NJË CEREMONI DINJITOZE NË KUKEL
Edicioni i katërt I Ditëve të Mjedës, u mbajt në Kukel (Bushat, Shkoder), ditën e shtunë, më 23 nëntor 2013, ora 11.00. Megjithwse njw ditw me shira, aktiviteti kishte ngjallur një interesim të madh në rrethet e gjëra qytetare, por edhe intelekuale. Kishin ardhur qindra vizitorë qw morwn pjesë në këtë aktivitet të një rëndësie të veçantë. Shkalla e lartë e interesimit I kushtohej sidomos faktit se me këtë rast u ekspozua një relike shumë të çmuar që i takon njërit prej ikonave të letrave shqipe, poetit dhe gjuhëtarit të madh, Ndre Mjeda. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, Komunës Bushat dhe Konsullit të Nderit të Austrisë në Shkodër.
Kësaj radhe aktiviteti u zhvillua në përkujtim të 147-vjetorit të lindjes së Ndre Mjedës dhe të vitit jubilar të 100-vjetorit të ngritjes së Kishës së Kuklit. Është krijuar traditë tashmë që në ditët e Mjedës të marrin pjesë masivisht qytetarë të Shkodrës, banorë të fshatit Kukel, Barbullush, Bushat, Grash, si edhe të rrethinave të qytetit. Gjithashtu morwn pjesë intelektualë të shquar në lamije të ndryshme të dijes dhe jetës shoqërore, studiues, artistë, klerikë, gazetarë, përfaqësues të mediave. Morrin pjesë edhe personalitete të shquara shqiptare e të huaja, të interesuara e që po mbështesin projektin e kthimit në identitet të Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda” , si zv ministri I Kulturws I Shqipwrisw, Zef Naçi, Ambasadori I OSBE Raining, konsulli I nderit I Austrisw Gjergj Liqejza, Zv ministry I Kulturws I Kosovws, Zef Dedaj.
Bëhet fjalë për njërën nga qëndrat kulturore më unikale e më përfaqësuese të traditave tona kulturore kombëtare. Nëse deri më tani poeti dhe mendimtari I shquar shqiptar identifikohej me qytetin e Shkodrës, vërehet se tani e më pas, sidomos edhe për meritë të ngritjes shkallë shkallë të kësaj qëndre muzeore në vendin e vet të origjinës, I madhi Dom Ndre Mjeda është bërë edhe më I fokusuar me Kuklin. Është kjo qendër dikur një fshat I panjohur dhe I braktisur, I cili është kthyer në një emblemë të rëndësishme që po tërheq rregullisht vizitorë nga I gjithë vendi, pse jo edhe nga e gjithë hapësira kombëtare. Është kthyer në një qendër peligrinazhi, ku shqiptarë por edhe të huaj vijnë të shuajnë kurreshtjen e tyre për këtë savant të madh të letërsisë dhe gjuhësisë, të mendimit elitar shqiptar.
Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” dhe I tërë Kukli kishin marrë pamje festive: ishin zbukuruar me flamuj kombëtarë, me banderola të ndryshme, ku binte në sy njera ku shkruhet “Mjeda ju pret”. Kisha e Kuklit e restauruar kohët e fundit, së bashku me shtatoren madhështore të Ndre Mjedës mbizotërojnë pamjen e përgjithshme të mjedisit ku u zhvillua aktiviteti. Oborri para kompleksit ishte pajisur me stola të rinj dhe zbukuruar me lule shumë ngjyrëshe.
Aktiviteti filloi në ora 11.00 paradite me fjalën e hapjes e moderatores Merita Smaja, aktore e njohur e Teatrit “Migjeni”, si edhe e ekranit të mediave. Mbas fjalës përshëndetëse, program do të hapet me recitime të poezive të Mjedës nga aktoret e Teatrit “Migjeni”, Merita Smaja, Rita Gjeka dhe Arben Spahija. Më pas aktorwt e Teatrit Migjeni interpretuan një portret-skicë të poetit, hartuar nga Ernest Koliqi dhe një përshkrim të gazetarit të njohur austriak Paul Siebertz, I cili qe mik në shtëpinë e sapo përfunduar të Mjedës, në qershor 1909. Me interes u ndoq koncerti I Korit Polifonuik “Prenkë Jakova”, I cili nën drejtimin e koncertmaestrit Gjon Shllaku, kwndoi kompozime mbi tekstet e poezive të Ndre Mjedës.
