Pavarësia e shteteve shqiptare!

2
28

Ismet Hasani, Suedi

Në 6 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës
Të gjithë ”kosovarëve” kudo që janë, urime

P A V A R Ë S I A

Fatet e kombeve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha!
Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës. Me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive dhe e çojnë shoqërinë drejt majave më të larta të shkencës, artit dhe përparimit të mendimit njerëzor.

P A V A R Ë S I A

Pëllumb, fluturova nga vendet e largëta
në sqep Letrën e mbajta,
mbi ré, ujëra e oqeane fluturova
Kosovës – Letrën mbi Pavarësinë ia dërgova.

Arbër e kam emrin
i vjetër në histori,
me mund e ruajtët vendin,
Urime për Pavarësi!

Valmir më thërrasin,
valët më tundasin,
më përpara ua solla lirinë,
Sot, më 17.02.2008 – Pavarësinë!

Azem më pagëzuan,
kurrë s’më harruan,
më ringjalli Drenica,
unë jam, Azem Galica!

Rilind e kam emrin,
këtu e kam vendin,
ashtu si dikur në Vlorë,
tash erdha në Kosovë!

Ëndërr ju dukësha,
që plot 96 vjet,
por Sot – më 17 shkurt (2008),
u bëra – r e a l i t e t!

Sokoleshë më quajnë,
më thërrasin edhe Sorkadhe,
– Unë jam ajo ”Nusja”
– Bëni Dasmë të Madhe!

I l i r – emër me histori
jam shumë i vjetër,
me shkronja të arta,
Pavarësinë ua Vulosa në Letër!

Arlind! – Më thirri nëna,
– Na erdhi PAVARËSIA!
– URIME! Nënë e dashur!
– Na u shndërit ardhmëria!”

*
Hässleholm – Suedi, 17/02/2008

Veç pakëz histori – Ju lutëm e lexoni!
Historia është mendja e njerëzimit. Historia e civilizimit është një histori e ngadalshme dhe e dhimbshme e lirisë së njerëzimit. Kush nuk i mëson e nuk iu përmbahet diktatit të historisë, kjo e dënon tmerrshem! Historia na mëson:çfarë të bëjmë e çka të ndalojmë. Historinë duhet me e dijtë, se ajo mundet edhe me u përsëritë.

Ismail Qemali shpalli PAVARËSINË E SHQIPNIS’ më 28 nandor 1912 /Ismail Qemali

Në Vlonë me 28 të Vjeshtës së Tretë 1912-të, Ismail Qemali: Shqipërinë e kemit këtu, të gjithë. Dhe politikën e saj të paqes dhe ngritë dorën e djathët (në të cilët mbante një degëz me gjethe të gjelbërta) të fqinjsise së mirë! Deri tani Evropa nuk na i ka dhënë të drejtat tona. Traktati i Shën Stefanit na sakatosi. Mbledhja e Berlinit na qethi në shumë vende në dëmin tonë e në favor të shteteve fqinj. Dhe tani se fundit, hordhirat e Xhavidëve e të Turgutëve kujtuan se i shuan shqiptarët. Kosovën me Malësinë kullë me kullë i shkatërruan dhe i përvëluan.

Vranë pleqë, plaka, gra, fëmijë, kështu e rrënuan dhe gjakosën pa mëshirë Shqipërinë martire. E kur plasi Lufta Ballkanike, i panë se ku vanë xhavidët e Turgutet. Ushtritë e shteteve të Ballkanit po i ndjekin pas, por në këtë rast, ata, dua të them ballkanikët duan të copëtojnë edhe Shqipërinë në mes tyre. Fqinjët nuk duhet të gënjehën me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekullit të kaluem e dëshmon këte të vërtetë”.

