Perfaqesues te Institucioneve dhe Shoqatave te Komunitetit Shqiptar te Michiganit

0
43

DEKLARATE

Date: 16 Mars, 2010 Michigan, U.S.A.

Drejtuar: Opinionit Publik Mbareshqiptar

Te mbledhur ne Kishen e Shen Palit ne Detroit, ne nje takim te jashtezakonshem, sot ne daten 16 Mars, 2010, ne prezence te Konsullit te Nderit te Republikes se Shqiperise, Z. Ekrem Bardha, perfaqesues te shtate shoqatave shqiptare te Michiganit dhe tre institucioneve fetare, aktiviste dhe bashkatdhetare nga te gjitha trevat Shqiptare, me keqardhje dhe me shqetesim te madh konstatuam se:

1. Video montazhi (viti- 2007), ne lidhje me nje nga fjalimet e drejtuesit te Kishes Katolike te Shen Palit ne Michigan, Dom Anton Kcira, i publikuar ne YouTube disa kohe me pare, ka shkaktuar nje situate te panevojshme, por ne te njejten kohe eshte bere edhe precedent i rrezikshem per unitetin tone nderfetar ne vecanti si dhe ate kombetar ne pergjithesi.

2. Eshte bere nje goditje e organizuar dhe me prapavije te rrezikshme ne dem te interesave tona kombetare, duke denigruar nje prej drejtuesve kryesore te Komunitetit Shqiptar te Michiganit, nje prej klerikeve me te perkushtuar te ketij komuniteti si dhe nje prej figurave me patriotike te diaspores Shqiptaro-Amerikane per me shume se 20 vjet.

3. Per me teper se 15 dite jane bere perpjekje per t’a terhequr Komunitetin Shqiptar te Michiganit, komunitetet shqiptare ne shtete te tjera te SHBA-s, por mbi te gjithe opinionin publik ne trojet etnike shqiptare, ne nje debat te rrezikshem, qe synon percarjen fetare mes Shqiptareve si dhe con uje ne mullirin e armiqve shekullore te kombit shqiptar.

4. Video e publikuar eshte nje video e montuar me kujdes per t’i sherbyer interesave te caktuara dhe ne dem te unitetit te Kombit Shqiptar. Fotografite dhe zeri i perseritur ne gjysmen e dyte te videos, jane jo vetem elemente spekulative dhe te denueshem, por kane edhe elemente te falsifikimit, denigrimit dhe nxjerrjes se fjalimit jashte kontekstit te tij real.

5. Fjalimi i Dom Anton Kcires, ne simpoziumin e Intelektualeve te Michiganit, eshte nje fjalim emocional, ne kushtet e nervozizmit, deshperimit dhe indinjates se tij personale, pas tentatives se deshtuar te planit terrorist, ne bazen ushtarake Amerikane ne Fort Dix ne New Jersey, ku implikoheshin tre Shqiptare nga Maqedonia.

6. Ne unanimitet te plote, te gjithe pjesmarresit e vleresojne fjalorin e perdorur nga Dom Anton Kcira si nje fjalor te papershtatshem dhe te pa menduar mire, por te mbeshtetur ne traditen zakonore Shqiptare, dhe duke njohur mire karakterin, aktivitetin dhe kontributin e Dom Anton Kcires vleresojme se ky fjalim duhet te ishte interpretuar si nje “neme” ose “mallkim”, qe nje prind mund t’ja drejtoje femijeve te tij, ne kushtet e nje reagimi te deshperuar, por qe asnjehere nuk mund te interpretohet si nje deshire e tij e drejteperdrejte. Indinjaten e Dom Anton Kcires, ja dedikojme faktit ,qe akti terrorist fatmiresisht i ngelur ne tentative, mund te kishte pasoja te pakorrigjueshme per endrren e te gjithe martireve te kombit shqiptar, Pavaresine e Kosoves.

