Pëllumb Xhufi për LSI-në: “antiligjore”, “antishqiptare”, “antikombëtare”, “antikushtetues”

0
41

TemA Online, 15 Janar 2012

Në një intervistë me Skënder Minxhozin për revistën ‘Java’ që del të dielave, Pëllumb Xhufi, ish-deputet dhe ish-Nënkryetar i LSI-së, thotë: “…në këto dy vjet, duke harruar premtimet e duke shkelur me të dy këmbët programin e saj, drejtuesit e LSI-së kanë marrë përsipër aktet më antiligjore e antishqiptare të qeverisë Berisha: nga marrëveshja antikombëtare e detit me Greqinë, nga regjistrimi antikushtetues e antishqiptar i popullsisë, nga llokoçitjet e paprincipta me klanet e Serbisë, nga privatizimet-plaçkitje të pronave publike e deri tek pushimet masive nga puna të Bashkisë së Tiranës…”

Pasi flet pozitivisht për Kongresin e fundit të PS dhe linjat e tij programore, ai shprehet i zhgënjyer për mos-materializimin e një axhende opozitare për Kosovën dhe për kombin.

Xhufi shprehet se “…Kryeministri guxon aq shumë sa të përdhosë figurën e Fan Nolit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, apostuj të baskimit kombëtar, të cilët i ka quajtur haptazi “puçistë” e “bashibozukë”, ndërkohë që PS hesht e kështu, në mënyrë implicite, pranon që nuk është punë e saj mbrojtja e historisë kombëtare.”

Xhufi flet me trishtim për mos-reagimin e PS ndaj “aktit barbar të falangave serbofile në Dibër, që ngritën aty bustin e Halil Alisë, shërbëtor i të huajve e xhelat i shqiptarëve.”

Zëri i Xhufit, si zëri i shumë atdhedashësve të tjerë nuk arrin të kumbojë në shkretëtirën e interesave personale të klasës politike.