Ky truall është Atdhéu ynë. Né e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj sot të mbledhur në ketë Kuvend të Madh Historik,
E SHAPLLIM PARA GJITHË BOTËS VULLNETIN
E POPULLIT TONË SOVRAN!
(Ismail Qemali)

Luigj Gurakuqi këndon/lexon letër-aktin e mëvetësisë se Shqipnisë
“Në Vlonë me 28 të Vjeshtës së Tretë 1912-të, pas fjalëve që tha Zoti Kryetar I.Q. beu, të cilat tregojnë rrezikun e madh ku ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ

V E N D U A N

QË SHIPËRIA ME SOT TË BÂHET E MËVETME,
E LIRË DHE E MOSVARNE

Duartrokitje…!
Pason nënshkrimi:
i pari I.Qemali, i cili e thërret të dytin:
i dyti: z. Imzot Nikollë Kaçorri… nënshkruajnë të gjithë.
Pas nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë,
Ismail Qemali me flamur në dorë del nga salla në ballkonin e ndërtesës, i drejtohet masës se tubuar me këtë fjalë:
“Të dashur shqiptarë! Të bijtë e të Madhit Skënderbé – G Ë Z U A R! GËZUAR SHQIPËRIA E LIRË! Nga populli degjohet: RRoftë Flamuri!
Të dashur vëllazën e motra! Bijtë e mi!
Do të ju rrëfej një të vërtetë!
Shokët e mi të rrugës e të halleve, ata që janë këtu, e ata që s’i kemi pranë, të më falni. E ruaj në zemër këte të fshehtë, jo për vete, po që t’u tregonja juve sot këtu, në këte ditë të shënuar. Dhe ja q’më mundonte. A do të arrinim ta ngritnim Flamurin me 28 Nëntor?!
Ju do të pyetni ç’bëri e 28-ta, ç’bëri e 30-ta?
Or vëllazën e motra shqiptarë!
Në një Ditë të tillë, më 28 Nëntor të motit 1443, Skënderbeu ngriti në Krujë Flamurin Shqiptar! Këtë Flamur.
Ky vëllazën shqiptarë është NËNTORI I DYTË I SHQIPNISË!
QOFTË I BEKUAR PËR JETË!”
*
Imzot Nikollë Kaçorri , merr përsipër të vëndos Flamurin në ballkon e shtëpisë ku u shpall Pavarësia.
Duke e vendosur flamurin, shokët përreth po i thonë:
”- Imzot Nikollë, Vlora plotë me ushtri e polici turke e me xhandarmëri serbe, e po ta na shohin që na po e ngrisim Flamurin Kombëtar, a i di se shka do të na bâjnë, asnjâ të gjallë nuk kanë me na lëshue!?”
Këtu Imzot Nikollë Kaçorri i tha ato FJALËT E FAMSHME:
”- Me ’dekë se me ’dekë, ma mire po ‘desim sod e me nderë, se me ‘dekë nesër e pa nderë!” – ju tha Imzot Nikollë Koçorri dhe e vendosi Flamurin në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi.

Më të mbërrirë Isa Boletini me shumë shokë, kur e lajmëruan Ismail Qemalin se po vjen Isa Boletini, ky ju tha:
”Flamurin, flamurin se po vjen Isa!”
E muarren Flamurin e duelen me e pritë Isa Boletinin.
Isa Boletini, u përkul, vuri njënin gjû në tokë, e kapi Flamurin me dorën e djathët dhe e puthi Flamurin… e pas tij edhe të gjithë që ishin me Isën.

Pas Shpalljës se Pavarësisë se Shqipnisë në Vlorë, më 28 nandor të vitit 1912-të, pra,
pas 95 vjet, dy muaj e 19 ditë, pikërisht më 18 shkurt të vitit 2008, në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, para 109 deputetëve të Parlamentit të Kosovës, shpalli DEKLARATËN E PAVARËSISë së Kosovës.

(Po kalojmë në Sallën e Parlamentit të Kosovës, ku u mbajt Mledhje e Jashtëzakonshme, ditë e dielë, më 17 shkurt 2008!)

Kryetari i Parlamentit, z. Jakup Krasniqi:
Ftoj Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi që të lexoj Propozim Deklaratën e Pavarësisë!
Ftoj të gjithë të qëndrojnë në këmbë!

Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, lexon Deklaratën e Pavarësisë:

Hashim Thaçi
I nderuari z. Kryetar i Kuvendit! (z. Jakup Krasniqi)
I nderuari President! (z. Fatmir Sejdiu)
Të nderuar deputetë (të Kuvendit)
Të nderuar mysafirë!
E nderuara Familje – Jasharaj!
E nderuar Familje – Rugova!
Faleminderit: Shtete të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian dhe NATO!
Tani më lejoni që, duke ndier rrahje të zemrës së stërgjyshëve tanë me veshët tanë, unë me nderin dhe përgjegjësinë më të madhe do të lexoj’

DEKLARATËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

(Duartrokitje të gjata frenetike…)
– Të mbledhur në Mbledhje të Jashtëzakonshme, më 17 shkurt 2008, në Kryeqytetin e Kosoves, në Prishtinë, dukeiu përgjigjur thirrjes se popullit për të ndërtuar një Shoqëri, që respekto dinjitetrin njerëzor, afirmo krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, të zotuar për të përballuar me trashëgiminë e dhëmbshme të së kaluarës së afërt dhe në frymën e pajtimit dhe të faljes, të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit të respektit dhe diversitetit të popullit tanë;
– Duke afirmuar deshirën tanë për t’u afirmuar plotësisht në Familjen Euroatlantike të demokracive;
– Duke vërejtur së Kosova është një rast i veçantë që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan, për të cilën do situatë tjetër;
– Duke rikujtuar vietet e konflikteve të dhunës në Kosovë, që shqetësuan ndërgjegjën e të gjithë popujve të civilizuar;
– Duke qenë mirënjohës gjithë botës që ndërhyri më 1999, duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën dhe duke vendosura Kosovën në Administrimin e Përkohëshem të Kombeve të Bashkuara;
– Duke qenë krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale shumë etnike të demokraci¨s që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë;
– Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponzorizuara nga Ndërkombëtarët ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e Statusit tanë të ardhem politik;
– Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshem për të dyja palet, përkundër angazhimit të mirëfillët të Udhëheqjes Kosovare dhe rolit të rëndësishem të faktorit ndërkombëtar;
– Duke rikonfirmuar se rekomandimet e të deleguarit special të Kombeve të Bashkuara z. Marti Ahtisari, t’ia ofrojë Kosovës një Kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhem, janë në një vijë të drejtë me standardet më të larta Evropiane për të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë;
– Duke qenë të vendosur qëtë shohim Statusin tanë të zgjedhur në një mënyrë që t’i ipet popullit tanë qartësi për të ardhmen dhe të shkohet përtej konflikteve te¨së kaluarës dhe të rezlizohetg potenciali i plotë demokratik dsi shoqërisë sonë;
– Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,
Nën një (1):
Né udhëheqësit e popullit tanë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet të kesaj DEKLARATE,

SHPALLIM KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE DEMOKRATIK

 (duartrokitje të gjata frenetike…)
Prishtinë, 17 shkurt 2008 pikërisht në orën 15:38!
Transkript,
Ismet Hasani
Sot, më 17 shkurt 2014, në 6 vjetorin e Pavarësisë, qëndrojnë të dhëna fakte kapitale që Shtetin e Kosovës e kanë njohur 106 Shtete të Botës!
Për shumë arsyera të panjohura, 5-së shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur*1)
*1) Pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë duke e zbutur qëndrimin, dhe ky është ndryshimi tash për tash, ka deklaruar analisti i çështjeve ballkanike, Tim Judah, pas konferencës “Rrjeti i Transatlantik”, ku po marrin pjesë 40 përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Judah gjithashtu ka thënë se ka edhe hapa konkret rreth çështjes së integrimit në BE, njofton KTV. Në anën tjetër zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, është shprehur se ky takim është një mundësi e mirë që njerëzit të vinë dhe të shikojnë realitetin në Kosovë, edhe pse kjo është një punë e vogël për të bindur shtetet që të na njohin. Ndërkaq ata që nuk do të ndryshojnë qëndrim as për një të ardhme të afërt janë greket, ku njëra ndër arsyet për këtë sipas përfaqësuesit të tyre, është lidhja tradicionale që e kanë me Serbinë.
*
Përfundim dhe mendim

