“Pavarësia e Kosovës” në Koblenz të Gjermanisë

0
26

Agjencioni FLOART – PRESS , 31 maj 2010
Mimoza Sali vlerësohet me poezinë “Në zemrën tënde Kosovë, lashe një copëz zemër” në vendin e parë
Përfundoi takimi poetik tradicional

Minoza Sali Mimoza Sali

http://floart-press.blogspot.com/2010/05/mimoza-sali-vleresohet-me-poezine-ne.html

Nga Arsim Halili

Tubimi poetik hapet nga moderatorja e cila ka një zë brilant gjë që e bënë edhe më të këndshëm këtë organizim, znj. Pranvera Veliqi. Ajo fillimisht kërkon me një minutë heshtje t’i nderojmë të gjithë të rënët në fushën e nderit.

Para të pranishëmve shpalos agjendën e punës brenda këtij tubimi të karakterit letrar.
Takimet i shpallë të hapura z Hasan Qyqalla, i cili edhe uron të pranishmit për pjesëmarrje. Qyqalla flet me pak fjalë për organizimet paraprak, gjë për të cilën, ky takim është i treti i radhës.

Ai fton që të jemi tok gjithkund dhe të gëzojmë atë që e kemi merituar ndër vite, Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë. Qyqalla duke u uruar mbarëvajtje këtij takimi përmbyll fjalën e tij hyrëse.

Takimit i uron mbarëvajtje, ndërsa mysafirëve dhe të gjithë të pranishmëve të kalojnë sa më mirë, disidenti, poeti dhe njëherësh edhe kryetari i Lidhjes së shkrimtareve dhe artisteve shqiptar në Gjermani, z.Martin Çuni, uron që ta na thoni fjalë më të mira shqipe dhe uron që edhe të ardhmen të dalin libra të mirë shqipe.

Arsim Halili, paraqitet me një referencë me titull “Kontributi i krijuesve shqiptar nga Kosova Lindore për letërsinë shqipe”.

Tubimin e përshëndeti Nikollë Gjoni kryetar i shoqatës “Stublla” në Gjermani.
Këtë takim e përshëndet kryetari i Lidhjes shqiptare për Gjermani Sebsastian Nujiqi. Sadri Lata kryetar i PDK në Gjermani. Pas këtyre fjalëve, moderatorja, Pranvera Veliqi fton të pranishmit që ta kalohet në pjesën e punës së këtij takimi.

Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi u bënë edhe përurime librash nga këta autor:
Mr.sc Kreshnike Mehmetaj përuron librin” Kosova drejt rrugës së pavarësisë” libër i botuar në gjuhën gjermane dhe njëherësh është mbrojtur si tezë magjistrature në lëmin e shkencave sociologjike në Gjermani, flet Muharrem Sfarqa.

Alma Pahamihali, përuron librin me poezi “ Shtegtime Pulëbardhe”, flet Avni Alija.

Dibran Demaku përuron librin me poezi satirike “Dardha ka Bisht”, flet Hasan Qyqalla.Agim Gashi- rapsodi,

përuron librin m poezi “ Me grykë pushke këndon Kosova”, flet Muharrem Sfarqa.

Për librin”Dritë e Dituri”, “Fletore pune për nxënësit shqiptar me mësim plotësues” flet autori i librit Nazmi Rudari Agim Gashi- Drenica, përuron librin e tij me poezi për fëmijë “Gjysh të kam shoqe” flet Hasan Qyqalla.

Për të na relaksuar pak dhe për t’i dhënë ngjyrim sa më artistik, këtij takimi, rapsodi i njohur Agim Gashi, këndon disa këngë nga repertori i vet.

Pjesa e tjetër e takimit fillon me leximin e poezive nga të poetet e pranishëm në sallë.

Vlen të theksohet për konkursin letrar në këtë takim ishin paraqitur mbi 120 poezi.

Poezi për këtë takim lexuan këta poet:Alma Papamihali, Agim Gashi- rapsodi, Agim Gashi – Drenica, Nazmi Rudari, Sebehate Byci, Avni Alija, Martin Çuni, Shaip Ademaj, Seveme Preteni, Brahim Avdyli, Arsim Halili, Pal Sokoli,Hasan Qyqalla.

