Paul Tedeschini: Përgjigje kongresmenit amerikan Joe DioGuardi

0
61


Të ndertit
Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi,
Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi,
dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të LQSHA-së !

Lexova me vemëndje letrën tuej që ma keni dergue me datën 01.01.2012 si dhe persëri ma keni dergue me datën 21.02.2012 ( http://tribunashqiptare.net/?p=3801 ) , në të cilën ju paraqitni arsyet e jueja se pse Amerika duhet të vazhdojë ta mbaj në Kosovë Kampin ushtarak Bondsteel në kundershtim me mendimin e Administratesë Obama-s, e cila ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin.

Per këtë mendim tuejin un personalisht kam tri vërejtje kryesore:
Së pari nuk më duket se ju keni të drejtë të pretendoni se perfaqësoni mendimin e të gjithë 750.000 shqiptarëve që banojnë në Shtetet e Bashkueme të Amerikës perderisa nuk asht ba nga ana e juej dhe nga ana e askerkuj tjetër një lloj verifikimi të mendimit të këtyne 750.000 shqiptarve rreth mbajtjes ose jo të bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë. Kjo i ngjanë tamam metodave të kohës së diktaturës komuniste në Shqipni ku rezultati i zgjedhjeve ka qenë gjithmonë per nji gjysëm shekulli rresht 99.99 % në favor të shtetit të diktatures komuniste.

Së dyti krejtë arsyetimi i juej të len të kuptosh se mjerisht ju nuk e njihni fare historinë e Ballkanit dhe per pasojë ajo që ju propozoni asht antihistorike, antipraktike dhe kundra interesave të paqës në Ballkan e kryesisht kundra interesave të vetë popullit shqiptar/kosovar per drejtësi dhe qetësi.
Në momente të ndryshme herë paravlenë zgjidhja ushtarake e herë paravlenë zgjidhja politike e problemeve simbas rastit.

Në këtë moment historik per shqiptarët/kosovarët, mbas zgjidhjes ushtarake të nderhymjes së detyrueme në vitin 1999 kundra forcave shoviniste serbe, të cilat po kryejshin krime të shemtueme ndaj popullsisë vëndase dhe të pafajshme shqipëtare të Kosovës, sot mbas një dekade, në ketë moment tjeter ku 85 vënde të botës e kanë njohtë tashma pavarësinë e Kosovës, shqiptarët/kosovarët kan nevojë per zgjidhje politike/paqësore e jo per zgjidhje ushtarake, sepse shqiptarët kan nevojë per paqë dhe rindertim. Vazhdimi vetëm i zgjidhjeve ushtarake do të ishte i damshëm po nuk u alternue me zgjidhjet politike, pamvarsisht nga qellimi pro o kunder i Administrates së Obama-s, e cila ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin me arsyetimin, që Amerika është zhytur në luftë në Afganistan.

Se treti ju nder të tjera pohoni: “Gjatë vitit të kaluar është raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndërtua në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë i dhanë fund luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999, do të vihet nën komandën turke. Meqenëse Turqia është një aleate e fortë e Kosovës, në teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do të kishte kuptim.”
Me këtë pohim ju tregoni se nuk e njihni fare historinë e Ballkanit dhe se me këtë ju veproni kundër mësimeve të historisë dhe prandej ju do të deshtojshit dhe do ta damtojshit randë situatën e Kosovës.

Ju pohoni se “Turqia është një aleate e fortë e Kosovës, në teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do të kishte kuptim.”. Së pari nuk rezulton fare, nga asnjë aleancë dhe nga asnjë fakt historik që Turqia të jetë aleate e Kosovës. Turqia mund të jetë aleate e Amerikës në politiken e sajë të jashtme në raport me vëndet e Lindjes dhe me NATO-n, por jo aleate e ballkansve perfshi këtu edhe shqiptarët.