(1) Të synojmë të jetojmë në qetësi, të mendojmë me mendjet tona, të shiqojmë punët tona dhe të punojmë me duart tona; “Dora e huaj mirë nuk të kruan, brisku i huaj fort thellë të rruan!”
(2) Patriotizëm i mirëfilltë i një intelektuali është që vlerat shpirtërore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale të popullit të vet t’ia prezantojë botës, e jo vetëm provincës së vet.
(3) Mendoj se, nuk është më koha e kombeve për suedezët, norvegjezët, danezët, gjermanët, apo amerikanët, ndërkaq për shqiptarët, që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre. Mendjet e Ndritura me profesionalizëm trajtojnë çështjet e Kombit.
* Popullin Shqiptarë e bashkon gjuha, prejardhja, autoktonia, lashtësia, historia, virtytet, traditat, që me vizionet e tyre e çojnë përpara Mendjet e Ndritura të tij.

Qëllimi i të gjithëve: përmirësimi i gjendjës ekzistuese dhe sigurimi i një vendi dinjitoz në Familjën e Kombeve të lira, të Pavarura e të Qytetëruara, hyrjën në Evropë, jo si lypës (lypsarë), por si Komb që meriton.
*Fjalët që kosniderohen si të shenjta “liri” dhe “të drejta” nënkuptojnë: “liri nga frika”, kryesisht nga autoritetet qeveritare) dhe “liri nga uria”,kryesisht nga papunësia dhe varfëria.
*Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika, përkundrazi, atje ku ka liri ai vjen në mënyrë të pashmangshme.
*Qindvjetëshi, ngandonjëherë zë pak vend në faqet e Historisë. Por, nganjëherë, në jetën e njeriut – edhe një minutë është i gjatë, sa një vit, sa një shekull. Jo vetëm një minutë, por vetëm Një Çast mund ta ndryshojë krejt jetën! Të ndërtojmë mendime të reja me trurin tonë.Të bashkëmendojmë. T’i bashkojmë mendimet dhe veprimet.
*Të synojmë të jetojmë në qetësi, të mendojmë me mendjet tona, të shiqojmë punët tona dhe të punojmë me duart tona; “Dora e huaj mirë nuk të kruan, brisku i huaj fort thellë të rruan!”
*Ai që e di të mirën e vendit dhe nuk e kërkon atë duke luftuar të keqen, është mëkatar!
*Kombet nuk i kapërcejnë dot krizat pa përpjekje të një elite që duhet të jetë laboratori i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të tij.
*E drejta nuk ishte e atyre që u përpoqen të na mposhtin me tanke, sepse sot ata janë të dëtyruar të rishikojnë qëndrimet e tyre, duke hedhur sytë nga reformat dhe liberalizimi.
*Idetë e padrejta luftohen me anën e ideve të drejta dhe jo me burgje e me terror.
*Nuk ka gjë më të fuqishme sesa ajo e ideve të cilave ju ka ardhur koha! Nuk ka gjë më të dobët sesa ajo e ideve të cilave ju ka kaluar koha!
*Liria i jep kuptim e gjallërim jetës, vetëm me Te shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, përparimit të mendimit njerëzor.
*Duhet pasë ndërmend se: Koha krijon njerëzit, njerëzit nuk krijojnë kohën. E njerëzit, në kohën e duhur t’i biejnë Vendimet me vlerë kapitale.
*Çdo kohë bien Vendimin e vet! Çdo Vendimi i vie koha e vet!
*
Kontakti me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com

