Shekulli
Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes dy partive të madha, Aleanca Kuqezi ka protestuar para dyer të Kuvendit. AK duke e cilësuar marrëveshjen pazar mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i ndëshkojnë me votë.
“Jemi dëshmitarë të pazarit më të fundit të PD-së dhe PS-së. Jo më larg se dje PD dhe PS na vërtetuan sërish se janë të gatshme të krijojnë koalicionin e tmerrit mes tyre vetëm e vetëm për të mbajtur një karrige me rrota në zyrat e shtetit të kalbur pikërisht prej marrëveshjeve të fshehta mes tyre. Kanë 22 vjet që qeverisin duke ndërruar karriget dhe mbushur xhepat dhe ende nuk janë ngopur duke kërkuar votën e shqiptarëve për t’i vjedhur ata pandashmërisht. PD dhe PS janë drejte një koalicioni te modelit grek ku dy partitë qe shkatërruan vendin sot bashkëpunojnë me gjasme për ta rindërtuar atë. Ka ardhur “koha për ndëshkim”, tha përfaqësuesi i AK-së, Augent Xhaferaj.
AK denoncoi se për shkak të këtij pazari “parlamenti është mbushur me deputetet të papunë e bixhozxhinj që kriter i kanë vënë vetes lidhjet me krimin e organizuar, trafiqet, drogën dhe kazinotë e fuqishme të Ballkanit,”.