Me ç’farë bazash historike e provoni ju se Turqia qënka aleate e shqiptarve dhe e ballkansve?! Me historinë e pushtimit pesë shekullor dhune mizore të turqve kundra të cilëve i gjithë Ballkani, perfshi edhe vetë Europen Prendimore, luftoi kundra ketij pushtimi?! Me masakrat që gjatë atij pushtimi turqit kan ba ndaj popujve të Ballkanit perfshi këtu edhe ndaj shqiptarve, ashtu njilloj si ndaj popullit armen, per të cilat vetë Amerika e ka kritikue Turqinë, sepse Turqia nuk pranon gjenocidin ndaj armenve dhe nuk i kerkon të falun popullit armen?! Të njajtat gjenocide ka ba Turqia edhe në Ballkan. Atëherë ku na qënkan aleatët e Turqisë në Kosovë apo Ballkan ?!?!

Me perjashtim të disa pakicave mbetjesh kolonsh turqish apo të nostalgjikve gjakperzjersish shqiptarë me kolon afro-aziatikë turq, ashkeli e romesh etj në Ballkan, i gjithë Ballkani pa perjashtim i urren me të drejtë turqit, aqë ma tepër që ato nuk u kan kërkue kurr falje popujve të Ballkani per këto krimet të bame. Zevendësimi i forcave ushtarake amerikane në Kampin Bondsteel në Kosovë me forcat ushtarake turke do të ishte kundra historike dhe do të ishte si ti futej benzinë zjarrit në Ballkan. Pasojat do të ishin shumë të damshme dhe të pakëthyeshme. Në këtë rast do të kishte pretekst edhe Rusia të nderhynte në Ballkan.

Jo zotni kongresmenë amerikanë, me ose pa origjine shqiptare! Jo! Populli shqiptar dhe të gjithë popujt e Ballkanit nuk i donë ma forcat ushtarake turke në Ballkan. Në këtë rast Serbisë do ti jepej nji pretekst real per aleanca ballkanike antishqiptare dhe antiamerikane. Le ta zgjidhin politikisht vetë Europa problemin e Ballkanit. Në këtë fazë zevendësimi i forcave ushtarake amerikane me forcat turke do të ishte shumë e damshme per paqen në rajon.

Pamvarsisht nga arsyet që e shtyjnë administraten amerikane të presidentit Obama, un personalisht e mbështes plotësisht zgjidhjen, që ka ba Administrata e Obama-s, që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin.
Kush nuk mëson nga historia gabon e gabon rande.

“Historia magistra vitae est” ( “Historia është mësuesja e jetës” )
Paul Tedeschini-Europë, 22.02.2012
Publikue në http://kosova.albemigrant.com/?p=4960

——————

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane paraqet argumentet për mbajtjen e pranisë amerikane në Kampin Bondsteel

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më 12 dhjetor, 2011, Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi, Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi, dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të LQSHA-së u takuan me Kongresistin

Buck McKeon (R-CA) në Manhattan. Qëllimi i takimit ishte që Kongresisti McKeon, i cili është Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, të informohet shkurtër për përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës dhe nevojën

për të zgjidhur konfliktin para se largimi i planifikuar i trupave amerikane nga Kampi i Bondsteel-it të ndodh.

Prezantimi në vijim u bë nga Shirley Cloyes DioGuardi në emër të Lidhjes Qytetare në mbështetje të mbajtjes së lidershipit amerikan në Kampin Bondsteel:

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se shkurtimet do të bëhen në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe se kjo do të përfshijë mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane në vend dhe jashtë vendit. Gjatë vitit të kaluar është raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndërtua në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë i dhanë fund luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999, do të vihet nën komandën turke. Meqenëse Turqia është një aleate e fortë e Kosovës, në teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do të kishte kuptim. Megjithatë, në praktikë, unë do të argumentoja se është e parakohshme për Shtetet e Bashkuara të

sinjalizojnë largimin e tyre nga Kosova, pasi ajo është e vetmja pengesë e vërtetë ndaj qëllimeve ekspansioniste të Serbisë.