7. Kush e njeh nga afer Dom Anton Kciren e di shume mire, se familje per te eshte Komuniteti Shqiptar dhe se vellezer, motra dhe femije te tij jane te gjithe shqiptaret, pa kurrfare dallimi. Perkushtimi dhe betimi i tij me madhor, eshte vetem perkundrejt Zotit dhe Ceshtjes Sone Kombetare.

Si rezultat i konstatimeve te mesiperme, pjesmarresit e ketij takimi te jashtezakonshem, deshirojne t’i drejtohen opinionit mbareshqiptar kudo qe ndodhet, me qellim qe te sqarohet cdo keqkuptim i krijuar, per te bere perpjekje per rivendosjen e dinjitetit te Dom Anton Kcires dhe Kishes Katolike te Shen Palit, ne vendin qe i takon.

Kjo deklarate leshohet duke u bazuar ne faktet e meposhtme:

1. Dom Anton Kcira, ka dhene prova te shumta te respektit dhe bashkepunimit me bashkatdhetaret e besimeve te tjera fetare. Qe ne fillim te punes se tij si klerik, ka bashkepunuar ne menyre vellazerore me Hoxhen e Gllogjanit ne Kosove, si dhe me komunitetin mysliman te asaj krahine, duke dhene ndihme esenciale, per ndertimin e xhamise si dhe ne respektimin e te gjitha riteve, festave dhe ceremonive fetare myslimane.

2. Dom Anton Kcira, eshte kercenuar nga regjimi serb dhe eshte detyruar te largohet nga Kosova ne vitin 1989, si nje klerik Shqiptar i papranueshem nga autoritetet Serbe, per aktivitetin e tij kombetar ne kishen e Gllogjanit.

3. Dom Anton Kcira pas mberritjes ne Detroit te SHBA, ka bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Imam Vehbi Ismaili, nje klerik patriot i fese myslimane, ne perkrahje te ceshtjes sone kombetare. Gjithashtu ka bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Baba Rexhepin dhe Teqen Bektashiane, ne te gjitha aktivitetet me karakter kombetar dhe patriotik, bashkepunim i cili vazhdon ne menyre vellazerore.

4. Dom Anton Kçira, se bashku me aktiviste dhe patriote te Komunitetit Shqiptar te Michiganit, para se gjithash me shqiptare nga treva heroike e Malesise, ka ndertuar Kishen e re te Shen Palit ne qytetin Rochester Hills, qe eshte nje institucion krenarie per te gjithe Shqiptaret pavaresisht besimit te tyre fetar. Kjo Kishe gjithashtu eshte nje monument i madh bashkimi, qe mban ne hyrje te saj permendoren e kaloresit tone kombetare, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. Ne ambjentet e kesaj kishe, jane te afishuar figurat tona kombetare si Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Nene Tereza, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Naim Frasheri, Dede Gjo Luli, Adem Jashari etj.

5. Kisha Katolike e Shen Palit, ka hapur dyert e saj per mesimin e gjuhes shqipe, per te gjithe femijet shqiptare, qe duke jetuar ne diaspore nuk kane mundesi t’a mesojne, shkruajne dhe lexojne gjuhen shqipe. Kjo shkolle shqipe asnjehere nuk ka bere dhe nuk ben asnje dallim krahinor apo fetar mes femijeve qe e frekuentojne ate.

6. Dom Anton Kcira, ka marre pjese ne te gjitha manifestimet dhe demontratat paqesore te shqiptareve te Amerikes perpara Institucioneve Amerikane, per sensibilizimin dhe nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves.

7. Dom Anton Kcira ka marre pjese ne te gjitha takimet e organizuar ne Kishen e Shen Palit dhe jashte saj me zyrtare dhe perfaqesues te larte te Shtetit Amerikan ne mbrojtje te ceshtjes sone kombetare. Vlen te permendet ketu takimi me ish Presidentin Amerikan William Jefferson Clinton.

