Për librin me poezi të Sarë Gjergjit, “LEGJENDA E TËRFILIT.”

1
54

Studim nga Shefqet DIBRANI, 6 tetor 2013

IDILI DHE IDIOMAT E INTERPRETIMIT LIRIK

“Poezia e këtij libri dallon për qasjen (dhe lojën) lirike e cila është kultivuar mjeshtërisht brenda pak vargjeve të këtyre poezive! Thjesht, Sara ka lëruar poezinë me kujdes, duke i kushtuar vëmendje anës së jashtme, pjesës së dukshme, asaj kozmetike. Si të themi, ai e ka përpunuar edhe dizajnimin figurativ të shprehjes lakonike.”

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Poezia e Sarë Gjergjit, e përfshirë në përmbledhjen poetike“LEGJENDA E TËRFILIT”,përfaqëson një zë specifik të poezisë së sotme shqipe, qoftë si tematikë asemantikë e fjalëve, ekuptimeve dhe motiveve poetike në njërën anë, dhe në anën tjetër për nocionet interesante si dhestrukturën dhe konfiguracionin poetik. Me një fjalëautorie ka të peshuar fjalën artistikeduke sajuar njëpërmbledhje poetike koncize,për të cilën nuk hesht edhe pse e di “se revoltën poetike nuk e duan”të tjerët, prandaj“ç’rëndësi ka në ishte Fjala në fillim/ nëse vargu yt sfidohet”, (f. 34).

Përgjithësisht, poeziae këtij libri, është një model më vete pavarësisht nga ajo, sa e si është marrë parasysh, kjo poezii posedon të gjitha vlerat për t’u radhitur si tipar ipoezisëelitare: “Mos hiq dorë prej meje/ shpirti im për ty ka etje!/… / Pa frymën tënde/ ndihem varr i gjallë – Poezi/… / Sa profeci fsheh brenda vetes/ Poezia – (është) lufta për dinjitet!”,(poezia: “POEZI”, faqe 31). Me një fjalë, poezia ështësintetizimkompleks, kurse stërhollimi i fjalësvë në pahkulturënshprehëse, sintezëne saj filozofikeqë specifikonvlera të pranueshmetë poezisë lirike: “Ti je krejt e butë, syçka ime/ trëndafil pa të cilin dita s’lind/ yjendezur, belkëputur, e tejdukshme/ lëkurëmollë je, Rea ime”, (poezia “SYÇKA IME REA”, f. 9), ose vargjet,“As sot s’ka për mua/ shprehje më sublime,/ as ndjesi më të thellë,/ as diell më të përndritur,/ se loti yt dashuror”, (poezia “VIRGJËRORE”, f. 16).

Poeti, duke qenë i pajisur me kulturën shprehëse të liturgjisë fetare, me mjaftë sukses i ka inkorporuar disa elemente filozofike, përkatësisht disa botëkuptimeqë shkojnë në favorin e mendimit filozofik, me që rast e ka specifikuar më mirë poezinë meditative, me nëntekste kuptimore që përcaktojnë një vlerë tërealizuar. Veçmas idili poetik i Sarë Gjergjit shkon tej kufijve gjeografik, po më tepër të atyre liturgjik, që shprehen në një varg poezishku po e veçojmë poezinë: “MIKUT TIM NË LINDJE“, që ngërthen jo vetëm vlerën artistike, po më shumë vlerën humane: “Kohë intrigash është – komplotesh/ kur profetë të rrejshëm sërish nxjerrin kokë/ Miku im,/ mbi eshtrat e tua çizmet e hekurta rëndojnë/ dhe kohës tënde i montojnë zemra prej balte./… /O Krisht,/ ç’u bë kështu me ndërgjegjen!”, (faqe 37).Këtë ndjenjë e gjejm të strukturuar edhe tek vargjet e një poezie tjetër: “Nuk dua asgjë më shumë – më besoni/ se sa të shoh/ si përmbytet nata/ e si lind dielli në Lindje”, (poezia “DËSHIRË”, f. 38).

Askund tjetër (më sa di unë), Tërfilinuk ka hyrë në trajtimin poetik, Sarë Gjergji këtëe bënë me përkushtim,dukee latuar shprehjen të cilës i kushton vëmendje të posaçme, madje sikur rikthehet disa herë rreth një fjalë të vetme, (ta zëmë Tërfili, që na detyron të merremi më seriozisht me të), si dherreth fjalëve e botëkuptimeve të tjera, me të cilat ai ka ndërtuar vargjet lirike.

