Arben Rrozhani, 19.11.2009
Ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe një nga oponentët e Paktit Detar me Greqinë, z.Armand Vinçani, në një intervistë ekskluzive për Shekullin, e cila do të botohet e plotë në Shekulli Print në dy numrat e ardhshëm, flet për Paktin pas takimit që komuniteti shqiptar i SHBA, ka bërë me kryenegociatorin e palës shqiptare në këtë marrëveshje, Ferit Hoxha.
Z.Vinçani, se fundi ju keni patur rastin te degjoni drejtpersedrejti shpjegimet e Z. Ferit Hoxha lidhur me marrveshjen per delimitimin e kufirit detar me Greqine. A mendoni se argumentat e sjelle justifikojne ate qe opinioni publik shqiptar, media, eksperte dhe intelektuale te shumte si dhe ju vete me pare e keni quajtur te pa-arrire dhe qe nuk mbron interesat e Shqiperise?
Ajo cka une gjej pozitive ne takimin me nje pjese te vogel te diaspores qe jeton ne New York eshte interesimi i jashtezakonshem i komunitetit shqiptar zemra e te cilit rreh me te njejtat ritme si dhe e shumices qe jeton ne Shqiperi sa here eshte fjala per interesat, aritjet apo mangesite qe prekin kombin tone. Duke patur fatin e mire te bashkejeteses ne nje vend krejt te lire dhe me demokracine me te zhvilluar komuniteti shqiptar gjithnje e me shume po i largohet trysnise politike qe fatkeqesisht godet aq ashper shoqerine shqiptare. Debati konstruktiv eshte e vetmja menyre per zhvilluar me tej ndjenjen e qytetarise dhe angazhimin civil. Ne kete kuptim do te doja te falenderoja perzemersisht inisiativen e Z. Shinasi Rama dhe gatishmerine e Z. F. Hoxha per organizimin e nje ballafaqimi te tille me qellimin e mire te informimit dhe krijimit te kushteve per shfaqjen e kundershtive ne menyren me demokratike te mundshme.
Duke ardhur tek pyetja, do te shprehesha se objektivi, te pakten ne aspektin personal, ishte te realizoja se sa e pergatitur ka qene pala shqiptare ne bisedimet dy-paleshe. Ne kete sens, nuk isha shume i interesuar te mesoja rreth matjeve dhe kalkulimeve te kryera te cilat jane bere publike disa here ne shtypin shqiptar por me shume prisja te kuptoja sa kishte mundur pala jone te konceptonte te gjithe filozofine, doktrinen dhe objektivat ne vite te shtetit grek ne lidhje me delimitimin e ujrave detare ne pergjithsi dhe kjo me pas ne vecanti me Shqiperine. Per mua kjo ka perbere nje nga aspektet themelore gjate gjithe kohes se debatit publik te marrveshjes e nxitur dhe me shume nga deklarimi ish-zyrtares se larte greke duke e konsideruar marrveshjen te nje rendesie strategjike. Ketu eshte zanafilla e rezultatit qe sot konsiderohet nga nje pjese e opinionit si brenda ashtu dhe jashte vendit e papranueshme dhe qe prek interesat tona kombetare.
A mund te ndaloni ju lutem pak me shume ne analizen qe ju mund ti beni rrethanave gjeo-strategike dhe fiolozofise se shtetit fqinje per delimitimin e hapesieres ujore?
Pas hyrjes ne fuqi te UNCLOS dhe me humbjen e aftesise vepruese ne ujra te hapura per shkak te marrveshjeve te shumta rrjedhoje e te cilave ishte edhe percaktimi i EEZs shteti grek filloi te mendonte seriozisht per gjetjen e hapesirave ujore (sidomos kjo e rendesishme per aktivitetin e peshkimit) rreth dheut kontinental te tyre. Ne te gjitha publikimet e hapura shihet qarte se Greqia mbetet nje mbeshtetese e forte emocionale e parimit te ekuidistances (baraslargesise) si metoda qe duhet te aplikohet ne delimitimin e shelfeve kontinentale. Kjo eshte edhe metoda e perdorur ne marrveshjen qe diskutohet. Per specialistet greke prej kohesh nuk shihej e arsyeshme te vazhdohej me rregullin e vijes baze (vija baze eshte vija normale qe fillon prej buzes /ceketires me te ulet te ujit) Aplikimi i sistemit te vijes se drejte baze, sidomos ne gjiret e shumte greke do te demonstronte gadishmerine e Greqise per te aplikuar ne favor te saj klauzolat e Konventes per Ligjin e Detit.
