Pas Skënderbeut, Ismail Qemal Vlorës, këtij burri të kombit shqiptar, i takon nderimi veçantë

0
17

Nga Gani Gashi dhe Miradije Gashi

Është nder i madh t’ju përshëndesim në këtë ditë kaq të veçantë për Kombin shqiptar dhe njëherit t’ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë në përgatitjen e mbrëmjes festive, me rastin e manifestimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga mërgata e Stuttgartit.

Te shkruash për mërgimtaret shqiptarë të Stuttgartit, e në veçanti për Atdhetarët e penës dhe të pushkës, siç ishin: Vëllezërit Gërvalla- Kadri Zeka e Salih Çekaj, për të burgosurit për çështjen kombëtare, për rininë tonë të shkelqyer, per studentë të suksesshëm, për profesorë, mjekë, pedagogë, mësimdhënes, për shkollat shqipe, për veprimtarë të larguar me dhunë nga vendi i tyre, për klubet, qendrat kulturore, shoqatat, institucionet tona etj. është përgjegjësi e madhe e njëherit dhe nder e privilegj. Prandaj me respektin më të madh përulemi para gjithë atyre që dhanë jetën për këtë kauzë. Ashtu si përulemi dhe para Flamurit që ringjalli një komb të tërë.

Me rastin e Jubileut Gjithëkombëtar të 100 vjetorit të Shpalljës se Pavarësisë së Shqipërisë, Stuttgarti, rrespektivisht Ansambli “Pavarësia”, organizoi një manifestim, me date: 01.12.2012, ne Albstr. 70 Stuttgart-Degerloch, ne të cilën ishin të ftuar të gjithë mërgimtaret e Stuttgartit me rrethinë, këngëtaret e mirënjohur si: Qamil Zekaj, Dafina Rexhepi, Albrije Hadergjonaj si dhe arsimtarët e shkollave shqipe, si: Zotëri Fahredin Shala- Winnenden, zonja Miradije Gashi -Stuttgart, zonja Fehmije Hoxha- Winnenden, zonja Sofije Sopa- Zuffenhausen etj. Mërgimtarët shqiptarë nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar se sot. Me qindra veta atë mbrëmje, mbushën Sallën e stolisur me flamuj. Programi filloi me intonimin e Himnit Kombëtar, kënduar nga Qamil Zekaj. Ndërsa me një minutë heshtje u nderuan të gjithë të rënët për lirinë e popullit shqiptar.

Programin e udhëhoqi moderatorja: Xhejlane Gashi, e cila se pari falemnderoi organizatorin e manifestimit te mbrëmjes respektive zotëri Baki Mustafen, angazhimi i të cilit deshmoi se mergimtaret tanë munden te festojnë te bashkuar vetëm duhet të funksionoj dëshira e mirë për këtë bashkim! Vërtetë pjesa më e madhe e shqiptarëve festuan me dinjitet e përfshirje të sinqertë ne festën e jubileut ! Me pastaj moderatorja ftonte veprimtarët me radhë duke filluar nga kryetari i Shoqatës zoti, Fahredin Shala, i cili në emër të shoqatës i përshëndeti të pranishmit dhe arsimtarët e shkollave shqipe. Mësuesit, ishin dhe janë heronjtë e kultivimit të gjuhës, shkronjave e fjalëve të ëmbёla shqipe. Ne vijim programi festiv filloi me vallën e Shotës, prezantuar nga Ansambli “Pavarësia”.

Ansambli “Pavarësia“

Pastaj veprimtari zoti, Kadri Gërvalla, në fjalë të shkurtra, paraqiti Historinë e Shtetit Shqipëtar. Tani Djellëza Maliqi recitoi poezinë:
“Sa të dua o Shqipëri”, valle ritmike, vallen laje ti moj gocë…, etj nga Shoqata “Pavarësia”. Duhet thekesuar se secili prezantim ishte më i shkelqyer se tjetri. Të pranishmit gjithashtu, i përshëndeti edhe zv.konzulli i Konsullatës se Stuttgartit zotëri Y. Lladrovci. Pastaj programi vazhdoi rrjedhen me shkollat shqipe te Stuttgartit me rrethinë.

Shkolla shqipe e Winnendenit

Në skenë doli shkolla shqipe “ Naim Frashëri”e Winnendenit me mësimdhënësit, zotëri Fahredin Shalen dhe zonjën Fehmije Hoxhen, të cilët perveç fjalës se tyre përshëndetëse, kishin përgatitur nxënësit me kostumet kombëtare te cilet prezantuan Dasmen e Zhurit, dhe recituan; Ardita Samohodaj, Armira Gashi etj. Të magjepsur nga magjia e fjalës recituese i cili preku në zemër e mallëngjeu në shpirt te pranishmit ishte poezia “Mëmëdheu” nga Erand Hoxhaj. Me një fjalë ishte oaze e bukurise dhe rinisë sonë shqiptare.

Sipas pikave te parapara ne program ne sken dolën shkollat shqipe “Bashkimi Kombëtar” te Stuttgartit.