Poezia e Sarë Gjergjit, veçmas kjo që po diskutojmë tek libri “LEGJENDA E TËRFILIT”, është një poezi, kryesisht me vargtë shkurtër, e ndërtuar në mënyrë koncize e memesazh të fuqishëm artistik:“Ti na dhe Biblën/ po s’na the/ se do të përsoset gjenocidi/… / Sot me ndërgjegjen në mungesë/ në Atdheun tim – Ilirikun Tënd/ të hurit dhe litarit ferrin bëjnë”, (poezia “SHËN JERONIM”, f. 44).

Kjo lirikëpoetike është e pranueshme, verbi i saj është i koncentruar në mënyrë elokuente mbi shprehjen emendimit filozofik, po aq edhe të mesazhit lirik, që së bashku shprehin një lloj proteste të brendshmepër shumë zhvillime sociokulturore ndër ne, me të cilat autorinuk pajtohet. Veçmas kjo ndjenjë shihet sidomos tek poezitë: “POEZI”, “POET”, “E HELMUAR ËSHTË FJALA”, “REVOLTË E HESHTUR”, etj.

Poezia e Sarë Gjergjit, është një soj i poezisë që pasqyron elegancën e shkruar, precizitetin në mendim e botëkuptim, tiparekëto që e bëjnë shprehjen poetike siç thamë elokuente, e cila si poezinë aspektin“gjenetik” ka tëtrashëguar diç nga amësia prindërore, sepse jo kot është thënëse poezia buron nga thellësia e ndjenjave.Pra nga aspekti biologjikasaj po i dihet prejardhja,se është vet autori i saj i cili shkruan: “Te pritja zunë rrënjë shpresat e kalbura/ në ëndrrën për një shtet ideal në kullë funebre e kthejmë/ zhveshim shpirtin nga qenia dhe brohorasim fuqishëm:/ Poshtë Identiteti”, (poezia “MOHIMI I VETVETES”, f. 40).Pra,poezia pasqyron aspekte trashëgimie, të paktën ndjenjën shpirtërore ku “edhe Sa(ha)rën e bënë të lindë ujë/ nga uj’ i bekuar”, (f.12),ndërsa “kodrat prej rëre”, të asaj shkretëtirë të pafundme(qoftë shpirtërore),shfryjnë si furi shkuji mbi një pllajë me emrin “Rrafshnaltë e Kosovës”,në të cilën furtunatkanë tronditur, përkatësisht epaskan shqetësuar poetinme emrin e përveçëm Sarë Gjergji, i cili sado që ngjarjen e ka vënë në “Rashelë – titulli i poezisë”, më shumë poezia e tij merret me realitetin dhe me botëkuptimet shoqërore.

Poeti është i vetëdijshëm, se me t’u bërë poezia publike nuk i takon vetëm atij, veçmas kur dihet se ndjenja dhe botëkuptimi mund të ngjizenepërjetohenedhe në ndjenjat shpirtërore të të tjerëve, të atyre që me pasionin (si në marshimet biblike),e ndjekin atë pas?!Kurse “Midis poezisë dhe poetit një univers ndan/ Poet/ këtu kemi harruar se në fillim ishte Fjala/ të çorientuar në rrugët tona/ sinorin mes hirit e artit ngatërrojmë/ një dëshmi më shumë për fytyrën engjëllore të ligësisë/… / Eja sërish, të lutem,/ se poshtë ka rënë fjala këtu/ tokës së tharë të mendjes sonë/ muzën dhuroja”, (poezia “POET”, f. 32).

Poezitë e librit“LEGJENDA E TËRFILIT”, janë shprehje poetike mjaftë të përsosura, sepse janë shprehje figurative që mundësojnë për të kuptuar se përmbajtjet tematike janë konsolidime të sakta analitike, të cilat ia ngritin vlerën vizionit filozofik që ai mëton ta krijoj në njërën anë, dhe në anën tjetër e kanëbërë vargun poetik më të pranueshëm.E ky pranim, nuk ka dert nëse bëhet vetëm si shprehje poetikee ideoemocionale kuvërehet një precizitet dhe figurëshmëri më e saktë, më përjetuese që këto poezi idallon si tekste poetik edhe si shprehje të mira letrare e filozofike.

