Pasuria e familjes Mubarak 40-70 miliardë dollarë

0
66


Ushtria e Egjiptit ka bërë përpjeke që me tanke të depërtojë në Sheshin Tahrir, ku po vazhdojnë demonstratat kundër regjimi të hekurt e të korruptuar të Hosni Mubarakut.

Opozitarët, mijëra sish, qëndruan shtrirë para tankeve dhe bënë barrikada për të mos lejuar shpërndarjen e demonstruesve. Disa ushtarë u përpoqën të hynin në shesh, ndërsa zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën të bisedojnë me opozitarë për të shkuar te demonstruesit.

“Po përpiqen të na frikësojnë për të shkuar në shtëpi. Por, kjo nuk do të ndodhë pa dhënë dorëheqje Mubaraku”, ka thënë një demonstrues për BBC.

Ursula Lindsi, autore e Arabist Blog, ka deklaruar se ende janë në burg aktivistë që i kishte arrestuar policia sekrete. “Disa qindra ose mijëra njerëz janë ende në burg, ku po merren në pyetje dhe po keqtrajtohen”, ka thënë ajo.

Spekulime për ikje

Ekspertët për Lindjen e Afërt vlerësojnë se pasuria e presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij do të mund të arrinte edhe deri në 70 miliardë dollarë. Profesoresha e shkencave politike në Universitetin Princeton, Amaney Jamal, mendon se pasuria e presidentit Mubarak sillet mes 40 deri 70 miliardë dollarë.

“Ndërmarrjet afariste nga karriera e tij ushtarake dhe politike janë bartur edhe në pasurinë e tij personale”, tha Jamal për rrjetit televiziv amerikan ABC. Ajo shtoi se në regjimet e tilla siç është ai i Mubarakut, ka shumë korrupsion dhe përdorime të burimeve të të ardhurave publike për pasurim personal.

Një pjesë e madhe e pasurisë së tij gjendet gjoja në banka britanike dhe zvicerane dhe në patundshmëri që i ka në Londër, Nju-Jork, Los Anxhelos dhe në lokacione atraktive buzë bregdetit të Detit të Kuq. Shumica e atyre të hollave gjenden në llogari të fshehta nëpër banka apo është investuar në shtëpi dhe hotele luksoze.

Demonstruesit, edhe të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e Mubarakut, kanë qëndruar në sheshin Tahrir në Kajro. Ndërsa presidenti Hosni Mubarak edhe më tej refuzon të paraqes dorëheqjen. Ai përsëri deklaroi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet në shtator, por insiston që të mbetet në funksion deri atëherë, për të penguar kaosin në vend.

Ka mendime se Hosni Mubarakut do t’i lejohet mundësia që të shkojë në Gjermani, në kontrollet e zakonshme mjekësore dhe të qëndrojë më gjatë, lajmërojnë të shtunën mediet gjermane duke u mbështetur në njoftime amerikane me qëllim që Mubarak të dalë ndërshmërisht nga kriza”. Varianti tjetër është që Mubaraku të tërhiqet në pushimoren e tij në Sharm-el Sheik.

Atentati i dështuar

Në ndërkohë Ministria gjermane e Punëve të Jashtme i përgënjeshtroi këto njoftime.

Hosni Mubarak bisedoi të shtunën me ministrat e tij rreth temës së ngjalljes së ekonomisë së vendit. Mubaraku u takua me kryeministrin, ministrat e financave, naftës, tregtisë, industrisë dhe me guvernatorit. Bankat në Egjipt do të hapen prapë të dielën, ndërsa bursa do të hapet të hënën. Çdo ditë e protestës Egjiptit 310 milionë dollarë.

Dy truproje u vranë në atentatin e dështuar kundër nënkryetarit të sapoemëruar egjiptian Omar Sulejman, lajmërojnë mediet amerikane.

Rrjeti “Fox News” raportoi se atentati ndaj Sulejmanit u krye gjatë ditëve të kaluara. Burimi i “Fox News” ishte i befasuar që atentati ndaj Sulejmanit deri më tani nuk ishte lajm kryesor, thuhet në ueb-faqen e televizionit. Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij atentati ndërkohë që zyrtarë egjiptianë kanë hedhur poshtë këto njoftime.

Udhëheqësi i opozitës egjiptiane Mohamed el Baradej deklaroi se sa më shpejt dëshiron të bisedojë me zyrtarë të lartë ushtarakë rreth ndërrimit paqësor të pushtetit në Egjipt.

“Do të doja të diskutoj me shefat ushtarakë, në kohë të afërt, të shqyrtojmë se si mund të realizojmë kalimin pa gjakderdhje”, tha ai në intervistën revistës gjermane “Der Spiegel”, El Baradej, fitues i çmimit Nobel për paqe më 2005, në këtë intervistë, përsëri thirri të shtunën terroristët kanë sulmuar gazsjellësin që furnizon Izraelin dhe Jordaninë

Automobili i Mubarakut, më i siguruari

Kryetari egjiptian Hosni Mubarak, përdor xhipin amerikan “Chevrolet Silverado”.

“Terroristi nuk mund të aktivizojë asnjë pajisje eksplozive”, thotë Vlado Turtanski, njëri prej pronarëve të firmës, duke mos përmendur radiusin, sepse “bëhet fjalë për sekret, por pajisja i përgjigjet standardeve të NATO-s”.

Pajisja bullgare është e regjistruar në NATO me emërtimin OOPXU, shkruan gazeta “Trud”. Xhipi ku është e vendosur pajisja është “Chevrolet Silverado”, dhe është më i madhi në botë, është i blinduar dhe i rëndë gati katër tonë.

Është e pajisur me tre motorë, dy prej tyre prodhojnë rrymë për pajisjen speciale, sepse harxhon tejet shumë energji.

Arrestohen gazetarët

Autoritetet egjiptiane arrestuan shefin e korrespondencës së rrjetit televiziv të Katarit, al-Xhazira, në Kajro dhe njërin prej gazetarëve të tij, lajmëroi Al Xhazira. Puna e televizionit arab në Egjipt u ndalua javën e kaluar, ndërsa ueb-faqja e tij në gjuhën arabe që nga fillimi i protestave më 25 janar, është në shënjestër të hakerëve, lajmëron AFP.

“Përkundër të gjitha vështirësive, me të cilat ballafaqohemi, qoftë fjala për arrestimin e gazetarëve, konfiskimin e pajisjeve apo pengimin e sinjalit, ne do të vazhdojmë të punojmë në raportimin rreth ngjarjeve në Egjipt”, tha dje zëdhënësi i al-Xhaziras. Në Egjipt, siç u përmend në ueb-faqen e televizionit, nëntë gazetarë të këtij rrjeti janë vendosur dje në paraburgim./zëri/