Paul Tedeschini: Me Azem Hajdarin ne Shiroke diten e Shen Rrokut me 16 gusht 1991

0
35

Me 16 gusht 1991 ne Shiroke ishte hera e pare mbas ramjes se komunizmit, qe festohej nga katoliket e qytetit dhe te rrethinave te Shkodres festa tradicionale shume shekullore e Shna Rrokut. Shna Rroku asht pajtori i fshatit te peshkatareve te Shirokes, buze Liqenit te Shkodres, ku besimtaret ate dite organizuan procesionin tradicional me kenge te pershpirtshme rreth Kishes kushtue ketij shenjti, se ciles sot i sherbejne rregulltaret orionine.

Me kete rast imzot Zef Simoni (1928-2009) tha meshen dhe drejtoi procesionin e besimtarve katolike qe filloi nga Kisha e rreth e perqark rrugve te Shirokes, ku veç shiroksve e ndoqen mijra shkodrane dhe banor te katundeve per rreth. Me kete rast kishin ardhe edhe shume familje ku grate zadrimore ishin te veshuna me robe kombetare zadrimore te paperzieme nga influencat e pushtuesve te huej. Gjate meshes imzot Zef Simoni ne predikimin e Tij bani edhe nji permbledhje te vuejtjeve dhe te persekutimeve te popullit shqiptar dhe ne veçanti te komunitetit katolik nga rrgjimi i diktatures komuniste.

Ky predikim emocionoi te gjithe te pranishmit, katolik e jo katolik, sepse ishte nder heret e para qe nga nji prift ish i burgosun katolik, te flitej publikisht ne popull mbi keto persekutime. Deri ne ato muej te mbas diktatures populli ishte ende si i mpime dhe i friksuem nga terrori komunist i 45 viteve diktature te tmerrshme. Populli e ndoqi me shume divicion kete procesion qe bahej per te paren here ne Shiroke mbas ramjes se komunizmit dhe te nderpreme qe nga viti 1966 kur u ndaluen me ligje ritet fetare ne Shqipni.


Historia e Shen Rrokut (1346-1380) eshte sa e veçante aq edhe e dhimbshme. Katoliket ne te gjithe boten e nderojne Shen Rrokun. Ai asht shenjti te cilit i kushtohen me shume kisha e kapela se asnji tjetri. Biografet e tij te hershem tregojne se pas vdekjes se prinderve ai u shperndau pasurine qe kishte te varferve dhe u nis si shtegtar drejt Romes. Rruges per ne Rome, ai mberriti te sheronte te gjithe te semuret me murtaje te zeze. Asokohe murtaja e zeze kishte mbytur nje te treten e popullsise se Europes.

Legjenda tregon se shen Rroku ka qene edhe ne Shqiperi, ne Shiroke, e ketu eshte ruajtur deri vone nje peme mani e cila rridhte prej pemes qe vete shenjti, sipas rrefimit legjendar, kishte mbjelle dikur! Por fatkeqesisht te dhenat historike per viziten e tij mungojne. Vdekja e tij do te ishte e dhimbshme kur ne 1380 vdes i harruar nga te gjithe, pasi e ngaterruan me nje spiun te kerkuar nga policia dhe e flaken ne burg per 5 vite.

Me kete rast kishte ardhe ne Shiroke edhe nji nder perfqesuesit e randesishem te Partise Demokratike Azem Hajdari (1963-1998). Prezenca e tij ate dite ishte nji mbeshtetje qe i bahej komunitetit katolik dhe ne pergjithesi popullsise se rrethit te Shkodres per Lirine e Besimit dhe Lirite Demokratike. Azem Hajdari takoi shume shkodrane demokrat, korispondente te gazetave te ndryshme si dhe shume inisiator te zhvillimit te proceseve te demokratizimit te shoqnise shkodrane dhe te shoqnise shqiptare ne pergjithesi.

Gjate takimit ne Shiroke me Azem Hajdarin njeni nga shoket tone na bani nji fotografi, te cilen une po e publikoj per here te pare ne internet. Ne rreshtin e pare (i pesti) te kesaj fotografie shihet Azem Hajdari, ndersa un (i gjashti; nga ane e majte e Azem Hajdarit). Me vjen keq qe nuk me kujtohen emnat e sakte te gjithe te pranishemve. I lutem lexuesve te ketij shkrimi te me informojne per emnat e pjestarve te tjere ne kete fotografi.

Mbas ketij viti 1991 ne Shqipni ndodhen disa transformime te matejshme ne demokratizimin e shoqnise shqiptare, por edhe ne devijimin e rruges se propagandueme te drejtuesit Partise Demikratike Sali Berisha “Do ta bajme Shqipnine si Europa” apo “Do ta qojme Shqipnine ne Europe”.

Ne nji te diele te muejit maj te vitit 1991 Sali Berisha bani ne teatrin Migjeni te Shkodres nji takim me shkodranet antikomunist, liridashes dhe demokrat. Gjate ketij takimi Sali Berisha nder te tjera preku edhe percaktimin e rruges se shkuemjes drejte Europes si dhe njikohesishte te perforcimit te marredhanjeve te Shqipnise me vendet afro-aziatike. Disa pyetjeve te ndigjuesve rreth ketyne dy temave te randesishme Sali Berisha nuk ishte ne gjendje tu jape pergjigje te sakta dhe te qarta, por dha disa pergjigje evazive.

Me kete ai tregoi para popullit te pjekun shkodrane falsitetin e parudhave te tij propagandistike si dhe mosnjohjen e lidhjeve shekullore te Shkodres dhe te shqiptarve me Europen dhe qytetnimin europian. Fille nji vit mbrapa, ne vitin 1992 Sali Berisha pa pyet as qeverine, as ministrat, as kuvendin shqiptar dhe as mendimin e popullit shqiptar e futi Shqipnine ne Konferencen e Vendeve Islamike me shumice afro-aziatike, nder kohe qe Shqipnia nuk asht fute ende as sot ne Bashkimin Europian. Ky fakt u pasue me verrshimin ne Shqipni te elementve te dyshimte arabo-islamike me te cilat iu desht te merrej shteti shqiptar, sherbimet sekrete shqiptare dhe gjykatat shqiptare. Mbas disa viteve u vrà Azem Hajdari, vrasje qe as sot nuk asht zbardhe plotesisht.

Paul Tedeschini, 06.10.2013

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=24965