“Tërfili” dhe “Legjenda e tij”, janë dy nocione që formulojnë një botëkuptim i cilipërbënë esencën e mendimit filozofiksi një amalgamë e re e semantikës poetike, prandaj ne e shohim të udhës ta interpretojmë, jo krejt ashtu, jo atë që poeti ka dashtë ta thotë, sepse ajo çështje mbetetpronë e paluajtshme, pronë që nuk ka hise askush tjetër pos mendjes dhe shpirtit të tij, por ne po eksplorojmësi të ishte një amalgamë kimike, ku zakonisht dy elemente të një procesi e prodhojnë produktin e ri më të fortë dhe më rezistent, kurse në aspektin letrar, një përzierje e dy botëkuptimeve patjetër do ta nxjerrin një interpretim të ri.

“Tërfili– lat. Trifolium”,është një bimë barishtore me gjethe të përbëra kryesisht nga tri, por ka me katër e më shumë gjethëza vezake si zemër. Kurse Tërfili i hibridizuar, përkatësisht i kultivuar, është me lule të vogla në ngjyra të ndryshme, të grumbulluara në kaptinë, që përdoret kryesisht si ushqim për bagëtinë. Në popull është i njohur si “tërfojë, përkatësisht në shprehjet dialektikore e hasim si “tetelinë”, por pa e ngatërruar me Jonxhën (lat. madicago)”. Profesionistët, “Tërfilin” e klasifikojnë në familjen e bimëve barishtore “Legumino Sae”, që janë të njohura mbi70 specie të tilla. Eshtë e njohur edhe një gojëdhënë për “Tërfilin”, për të cilin thuhet se është barishte shëruese, sidomos për problemet e “ndërthojcës”, përkatësisht lëndimit të shtresës mishtore ndër thonjtë e njeriut.

Pa dashur ta trajtojmë temën më gjatë në këtë plan po kthehemi tek poezia “LËGJENDA E TËRFILIT NË SHTATOR”, (f. 27 – 28), që përfaqëson një element lirik të ndjeshëm dhe të përjetuar thellë. “Legjenda” e këtij Tërfili katërgjethësh,është e përkufizuar për në shtator, ku zemra do t’i bëhet “naforë dhe verë shenjtërie”,kurse shprehja “naforë” ka të bëjë me aspekte liturgjike që u jepet besimtarëve të krishterë pas meshës, diçka e ngjashme sikur të ishte fjala për “korpin e Krishtit”.

Sidoqoftë ky inkorporim kaq i thellë filozofik brenda një vargu të thjesht të një poezie mjaftë përmbajtjesore do t’ia rrit vlerën shprehjes poetike: “Të kam thënë e dashur/ Sa u gëzohem gjetheve/ të gjelbra në vjeshtë?/ …/Si atë ditë, / kur ca filiza gëzimi/ çelën një tërfil me katër fletë/ dhe unë e këputa prej syrit tënd”, (f. 27).

Këto vargje të cilat i këputëm nga poezia në fjalë, e nisin dramën lirike të trajtimit poetik të “Tërfilit katërgjethësh”dhe jeshil, pikërisht me gjethe të gjelbra, dhe mu atëherë kur buza e bruztë e Vjeshtës, e detyron “Natyrën Jeshile”ta pranoj kapitullimin e saj. Tamam si në legjendë, poeti do tagjen Tërfilin,e përsërisim me katër gjethe të gjelbra, dhe ku tjetër përveç në syrin e Njeriut që dashuron.

Përsëri enigmatike mbetet arsyeja pse poeti e merr për trajtim pikërisht “Tërfilin katërgjethësh”, dhe pse postulatit të “Lutjes Biblike” ia shton edhe një varg, vargun “Jetomë”. Aty ku ngjizet mbi një “Oh… – dashuria”, e cila ka rrënjët e një filozofie përtej Biblës, bile edhe më përtej besimit në Zot, sepse stina e tij e katërt është dashuria e cila ekziston edhe para çdo veprimi liturgjik, edhe para çdo lutje biblike. Po, a nuk ështëstina e katërt “dimri”, ku bëhet më shumë paqe e dashuri, ajo stinë që e ka detyruar jo vetëm njeriun, të jetojnë më afër njëri tjetrit, qoftë në përpjekje për ekzistencë qoftë nga nevoja për dashuri, s’ka gjë, por gjëja e vërtetë është se kur dy trupa janë pranë njëri tjetrit shkrihen, përkatësisht prodhojnë një amalgamë të re, pasi ngrohja e zbut hekurin, e le më nuk po ngjallka epshe dashurie të cilat ndodhin qoftë edhe vetëm sa për të shpëtuar nga ngrirja, ndërsa syrit të pranverës ia shkelin me “barkun e mbufatur”, qoftë ky edhe incest(?!) i bërë nga përpjekja për të mbijetuar, pasi edhe bota njerëzore ka filluar pikërisht nga “incesti”.