Shkollat shqipe “Bashkimi Kombëtar” të Stuttgartit

Sipas rendit zonja, Miradije Gashi, së pari ua uroi të dy shteteve shqiptare, Ditën e Pavarësisë, e njëherit i përshëndeti të pranishmit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Edhe nxënësit e saj poashtu, ishin veshur kuq e zi, dhe në duar mbanin flamuj me shqiponjën dykrenare, nga vargjet e zgjedhura recituan: Beni, Elsa, Blerta, Blendi, Genti, Gëzimi, Avniu, Blendi, Endriti, Elvina, Butrinti, Avniu, Arxhenda, Daursa, Shkurte, Ilirida, Elmedina, Tina, Linda, Shkelqesa. kurse këngën Shqipërinë e dua, se jam shqipëtar, Kosoven e dua se jam kosovar e kendoj Daursa Rexhepi me grupin e nxënësve.

Shkolla shqipe e Zuffenhausenit

Ne ftesën e radhës para publikut doli Sofije Sopa me nxënësit e saj, me Recitalin “Shqipëria etnike”, ku vargjet për publikun në skenë i sollën; Flamur LLadrovci, Besiana e Meriton Sopa, Fatjona e Endrit Shala si dhe Erona e Rilind Gashi. E ç’ të shkruaj më tepër, kur e gjithë salla, elektrizohet nga recitimet e mrekullueshme të kësaj shkolle, nxënës të cilët u shoqëruan me duartrokitjet më frenetike nga pjesëmarrja impozante e publiku tonë. Kështu festes i sherbyen te gjithë duke ndjerë admirim ndaj kombit shqiptar dhe vlerave të tij morale, historike dhe patriotike. Pas shkollave shqipe, në skenë doli këngëtari i mirënjohur, Qamil Zekaj me këngën “NË BALLË TË ARBËRIT”. E ku ka më bukur, të bashkuar të këndojmë të gjithë së bashku me këngëtaret e zgjedhur e gjithnjë me urtì e kulturë.

Qamil Zekaj me grup këngëtarësh

Kënga është dashuria e atdheut është zëri i bashkimit të çdo shqiptari të shkapërderdhur gjithandej nepër botë. Këngëtaret tanë janë realiteti i historisë sonë, të cilet brez pas brezi i kenduan atdheut. Te veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, te gjithe kenduan dhe krijuan atmosfere e hare. Muzika mund të zëvendësohej emocionalisht me këngën e zogjve në pemë, e cila përbën një ndër pasuritë më të çmuara te shpirtit e kulturës së vendit.

Dafina Rexhepi në manifestimin e Stuttgartit

Kështu të pranishmit përjetuan çaste mjaft të këndshme, gjatë gjithë mbrëmjes festive të shekullit, në Stuttgart -Degerloch. Me pak fjalë, ne u munduam të përshkruajmë gjithë atmosferën festive e të hareshme të kësaj mbrëmjeje, por nuk mundëm dot të përshkruajmë: ndjenjat, emocionet që gjithë sallën e ndezi, zonjusha, Dafina Rexhepi e cila ngriti ne këmbë tërë rininë e Stuttgartit duke kenduar me ritmin e saj modern, secili notonte në dëshirën e kallur rinore ne çastet brenda realitetit festiv. Ajo me këtë rast, mori me vete zemrat e gjithë nxënësve të shkollave shqipe.

Dafina Rexhepi me nxënësit e shkollave shqipe te Stuttgartit

Ndërsa këngëtarja Hadergjonaj u dha shpirt këngëve te panumërta të traditës sonë. Këngë të cilat i ruajmë me aq krenari kujtimet e historisë sonë të lavdishme. Kështu, festa e 100 Vjetorit të Pavarësisë, zgjati deri ne orët e mengjesit. Festa jonë kombëtare buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet, urime, urime, këngët patriotike pushtuan Stuttgartin nga zonja Hadergjonaj, e cila mblodhi shpirtin e mërgates shqiptare dhe ishte nata më e shkëlqyer që do të mbetet një nga vitët më të paharruara të jetës sonë mërgimtare.

Këngëtarët, Qamil Zekaj dhe Albërie Hadërgjonaj

Rrënjët tona janë nga tradita te shkëlqyera në shekuj. Mbresat nga pamjet madhështore të artistëve shqiptarë, janë vlerë e deshmisë prezantuese edhe para çdo kulture tjetër.

Kështu dukej festa për 100 vjetorin e shtetit Shqiptar në Stuttgart

Mërgata e Stuttgartit festoi 100-vjet Pavarësisë. Qindra njerëz nga qyteti dhe rrethina panë se si festohet, si gëzohet, si recitohet e si këndohet për të 100-ën herë ky Flamur. Një Shqipëri pa kufi, ishte dëshira e atyre që na falën dinjitet kombëtar dhe krenarinë e të qënit shqiptar. Ne sot nderojmë Ismail Qemalin dhe çdo dëshmor që dha jetën e tij për Shqipëtari. Është nder për ne, të vlerësojmë rrugën e madhe e sakrificat e mëdha të mijëra martirëve, që na e dhuruan këtë ditë me mesazhin e qartë bashkimit kombëtar. Ky është një vit që duhet t’i bashkojë gjithë shqiptarët.

Rinia e Stuttgartit me rrethinë me datë, 01.12.2012

Ansambli “Pavarësia“