Më pas Kantautorja nga Zagrebi, mbesa e poetit, Bernardina Mjeda, kwndoi “Trina”, “Nana Kosovare” dhe “O e bukura More”. Ndërsa sopranoja e njohur nga Tirana Ledi Paparisto interpretoi “Lirija” të kompozuar nga Albert Paparisto, me tekstin e sonetit të njohur të Mjedës. Ndëersa poetja Jozefina Traboini recitoi poezinë e saj ”Poezi për Mjedën”. Vazhdon ajo kështu traditën e poetëve tanë të traditës që u kushtonin poezi njëri-tjetrit. Mbas kësaj u zhvillua ceremonia e dorwzimit tw çmimit letrar “Ndre Mjeda”, edicion I tretë, I cili këtë vit I’u akordua studiuesit të mirënjohur nga Kosova, Isak Ahmetit. Gjithashtu u nda edhe diploma e mirënjohjes “Ndre Mjeda” për zonjën Arta Nikolli. Në fund të aktivitetit u prezantua nga studiuesi Nexhmi Bushati, vëllimi I fundit I kolanës MJEDA, vepër e autorit Mentor Quku, I cili këtë herë paraqitet me një biografi të shkurtë dhe të shpejtë të poetit e gjuhëtarit Ndre Mjeda.
Në fund aktiviteti u pwrmbyll me vizitat tek dy objektet kryesore të lëna trashëgim nga Mjeda, Kishën e Kuklit, si edhe shtëpinë e Mjedës e cila është edhe më e hershme, e cila u ndërtua me projektet dhe me duart e vetë Mjedës. Pjesëmarrësit shuan kurreshtjen e tyre me bukurinë e stilit neoklasik të ndërtesave, si edhe me mesazhet që jepte rilindasi ynë me elementet e veçanta të arkitekturës së tyre. Qershia mbi tortë qe vizita e shumëpritur e tryezës së punës së Mjedës.
Është një relike e Mjedës, e një rëndësie të vecantë, sepse aty u hartuan nga Mjeda kryeveprat e letërësisë shqipe, “Andrra e jetës”, “Lirija”, “Lissus”, “Mahmud Pasha në Mal të Zi”, etj. Tryeza e famshme ka tërhequr vemendjen e dashamirësve të letërsisë dhe kulturës shqiptare, sepse ka një histori njëqindvjeçare, por që duke pasur kujdesin dhe nxitjen e famullitarit dhe historianit Dom Nikë Ukgjini, për mëse dy vite me radhë, më në fund sheh dritën dhe bëhet objekt muzeal I vizitueshëm. Keto dite prof Mentor Quku eshte duke u bere gati per nji udhtim ne SHBA ku do behet pronovimi i veprave te “Mjedes” te shkruara me shume pasion dhe ne menyren ma dinjitoze nga pro. Mentor Quku.
Veprat e Mjedes tashma jane te shume kerkuara mrena dhe jashte atdheut,ato paqyrojne jeten dhe vepren e nji poeti,kleriku dhe atdhetari te shquare sice ishte Ndre Mjeda.
Fshati Kukel ne komunen e Bushatit ne rrethin e Shkodres tashma po kethehet nji qender peligrinazhi per njerz te dijes dhe te kultures nga mbare trojet Shqiptare..
Puna kolosale e prof. Mentor Quku, si edhe e famulltarit te Kukelit Dom Nike Ukgjini jane pasqyra e vertet qe ne Kukel po rikthehet Mjeda,njeriu qe punoje dhe jetoje per shume vite me Kukelianet si famulltare,si njeriu qe qendroje gjithmon prane hadheve dhe nevojave te popullit.
Sote populli e perjeton ne vargje.
Para kishes derdhur ne bronc
helle veshtimin ne korizont
Kukelianet thone nji fjal
Dom Ndre Mjed mire se ke ardhe.
Gjin Musa