Shprehjet tjera janë po aq me interes sa të bëjnë për të jetuar lirikën thellë, përkatësisht dramën e dashurisë të kompozuar në pak vargje të poezisë. Por, ketër gjethet e Tërfilit, sikur krijojnë mister më vete, jo stinët e vitit, sesa stina e katërt, ajo e dashurisë pasi dihet se Tërfilëtme katër gjethe janë të rrallë, kurselegjenda ka ndodhurnë vjeshtën e vonë, në kohën kurTërfili e ka ruajtur ngjyrën e dëshiruar nga poeti, prandaj “drama lirike – poezia”, përjetohet edhe më thellë. Gjithsesi epilogu i dramës, zbërthen ngjarjen, sikurse edhe në poezinë që përfolëm më gjatë, katër vargje do të sublimojnë qëllimin poetik të saj: “Katër petale (kurora e lules)/ një nga një shkulin sot/ një lutje të madhe/ me zë gjoksi”: “Në emër të atit (e para ra mbi sy)/ Të birit (mbi buzë e dyta)/ Dhe Shpirtit të Shenjtë: (e treta mbi zemër)/ Jetomë!(Oh… mbi dëshirë e katërta!), (poezia në shqyrtim f. 28).

Nëse “Petalet e Tërfilit”, i imagjinojmë si pika të vesës atëherë vargjet e futura në kllapa do tëpasqyrojnë idilin dhe idiomën e interpretimit lirik të kësaj poeziemeditative ku: “E para ra mbi sy/ mbi buzë e dyta/ e treta mbi zemër/ Oh… mbi dëshirë e katërta!”, të cilat blerojnë “shtegun e gjelbër drejt parajsës” që ia paska “përndezur trupin” poetit kur e ka parë, (po aty f. 28).

Ky element i katërt qoftë te gjethi i Tërfilit, qoftë tek stina e katërt, apo thjesht tek lutja biblike, formon një fonemë, një zë interpretimi të mundshëm, sidomos tek katër elementetqë janë në vargjet e futura në kllapa. E para: Syri – elementi që sinjalizon. E dyta: Buzët – që materializojnë. E treta: Zemra – që përjeton. E katërta: Dëshirë – që mbushullon, (natyrisht kjo e fundit e ka vendinnjë pëllëmbë ndër kërthizë).

Shikuar strukturën e vargjeve, poeti në mënyrë të përsosur e ka ndërtuar kuartetin emblematik, si synim për të sajuar legjendën e Tërfilit,i cili tashmë ka hyrë si krijim i mirë poetik në librin e Sarë Gjergjit.

U nisem nga motivet lirike të kësaj poezie, për të trajtuar arsyen e pagëzimit “LËGJENDA E TËRFILIT”. Por ngjarja u zhvillua ashtu si u zhvillua, e ne sikuru gjendëm rastësisht brenda legjendës në fjalë,ndoshta kemiaktruar“pa lidhje?!” qëllimin e mirë të poezisë, natyrishtmedrojën e madhe se pobënim mëkat duke interpretuar tjetër asaj që është synuar. Megjithatë dihet se tek interpretimi i lirë çdo gjë mund të lejohet, pastaj duartrokitjet eventuale të spektatorit le t’i mbeten meritë për skenën që shpalos drama përjetuese e “Tërfilit katërgjethësh”,qoftë si barishte, si legjendëa si interpretimartistik.

Poezia e këtij libri dallonpër qasjen (dhelojën) lirike e cila është kultivuarmjeshtërishtbrenda pak vargjeve të këtyrepoezive! Thjesht,Sara ka lëruar poezinë me kujdes, duke i kushtuar vëmendje anës së jashtme, pjesës së dukshme, asaj kozmetike. Si të themi, ai e ka përpunuar edhe dizajnimin figurativ të shprehjes lakonike. Gjithsesi mund të pranohet se Sarë Gjergji, është një poet i kompletuar i cili në fushën e letërsisë dhe shprehjes letrare ka një sfond fjalësh, shprehjesh letrare, dheshumë nocione filozofikeqë i përbëjnë peizazhet e një mozaiku karakteristik!

St. Gallen, 29 shtator 2013.