Dhe për fund u ndan çmimet për këtë konkurs letrar juria profesionale në përbërje të: Hasan Qyqallës, Dibran Demakut dhe Nikollë Gjonit vendosi si vijon:
Në vendin e parë u vlerësua poezia “Në zemrën tënde Kosovë, lashe një copëz zemër” autore Mimoza Sali me vendbanim në Itali.

Në vendin e dytë, poezia “Tri hyjneshat” autor Brahim Avdyli me vendbanim në Zvicër.

Në vendin e tretë u vlerësua poezia “ Poet ejani në vendlindjen time” me autor Gjon Neçaj me vendbanim në Shqipëri.

Ndërsa çmimin e publikut e merr poezia “Kthehu” autor Arsim Halili Me vendbanim në Bujanoc.

Mimoza Sali

Në prehrin tënd Kosovë, lashë një copëz zemre

Unë pulëbardha krahëkeputur nga Epiri
Fluturova drejt anijes së dashurisë si epitaf i lashtë
Tek ti Kosovë, zonjëz e stërlodhur nga plagët shekullore.
Erdha për të mjekuar plagët e të parëve të mi,
Dhe sëbashku kënduam këngën e gjyshërve tanë…

Buzët e mia të thara për një pikëz ujë prej lumit Kalama
Pinë lotët e legjendës, buzë varreve familjare në Drenicë
Që kërkuan rizgjimin e lirisë hyjnore…

Ah, Drenicë! Në lotin e dhimbjes vara gjerdanë shqiptarie
Si meteor lindi muza e dashurisë brenda mureve të lashta të Vushtrrisë.
Të ngritura prej një gjuhe, një tradite dhe një historie…

Zemra ime digjet tani nga malli, nana më flet nga varri:
“Bijë, bijë dëgjoi ninullat e kombëtarizimit
Se Kosovë e Çamëri, janë NJI, NJI, NJI!”
Përjetova një emocion që gëlon mes dy kohërave…

Me krahët e ARTËS përkëdhela dashurinë më të madhe njerëzore,
Në trungun që u munduan ta shkulnin nga rrënjët,
Por gjoksi kurrë s’ju shkul prej ijës
Aty, gjeta mikpritjen dhe dashurinë, siç prêt nëna të bijën.

Unë pulëbardha krahëkëpur nga Epiri, në prehrin tënd Kosovë
Lashë një copëz zemre, bri shekullit më të ri, ku po derdhet dritë, dritë…

Kush është Mimoza Sali ?

(Përgatiti Flori Bruqi)

Mimoza Sali ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe me pas mbaroi studimet e larta për Multikulturat në Itali. Punon per te drejtat e emigrantëve atje dhe në një gazete lokale në Bra (Cuneo). Ka botuar një liber me poezi vetem italisht, tenton të botoj dhe një libër tjetër dy gjuhësh Italisht-Shqip. Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali.

Nën moton “Vushtrria frymon me poezinë”(16 maj 2009) si dhe me një organizim të shkëlqyer madje i cilësuar si ndër më të mirët që prej fillimit të këtij festivali me përmasa gjithëkombëtare Vushtrria ka arritur që për të njëzeteshtatën herë me radhë të përmbyllë suksesshëm Festivalin tradicional dy ditorë “Takimet e Poeteshave Shqiptare-Vushtrria 2009. Në emër të Qeverisë së Kosovës me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se Qeveria e çmon mendimin e lirë dhe shprehjet letrare.

Ndërsa Kryetarja e Këshillit Organizativ Xhevahire Izmaku, në fjalën e saj hyrëse në këto takime letrare ka çmuar lartë kontributin e këtyre takimeve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore dhe letrare. Juria e festivalit në përbërje të së cilës ishin:Avdullah Konushevci, Xhevahire Izmaku si dhe Bedri Tahiri kanë vendosur që dy poeteshat Ledri Kurti dhe Mimoza Sali të jenë fituese të vendit të parë, kurse fituese të vendit të dytë janë shpallur Aida Rexhepi dhe Kozeta Zavalani, fituese të vendit të tretë janë shpallur Meri Lalaj dhe Marjela Mango. Drejtoria për Arsim në Vushtrri po ashtu ka ndarë dy çmime speciale për Etleva Tafën dhe Merushe Gjoshaj. Këto takime janë mbyllur për këtë vit me një tribunë letrare me temë “Poezia e Lasgush Poradecit” si dhe me një program të pasur kulturo-artistik.