Nese i referohemi edhe marrveshjeve te tjera qe greia ka mbyllur apo kerkon te mbylle me vende te tjera ne rajon do te shohim se kerkesat per zbatimin e vijave te drejta dhe mbyllese ekzistojne per shumicen e bregdetit grek qe eshte tejet idhembezuar dhe ne shume vende i skajuar nga ishuj te shumte. Perdorimi nga Greqia i ketyre specifikave te saj per te ndertuar nje sistem te vijave te drejta bazore eshte pjese e doktrines greke per delimitimin. Ne teresi objektivat e shtetit grek ne kete fushe jane ruajtja e rolit historik te saj midis kombeve me te medha detare, adaptimi jo vetem ndaj konkurrences ne transportin detar per edhe ndaj kushteve te reja ne nivelin nderkombetar, ndyshimet ne levizjen tradicionale te anijeve qe kufizohen gjithnje e me teper per shkak te kodeve te ndryshme ne zhvillim, e konventave (perfshire edhe LOS) te cilat kerkojne nderhyrjen e shtetit grek ne industri si dhe masa me fikase ndaj ulses se fleksibilitetit ne operacione.
Se fundi Greqia eshte e lidhur me oqeanet dhe perdorimin e ujrave detare per qellime politike, ekonomike, sociale dhe mbrojtje kombetare strategjike. Te gjitha keto jane faktore qe pala jone duhej te mbante parasysh ne menyre qe te ishte ne gjendje te percaktonte brenda hapesires ligjore te LOS si dhe konsideratave te akteve te Gjykates nderkombetare dhe Gjykatave te Arbitrazhit nje kundervenie me efektive ne menyre qe vendi yne te mos humbiste asgje nga hapesirat ujore qe ka patur ne historine e saj edhe pse jo te fiksuar ne marrveshje dy-paleshe por te njohur boterisht nga institucionet nderkombetare.
A mendoni se pala greke ka realzuar plotesisht objektivat e saj me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje?
Absolutisht po. E perseris, pala greke ka hyre ne bisedime me objektiva te qarte dhe doktrine te caktuar qe e do e conte ne rezultatin optimal. Ne kete aspekt, nuk shoh asgje te keqe sepse ne fund te fundit ky eshte qellimi i nje pale kur hyn ne marrveshje. Persa kohe perdoren mjete paqesore e per me shume akoma ke dhe konsensusin e pales tjeter s’ka aboslutisht vend per dyshim. Eshte tjeter gje, qe pala jone ka shkuar ” as per te fituar e as per te humbur”. Kete gje Z. Hoxha e ri-perseriti ne takimin me diasporen. Me thjesht nuk mund te thuhet, por atehere ne kemi te drejte te pyesim se perse shkuan atehere ne bisedime? Per te ndryshuar kufirin e me pas te thuash, jo s’kemi humbur asnje cm?
Le ti referohemi pales tjeter, e cila ne botime te hapura nenvizonte se, “nese dhembezimet ne bregun lindor te ishullit te Korfuzit do te perfshihen ne nje vije prej 6.7 miljesh kjo do te reduktonte distancen midis bregut shqiptar dhe vijes se mesme e matur nga kjo vije permbyllese jo me shume se 1.6 milje”. A mund te shprehet me qarte angazhimi i pales tjeter per te fituar? Kjo eshte plotesisht normale. A nuk mendoni ju se hyrja ne Otranto perben me te vertete nje fitore strategjike per Greqine? Une nuk besoj se ka njeri qe me njohurite me minimale ne leximin e nje harte topografike nuk do te ishte ne gjendje ta kuptonte kete.