ResPublica.al, 14 shkurt 2012
Ndërprerjet e energjisë, që prej ditësh janë bërë rutinore, do të bëhen më të shpeshta. Mund të thuhet se kriza energjitike vetëm sa ka filluar. Arsyeja nuk është vetwm mungesa e parave (qeveria ka prekur fondin e kontingjencës për t’i ardhur në ndihmë KESH-it në nevojë e për të përballuar emergjencën e motit), por dhe çorientimi i tregut energjitik në rajon. Bullgaria dhe Rumania kanë ndaluar totalisht eksportin, ndërsa Serbia dhe Maqedonia nuk lejojnë më transmetimin e energjisë nga rrjetet e tyre (KESH-i në shkurt nuk arriti të blejë dot asnjë kilowat, pasi nuk pati ofertë shitjeje). Për këtëshkak, çmimi i energjisë ka arritur nivelet maksimale, 100 euro për mega.
Sipas Top-channel-it, Shqipëria importon per momentin rreth 12 milionë kilowat orë në ditë, pjesa më e madhe e kontraktuar nga CEZ-i; dhe të dy kompanitë, CEZ dhe KESH, kanë kontrata që u skadojnë në fundit të muajit. Nëse reshjet e dëborës zgjatin dhe tregu mbetet i mbyllur, atëherë Shqipëria mund të përballet me ndërprerje energjie. Kjo pasi rezervat hidrike në vend janë në minimum. Niveli i ujit në Fierzë është vetëm 259 metra dhe vazhdon të ulet, sepse KESH po detyrohet të prodhojë me ritme të larta, për të kompensuar mungesën e importit.
Re.Pu.







