Lexova intervisten e gjermano-egjiptjanit Hamed Abdel-Samad, dhënë gazetës gjermane Die Welt me titull: “Duhet demistifikuar Muhameti dhe feja e themeluar prej tij” te perkethyem nga intelektuali kosovar Ibrahim Kelmendi dhe te publikuem ne gazeten “Shkoder.net”: http://www.fjala.info/?p=4554.
Kjo interviste me bani te kthehem 25 vjet mbrapa, para se te largohesha nga Shkodra, ku linda dhe u bana 50 vjeç. Edhe pse shkodranët jane kryesisht dy besimesh, un kam ba nji jete normale, te bukur dhe ne harmoni te plote me te gjithe shkodranët pa dallim. Kam pase dhe kam edhe sot shume miq te ngushte dhe dashamir shkodrane si katolik ashtu edhe musliman, aqe sa kur edhe sot mbas kaq vitesh takohemi ne Shkoder, as qe e ndjejme fare diferencen fetare.
Qyshe i vogel jam mesue te ndjej ne çdo misdite lutjen e hoxhes ne minaren e Xhamise, i cili i lutej dhe i falej Allahut/Zotit me ate za melodioz, ma ate za te ulte, te ambel njerzoro-hyjnor, plot me devocion dhe ne harmoni me njeriun.
Qyshe i vogel jam mesue te ndjej ne çdo misdite dhe ne raste fetare tingujt e lehte dhe te ambel te kumbones se Kishes. Kjo ishte bukuria e madhe dhe tradita e Shkodres, harmonia fetare. Jo rastesisht Kisha Françeskane e Gjuhadolit dhe Xhamia e Fushe-Çeles quhen dy “VESHKAT” e qytetit te Shkodres, te cilat me rastin e nji vjetorit të Pavarsise, pra me 28 nandor 1913, paten nji event, unik ne bote: Kumbonarja u lidh me Minaren me nji konop ne te cilin u varen dritat me rreshtin e gjate te kandilave kuqezi e ku u valvit Flamuri yne Kombtar.
Simbas mendimit tim kjo harmoni fetare ne Shkoder vazhdon edhe sot ne mes shkodranve, por kjo harmoni po shqetesohet nga influencat e hueja negative te vendeve ku Islami zbatohet ne forma joharmonike ne mes perkatesive fetare te ndryshme. Asht per kete arsye qe ky fakt na shqeteson dhe na detyron te studjojme prejardhjen e ketyne influencave te jashtme, te cilat mund te na e cenojne sadopak harmonine fetare ne Shkoder, harmoni qe ne fakt asht edhe vete forca e Shkodres.
Asht e padiskutueshme qe Muhameti, ky mendimtar i madh arab i shekullit te VII mbas Krishtit, ka lane nji trashigimi dhe nji influence te madhe ne historine botnore kryesisht per nji popullsi afer 1.4 miliard njerz. Natyrisht sot ne shekullin e XXI gjithçka dhe çdo ide, pa perjashtim, analizohet dhe diskutohet ne dobi te perparimit njerzor dhe qe i sherben “Lirive te Shprehjes se Mendimit” dhe te “Drejtave te Njeriut”. Jane pikrisht keto Liri dhe te Drejta te Njeriut qe e çojne njerzimin perpara. Idete fikse, te padiskutueshme, te shtangta, e frenojne, e ndalojne perparimin e mendimit njerzor dhe perparimin e vete njerzimit.
Ne intervisten e gjermano-egjiptjanit Hamed Abdel-Samad, dhane gazetes gjermane Die Welt, ai shpreh pikpamjet e veta personale. Natyrisht ai si egjiptjan asht ma kompetent se un ne mendimet e tij rreth Muhametit, por kjo nuk do te thote qe mendimi i tij asht absolut. Natyrisht ai flet ne baze te eksperiencave te tija nga vendi prej nga vjen, ashtu si un flas ne baze te eksperiencave te mija te jetes time ne Shkoder, ku nji popullsi me dy besime, ate kristjane dhe ate muhamedane, kan jetue ne harmoni pa krijue probleme thelbesore.
Kete “Islam” njoh un. Ky asht ai qe ne mbar trojet shqiptare quhet “Islami Tradicional”. Ky asht Islami shembull i respektimit reciprok, i pranimit reciprok, i harmonise reciproke. Ky “Islami Tradicional” i joni, qe duhet te mbrohet dhe duhet te jete shembull edhe per popujt e tjere ne shekullin e XXI.
Paul Tedeschini, Itali me 15 tetor 2015