2 COMMENTS

  1. Z. Hasani! Kam nje princip: Kush hedh gure mbi mua, nuk i gjuaj, bej mur me ato dhe mbrohem. Kur te marret gjuajne mbi te tjeret, jashte oborrit te shteoise time, aty ku fillon e jona, i yni- (Atdheu), atehere behem reagues, i ashper bile. Siç e ke vene re, te jam pergjigjur vetem per guret qe hodhe mbi Asllan Dibranin. Per pjesen time, per guret qe hodhe mbi mua as e kisha ndermendt. Shtysa qe me beri te dal mbi kete princip timin, eshte publikimi yt “emocional” i poezise per Atdheun. Po ky,-thashe? Dje u rreshtua ne llogoren antikombetare te Milazim Krasniqit, sot ka dale me flamur tjeter! Pra qenke me dy flamure. Ne kete rast, nuk mund ti them i pandershem Krasnqit, fundja ai ka vetem nje flamur, ate antikombetar dhe eshte deklaruar ashiqare… Dy fjale per poezine tende: Po te kerkosh ne arkivin e ketij blogu, do te gjesh poezi, ku arti i fjales dhe emocionet qe percjellin, elektrizojne edhe vete natyren qe u dha kete dhunti autoreve poete. E para, ti nuk din se ç’eshte poezia dhe çdo te thote poezi. E dyta, fakti qe ke edhe kurrajon te besh publike poezine tende, do te thote qe nuk njeh edhe veten dhe prezantohesh pergjynaf. Sipermarrja jote per te publikuar kete poezi, eshte njelloj si sipermarrja e nje plake, e cila, pa haber fare per baletin klasik, kerkon te beje balerinen te baleti Romeo dhe Zhuljeta…… Tani, dy fjale per guret qe hodhe mbi mua. Me akuzon per fjalor ofendues e banal?! Ne komentim tim ka vetem dy fjale qe mund te insinuosh, jo me te drejten romake, nuk eshte vokacioni yt e drejta romake, por me sheriatin: (mendjekalbur dhe gjarper). Per mua, mendimi intelektual shqiptar eshte pasuria me e çmuar kombetare, eshte hynorja. M. Krasniqi nuk ka mendim shqiptar, por fundamentalist turkoshako-arab. Mendimi shqiptar i tij eshte kalbur dhe eshte zevendesuar me nje tjeter. 2. E kam quajtur gjarper: A ka helm me te madh se te kerkosh te perjetesosh sundimin osman e te mohosh Rilindjen Kombetare. 3. Me akuzon per urrejtie. – Perkundrazi, pozicioni im eshte thjeshte reagues. Jane krasniqet e tu, (qe te kane mahnite) ato qe, me nje urrejtie te papermbajtur, po mallkojne Skenderbeun, Gjon Buzukun – se shkruajti i pari shqip, dhe me kete rast, mallkojne gjuhen dhe shkrimin shqip. Pra, jane ata qe jane hedhe ne ofensive urrejtje shketerrimi vlerash e identiteti. 4. “Shkrim i ulet”,-thua ti, per ç’ka mbeshteta A. Dibranin. Une nuk bera shkrim, e mbeshteta autorin. Neqoftese don te shohesh ndonje shkrim timin, mund te bej edhe nje esse per per mendjen tende te ngrate. 5. Insinuon per mua, se mbivleresoj veten( pra une mendja pa vlere) para nje profesori me tituj e grada shkencore…….. Mos harro, ne rrjetet sociale gjen plot firma me pseudonime dhe emra perkates qe nuk vene para titujt shkencore. Je shume naiv, s’din me shume dhe e fut noçken si derri ne gjol vetem me nuhatje, por mendja nuk eshte shqise, e jotja mbase. Megjithate, une nuk i mohova graden shkencore dhe as mund ta quaj injorant. Ai kerkon te manipuloje injorante dhe, deri tani, me te ndjeshem ne kete manipulim, jane disa injorante qe dine shkrim e kendim dhe disa te tjere qe dine diçka me shume se shkrimi e kendimi. Ne kete kategori hyn edhe ti. Ndaj, per dy fjale qe thashe une e qe ti i quajte TMERR, e tregove veten se s’je gje tjeter, veçse nje plak zevzek e grindavec. Siç duket, atje ku je, nuk ke me ke zihesh e gerricesh ose ke zene nje qoshe oxhaku e s’ta fut kush ne pordhe.

  2. Z.Myftari nji pergjigje me plote etike gazetareske,
    pena e juaj gjithmon ka qene me te verten,jo me medhefet dhe inatet e shfrenuara si disa “gazetar”.
    Po si do qofte edhe autori i siperpermendur besoje se ju ka kuptuar,heshtja eshte pendes.
    Ju pershendes i nderuar z.Sabedin Myftari.

Comments are closed.