8. Dom Anton Kcira dhe Kisha e Shen Palit bashke me aktivist, patriot e biznesmen,kane mobilizuar dhe drejtuar komunitetin e shqiptareve te Detroitit ne fushaten e mbledhjes se ndihmave financiare per Ushtrine Clirimtare te Kosoves.

9. Dom Anton Kcira ka marre pjese ne te gjitha takimet dhe manifestimet ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, deri ne diten e shpalljes se pavaresise se saj.

Per sa u tha me siper dhe duke shprehur keqardhjen tone per denigrimin e padrejte te figures se nje kleriku dhe patrioti te tille, deshirojme te pyesim te gjithe shqiptaret: A eshte e drejte te quhet si antishqiptar, nepermjet nje video montazhi prej pese minutash nje individ si Dom Anton Kcira me nje aktivitet 43 vjecar te shquar per ceshtjen tone kombetare? Cdo Shqiptar sot, duhet te ngrihet ne lartesine e pergjegjesive individuale perpara kombit. Kombi dhe ceshtja jone kombetare qendron perpara cdo interesi apo konflikti personal, qe sot duket se ka polarizuar mendjen dhe zemrat e Shqiptareve. Paraardhesit tane, sa here qe eshte tentuar percarja mes shqiptareve, kane gjetur gjithmone forca per t’i tejkaluar ndasite dhe kane arritur pajtimin tone kombetar qe eshte edhe kyci i ekzistences sone si komb.

Te nderuar bashkatdhetare, sot eshte dita ti japim doren njeri-tjetrit, dhe t’i diskutojme problemet dhe mosmarreveshjet tona se pari mes nesh, dhe mbi te gjitha me civilizim, tolerance dhe kulture te denje
per nje popull qe deshiron integrimin ne Evrope. Cdo veprim i pamatur dhe ekstremist do te bente nje dem te pariparueshem per te sotmen dhe te ardhmen e Kombit Shqiptar. Te gjithe pjesmarresit e ketij takimi te jashtezakonshem, shprehin besimin se e drejta do te triumfoje mbi spekulimin dhe mashtrimin dhe se Komuniteti Shqiptar do te dije t’a kaloje me dinjitet kete keqkuptim dhe do te gjeje forca dhe energji per te rikthyer paqen, harmonine dhe respektin mes Shqiptareve. Zoti bekofte Kombin Shqiptar!

NENSHKRUAN:

KONSULLI I NDERIT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE MICHIGAN
z. Ekrem Bardha

SHOQATA MALSIA E MADHE
z. Gjergj Ivezaj
z. Prek Gjokaj

LIGA QYTETARE SHQIPTARE AMERIKANE
Z. Marash Nucullaj

TEQEJA BEKTASHIANE
z. Eduart Aliko
z. Nevruz Nazarko
z. Xhaferr Laho

LIDHJA INTELEKTUALE SHQIPTARO-AMERIKANE, MICHIGAN
z. Ndue Ivanaj
z. Altin Zaloshnja
z.Dede Beleshi
z.Mikel Demaj

LUFTETARE TE ISH UCK
z. Nikoll Perkaj 5
z. Besnik Bezhi
z. Agron Mirdita
z. Anton Nikollaj
KISHA “ZONJA PAJTORE”
Dom Ndue Gjergji
z. Vuksan Juncaj

SHOQATA DUKAGJINI
z. Ndrek Guri
z.Pellumb Kulla
SHOQATA KOSOVA
z. Tom Duhani
z.Gjon Marku
z.Gjok Gojani
z. Ndue Grabanica

SHOQATA SOFRA E KURBETIT
z. Zef Kalaj

KESHILLI I KISHES SE SHEN PALIT
Kryetai z. Zef Gjonaj

NIGHT OF COLUMBUS
AT GJERGJ FISHTA COCIL #10243,
GRAND NIGHT.
z. Gjovalin Gjokaj