MIMOZA SALI
Poezi

Era e fatit

Një lule e rènè né udhë
Pret erën e fatit
Ndoshta, fryn drejt gjetheve tè vjeshtës
E si to, tè kalbet
Ndoshta, drejt ….pranverës
E ku i dihet ku tè fryn era e fatit?

Il vento della fortuna

Una fiore smarrito in mezzo alla strada
Attende il vento della fortuna
Forse, soffia e vola verso ai fogli d’autunno
A marcire come loro
Forse soffia verso …la primavera
E chi sa dove ti porta il vento della fortuna?

Rrogozët e tymosura
Kur koha fshihet nën rrogozët e tymosura
Ti, mos më vështro me sy qortues
S’kam mëshirë
Për gurët që kalben…
As për hënën që mbeti e verbër.

Le stuoia impolverate

Quando il mondo
Si nasconde, sotto le stuoia impolverate
Tu, non guadarmi con quell’aria critica
Non avrò pietà per le pietre che marciscono
Né per la luna che rimase cieca.

Le ali

Avessi le ali
Ti avvolgerei
Ma il tempo vola
Al contrario a me
E il cielo…, è irraggiungibile……..

Flatrat

Të kisha flatra
Do të mbështillja né gji
Por, koha vrapon
Né kundërshtim me mua
Dhe qielli…, është i paarritshëm.

Non chiedere

Non chiedermi
Come se non fossi esistito
Colpevole il tuo comportamento
Pazzo il mio sentimento
Non posso correre con la velocità del vento
Lascio essa, che mi soffia nel petto.

Mos kèrko

Mos më kërko
Sikur ti mos të kesh ekzistuar
Fajtor sjellja jote
Dhe e çmendur ndjenja ime
Nuk mundem të vrapoj me shpejtësinë e erës
Por e dua atë të më rrahë në gjoks.

Për ty Shqipëri

Një herë, dëgjoja zëra të pafajshëm
Tè veshur me veshjet e stinëve të gabuara
Dëgjoja shpirtin e pa fjalë si groposte ëndrrat
Një herë me sytë e diellit hajdut
Mjekoja buzëqeshjen e fikur
me dorën e shpirtit të braktisur…
Tej botës së yjeve

Zemra ime e çjerrë
Nga thonjtë e lirisë
Ecte fshehurazi nën buzët e ngrira
Tè dashurisë së verdhë
Një herë kam qenë në këtë tokë
Me sytë e ulur dhe emrin e njollosur
Isha vetëm një vogëlushe
Ku iluzionet vareshin në një altar…
Sot kthehem
me veshjen e emigrantes
si një këngëtare e mallëngjyer
me zërin e dashurisë së bardhë
plagët i kam lidhur
me fijet e nostalgjisë
për aromën e kësaj toke
për profumin e këtyre maleve
ku magjia natyrore e jotja Shqipëri
ndriçon dashurinë për jetën
dhe për njerëzimin
paqe dhe vetëm paqe.

Per te Albania
Una volta, sentivo le voci innocenti
vestite con la veste delle stagioni sbagliate
sentivo profondamente l’anima senza parole
come seppelliva i sogni

una volta, con gli occhi del sole ladrone
medicavo il sorriso spento
e le mani dell’ anima abbandonata
oltre al mondo delle stelle

il mio cuore graffiato
dalle unghie della libertà
camminava di nascosto nelle labbra gelate
di un amore giallo

una volta, sono stata in questa terra
con lo sguardo basso, e il nome macchiato
ero soltanto una bambina
dove le illusioni si appendevano in un altare

oggi ritorno
con la veste dell’emigrante,
come una cantante commovente
con la voce dell’amore bianco

le piaghe le ho legate con il filo della nostalgia
per l’aroma di questa terra
per il profumo delle montagne
dove la magia della natura dell’Albania
illumina amore per la vita
e per l’umanità,
pace soltanto pace.

Dëshpërimi

Dëgjoja një zog
Qè këndonte i dëshpëruar
I thash që dëshpërimin ta ndante me mua
Mora gjysmën time
Dhe e shpura në folenë e gëzimit
Dëshpërimi qeshi me gëzim
Por mbeti gjithnjë dëshpërim.

Muzgu

E di që dhe muzgu ka sy
Dhe flet me zë tè mekur?
Puth buzët e shelgut të njomura
Nga loti i ngrirë
Nën gjethet përbri bregut
Harliset vala dhe e mbështjell në gji