi apo kriza. Edhe Z. Berisha mirë është të falë atë që e lejon ligji.
Të mos shikohet që gjithësecili të kërkojë gjithcka edhe kur ka të drejtë. Më e mira është të bisedosh me pikësynimin që të arrish dicka. Askush nuk arrin të sigurojë të gjitha ato që kërkon në bashkëbisedime për zgjidhjen e një konflikti të tillë. Duhet që të gjitha palët të tregojnë vullnet dhe të ofrojnë më shumë se u pëlqen të ofrojnë dhe të pranojnë më pak se u pëlqen të pranojnë. Ky parim duhet të ndiqet nga të gjithë në bisedime. Kjo kërkon kohë, durim dhe udhëheqje të guximshme.
Është shumë e nevojsheme të mos kemi frikë ti nënshtrohemi tjetrit nëse ka të drejtë dhe të mos trembemi se mos po ndërrojmë idetë apo bindjet tona. Nuk është krim që për hir të kombit të bashkëbisedosh më këdo, edhe me atë që ka mendime krejt të kundërta me ty. Akti i Z. Meta është shëmbll i kësaj që them. Duhet të gëzohemi që të shohim z. Meta dhe z. Berisha bashkë dhe jo ti frymë zjarrit të përçarjes dhe armiqësisë së tyre. Shoh me shumëkeqardhje qayetarë që janë gati të bëjnë gjithëçka që z. Meta dhe z. Berisha ti shohin si më parë, në luftë me njëri tjetrin, një ndër ta është dhe z. Andi Bushati i cili këtë afrim e quan tradhëti të madhe të elektoratit të LSI-së.
Ata që kanë votuar për z. Meta duhet të ndihen shumë të kënaqur që Kryetari i LSI-së shkel mbi ndasitë e kaluara dhe gjeti rrugën më të mirë atë të pajtimit dhe përpjekjeve për të dhënë një kontribut sa më të madh për përparimin e Shqipërisë duke qënë brënda atij kuvëndi ku drejtohet Shqipëria dhe jo duke qëndruar jashtë gardhit e duke u çejrrë e duke i rënë këmbës pse nuk është ai i pari i kuvëndit siç bën z. Rama. Nuk kuptoj pse sulmohet kaq shumë një njeri i cili nuk ka tradhëtuar asnjë përkrahës, s’ka tradhëtuar as majtizmin e tij pasi stabiliteti i Shqipërisë vlen më shumë se një parti. A ka gjë më në të bukur se sa të shikosh bashkë dy shqiptarë kundërshtarë? A ka gjë më të bukur se sa të shikosh bashkë dy shqiptarë që kanë qënë armiq dhe janë bërë miq e bashkëpunojnë?
A ka gjë më të bukur se sa dy politikanë ndalojnë sharjet dhe fyerjet rrugaçërie dhe përqafohen si burrat? Kujt shqiptar i intereson që ti fryjë armiqësisë dhe rrugaçërisë së politikanëve? A nuk është më mirë një bashkëpunim i ndershëm politik dhe shtetëror qoftë edhe kritik i liderëve shqiptarë se sa lufta për të rrëzuar njëri tjetrin? Një vëlla i pasur dhe i zoti është shumë më i mirë se sa një vëlla fukara dhe i paaftë. Përndryshe do të ngelemi ata xhelozë siç e tregon një barsaletë tipike shqiptare që tregon për dy vëllezër të cilët do të shpërbleheshin nga mbreti i cili i pyeti se çfar ata dëshironin. I pari kërkoi një lopë dhe kërkesa e dytë ishte që mbreti të mos i jepte lopën të parit!
Jam tepër i çuditur se si mundet të sillet një burrë tamam si një fëmijë tekanjoz! Çuditem gjithashtu me ata që e pasojnë. Sigurisht që ata s’mendojnë për vete por për z. Rama sepse Rama po të mendonte vërtetë për demokracinë, Shqipërinë, Sovranitetin Shqiptar, siç ai pretendon, ai do të ngrinte të tjera probleme që sot janë bërë tepër shetësuese për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo problemin e votave të cilin ai mendon se do ta sjellë Ramën në pushtet.
Z. Rama i mungon “mushkrija” që thith ajrin-dialog- respekt-dashuri për Shqipërinë, prandaj, si pasojë e asfiksimit gradual është duke “trokitur” tek porta në të cilën shkruhet URGJENCË. Z. Rama ka nevojë për një kurim intensiv kundër sëmundjeve të rrezikshme me emrin EGOIZËM-PANGOPË SI-PERSONALIZË M dhe mbi të gjitha BOLLSHEVIZËM.
[Si popull shqiptar, kemi bërë një faj në 2005-ën, që ricikluam në krye të vendit atë që shkatërroi Shqipërinë në vitin 1997, zotin Sali Berisha. Ky faj është një turp për popullin tonë, gjë që duhet ta riparojmë sa më parë.
Shqipëria ka nevojë për demokraci, dhe jo për totalitarizëm Shqipërisë i kanë ardhur shumica e të këqijave nga individët totalitarë, sidomos pas vitit 1912.
Do të përsërisja një propozim që e kam bërë prej kohësh: të kthehemi në frymën që kishim në Statutin e PD-së, deri në 1993, e që e hoqi Berisha, që kryetari i PD-së nuk mund të zgjidhej për më shumë se dy mandate. Kishim futur një rregull të frymëzuar nga amendamenti i vitit 1947 në kushtetutën amerikane, që nuk lejon që një President i Amerikës të zgjidhet më shumë se dy mandate.
Ajo që propozoj është sa vijon:
“Në Shqipëri duhet sanksionuar në Kushtetutë se nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate as kryetari i një partie politike; as kryeministri, as presidenti e as kryetarët e Kuvendit etj.
{Une mendoj qe te saksionohet edhe nje parim qe te rivendos demokracine brenda partive qe mandej te transmetohet ne shtet pak a shume keshtu “Asnje anetar Partie qe ka qene kryetar partije kater vjetet e fundit, qofte edhe nje vite, nuk duhet te zgjidhet deputet, por te merret me organizim- drejtimin e partise dhe me zgjidhjen e problemeve thelbesore” Me duket se nje percaktim kushtetues i tille e bene demokracine ne Shqiperi te aferte me demokracine model amerikane.}
Nderime,
Bashkim Kopliku
Me respekt Vedat Shehu
3.5.2010