TemA, 28 Shtator 2013
Vetëm në gjashtë muaj nga ardhja në pushtet në vitin 2005, Partia Demokratike largoi nga puna plot 10 mijë punonjës të administratës.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Dita, referuar një raporti të hartuar nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur për këtë qëllim.
Raporti i përket 4 tetorit të vitit 2006.
Punonjësit u larguan nga puna nga periudha shtator 2005 deri në mars të vitit 2006.
Edhe në atë kohë kishte një ligj për mbrojtjen e nëpunësve civilë, por Berisha përdori një marifet. Ai i sillte militantët e PD-së me kontrata provizore dhe më pas i emëronte zyrtarisht./ep
4 tetor 2006: Konkluzione nga raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimet në administratë:
1. 14 mijë e 74 është numri i nëpunësve të Administratës Publike të larguar nga puna.
2. Reformimi i administratës ka prekur në një masë të madhe shërbimin civil si dhe sektor të ndryshëm të entit publik.
3. Nëpër ministritë e linjës është larguar nga puna 80% e stafit.
4. Nëpër institucionet e linjës është larguar/ pushuar nga puna 87% e stafit.
5. Nëpër entet publike dhe degët në rrethe largimet nga puna dhe zëvendësimi i specialistëve me militant ka qene pothuaj në masën 100%.
6. Praktika e listës se pritjeve i ka sjellë shtetit një dëm prej 43 milion euro, sepse për të njëjtin vend pune paguhet nga dy apo dhe tre herë.
7. Nëpër ministri, në 60% të rasteve drejtorët punojnë me një numër minimal specialistësh.
8. Sekretarët dhe drejtorët në Kryeministri janë punësuar me kontrata joligjore, duke penguar kështu aplikimin me konkurs për një vend pune. Madje në disa raste as nuk është bërë thirrje apo lajmërim për vend të lirë pune.