Në fund të luftës së Kosovës Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike në veri të Kosovës të drejtuara nga serbët e Kosovës. Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga Perëndimi, Beogradi ka qenë në gjendje ta destabilizoje Kosovën, dhe me atë, edhe rajonin për më shumë se një dekadë. Beogradi ka qenë në gjendje të ketë dorën e sipërme në veri, sepse vetëm 85 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës (SHBA ishte e para) që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

Serbia ka thënë vazhdimisht se ajo ka për qëllim ta bëj të përhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto të veriut të Kosovës, dhe kjo është më afër realizimit, në një masë të madhe për shkak të mosveprimit nga ana e administratës së Obama-s. Administrata e Obama-s ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin. Përderisa në sipërfaqe kjo do të dukej të jetë një vendim logjik pasi që Amerika është zhytur në luftë në Afganistan, megjithatë është një gabim. Siq e di mirë Kongresi, sa herë që Amerika ka marrë një dytësor prapa Europës në Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanë paguar çmimin në fund të fundit me “gjak dhe thesar.”

Kriza në veri u përshkallëzua me 23 nëntor 2011 kur serbët e Kosovës u përleshen me trupat NATO-s (të njohur si KFOR), duke plagosur rëndë 21, në përpjekjet e tyre për të ruajtur barrikadat që i kishin ngritur që në shtator për të bllokuar zyrtarët e doganave kufitare të Kosoves që ata të mos mund të shkojnë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Katër trupa të NATO-s dhe gjashtëmbëdhjetë civilë serbë u plagosën dhe një polic shqiptar e një serb u vranë në përleshjet e mëparshme. Zyrtarët e doganave të Kosovës të ndihmuar nga përfaqësuesit e BE-së, kanë qenë duke u përpjekur që të heqin barrikadat dhe që të udhëtojnë deri në kufi në mënyrë që të zbatojnë një marrëveshje paraprake doganore që u nënshkrua bashkarisht nga negociatorët në bisedimet Prishtinë-Beograd,

të cilat filluan në pranverën e kaluar në Bruksel dhe janë duke u lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ekstremistët në veri të mbështetur nga Beogradi refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës dhe duan ta parandolojne qeverinë e Kosovës që të shtrijë autoritetin e saj në të gjithë territorin.

Siq deklaroi me të drejtë një raport i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, “konflikti në veri jo vetëm që i vë serbët e veriut kundër Kosovës dhe Kosovën kunder Serbisë, por edhe Serbinë kundër Bashkimit Evropian.” Kjo është arsyeja përse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila është një grup vullnetar avokues që përfaqëson shqetësimet e 750.000 shqiptaro-amerikanëve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vonojnë largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti në veri të jetë zgjidhur.

Për fat të mirë, dinamikat ndryshuan më 9 dhjetor kur kryeministrja gjermane Angela Merkel me sukses parandaloi BE-në nga dhënia Serbisë e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE këtë muaj. Serbisë iu tha se deri në Mars duhet të demonstrojë se ka shpërbërë barrikadat në veri të Kosovës dhe se ka lejuar lirinë e lëvizjes për trupat e KFOR-it dhe zyrtarët e BE-së dhe Kosovës.

Merkel tashmë ka sinjalizuar një ndryshim të ri e premtues në mbështetjen e pandërprerë të BE-së për Beogradin kur ajo u takua me presidentin serb Boris Tadiç në Beograd në gushtin e kaluar dhe i tha atij se nëse Serbia dëshiron të arrijë statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në BE, ajo duhet të arrijë rezultate në dialogun me Kosovën, duhet të shfuqizojë të gjitha strukturat paralele të paligjshme në veri të Kosovës, dhe përfundimisht të njohë sovranitetin e plotë e të pandarë të Kosovës gjatë integrimit të Serbisë në BE.

Edhe pse Serbia dëshironte të arrinte statusin e vendit kandidat deri në fund të vitit 2011, Tadiç iu përgjigj kërkesave të Merkel-it duke thënë se Serbia nuk do ti leshonte pe BE-së për Kosovën. Tani ai përballet në mënyrë të qartë me një zgjedhje në mes të pranimit nga BE-ja dhe mbajtjes mbi Kosovën.

Ka shumë gjasa që Tadiç të provojë ta mbajë veriun dhe kjo do të vërë Kosovën dhe Evropën Juglindore në rrezik të një dhune të re. Duke përqëndruar vëmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake në Kosovë dhe në Ballkan tani, ne mund të parandalojmë një konflikt të kushtueshem dhe potencialisht vdekjeprurës në muajt përpara.

Perktheu: Luan Mazreku