Pazarët politike pa hanxhinë

0
90
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Është aktualizuar shumë tema për presidentin e ardhshem të Kosovës. Kësaj loje politike ia filluan potparolet Adem Gabovci dhe Ismet Beqiri, të cilët deklaruan së Hashim Thaçi duhet të jetë president i Kosovës. Me këtë temë nuk e la pa u marrë edhe kryeministri, Isa Mustafa, thua së Kosova nuk na paskësha punë tjeter në vitin e ardhshem, pos asaj që Thaçi të bëhët president, ose prishet koalicioni. Ky koalicion edhe ashtu ka qenë koalicion i makinacioneve të shumta politike. Ka qenë koalicion i interesave të grupeve të caktuara politike të PDK dhe LDK. Se është ashtu e tregoi edhe periudha një vjeqare e qeverisjës më vendin. Çka nuk pamë dhe çka nuk ndëgjuam gjatë kësaj kohe.

U bëmë gazi i botës. I kemi qitur punët në terezi të madhe, veq na paskan mbetur keq rehatimet e radhës. Këto maskarada politike po bëhën në kohën kur vendi po zhytet në krizën më të madhe institucionale të pasluftës. Pas gjithë kësaj së çka po na ndodhë para syve tanë, po na servohet mjegulla e re politike, e këtij pusheti të deligjitimuar. Turpi nuk çelë varrë askend thotë një fjalë e popullit. Pas secilit dështim të radhës kasta udhëheqëse politike, e gjenë një justifikim për të vazhduar politikën e vjetër.

Popullit pak i intereson tashmë së kush do të jetë president i vendit, kur shteti dhe mirëqenja e tyre gadi kanë rënë përtoke. Këto pazare politike, janë produkt i njëmendësisë politike të tipit diktatorial. Sistemi monist dihet së është sistem krejt përjashtues. Është sistem ku vlerat morale dhe përgjegjësia politike nuk merren parasyshë. Nuk është pyetja këtu Thaçi apo filan fisteku të bëhët president, por është turp të flitët për zevëndësim postësh në këto rrethana politike. Për të mirën Kosovës, kjo Qeveri do të duhet të dorëhiqej. Kurrë nuk u lufua krimi dhe korrupcioni si dukuritë rrënuese të pasluftës.

Shumë vrasje për motive politike nuk e gjetën dritën e diellit. Pak kush nga zyrtarët e lartë të shetit u arrestua për shkak të nivelit galopant të korrupcionit. Nuk dua të bëj këtu ndonjë analogji, por Serbia që mbartë mbi supe hipotekën e shtetit gjenocidial arreston 80 përsona në poste të larta të shtetit e biznismenë të ndryshem për korrupcion, kurse në Kosovë moti nuk kemi ndëgjuar së është arrestuar ndonjë zyrtarë i lartë i shtetit për keqpërdorime të tilla. Ose edhe nese kemi pasur arrestime, ata janë liruar shumë shpejt dhe prapë janë kthyer në postët e mëparshme pushtetare !

Dhe, tash e dhëna tjetër. Si ka mundësi që pas vendimit të kushtetetuesës lidhur më Asociacionin të pretendohet të mbahet gjallë ky koalicion qeveritarë?. Kushtetata nuk është livadh të shkelet pak apo shumë. Nuk është këtu në pyetje vëtem arroganca përsonale e një njeriut, por bëhët fjalë për arrogancën institucionale. Këtyre arrogancave në vitin 2016 do të duhej tu vinte fundi. Heret kan filluar pazarët politike pa hanxhinë…