Paul Krugman: Një Kinë e zhvilluar do na vrasë të gjithëve

0
41

ResPublica.al, 13 dhjetor 2012

Nobelisti amerikan Paul Krugman që shkruan për të përditshmen New York Times është i alarmuar nga ritmet e zhvillimit të Kinës. “Ky është një zhvillim që do të na vrasë të gjithëve”, thotë ai, por atyre që mund të keqkuptohen nga ky pohim u duhet të ecin dhe një rresht më poshtë për të marrë vesh, se ku rreh çekani i tij. Krugman, në ndryshim nga shumë amerikanë, nuk është i shqetësuar nga një Kinë që rivalizon SHBA-të në terma të zhvillimit, por nga një Kinë që ndot e dëmton mjedisin, dhe përkeqëson gjendjen e ndryshimeve klimaterike.

Nuk është fjala për një shqetësim perspektiv. “Në një masë të caktuar, dëmi që sjell Kina e zhvilluar në këtë drejtim, është një gjë që po ndodh… Resurset e planetit janë të kufizuara, dhe ne të gjithë jemi në garë për t’i shtënë në dorë këto resurse”, thotë ai, por pa ofruar një zgjidhje në këto rrethana.

“Çfarë t’i bëjmë Kinës, që po na vret të gjithëve? Ta bombardojmë? Apo t’ia vëmë kufirin tek thana me mjete proteksioniste?”, pyet ai, dhe si përgjigje zgjedh një pohim prej të dorëzuari: Ne nuk mund t’i mohojmë Kinës një rol që përputhet me përmasat që ka.

Re.Pu.