Hysen Ibrahimi
Ky takim në mes Bacë Rifat Jasharit dhe Mr. Fadil Gecit, pasqyron në radhë të parë dashurinë dhe respektin në mes tyre që e kanë, pastaj pasqyrohen lidhjet e tyre të më hershme familjare dhe ajo e luftës që gjithëherë ishin bashkë dhe luftuan për një ideal, për një gjuhë, për një flamur, për një Komb, të cilat familje duke e marr funksionin e familjeve patriotike dhe atdhetare, përcaktojnë kuptimësinë e vlerave të veçanta dhe të tërësishme gjithëkombëtare.
Moderniteti i jetës së njeriut të sotëm, sikurse shkruhet edhe në shumë libra historie duhet vështruar se sinqeriteti dashuria nga aspekti farefisnor, po ashtu bashkëveprues dhe bashkëluftues, të një ideologjie, zbulon shumë vlera dhe kategori të tjera kuptimesh se shpirti nga njeriu yt nuk mund të ndahet. Kjo u dëshmue me rastin e takimit të z. Rifat Jashari me dajen e tij Fadil Gecin, më 31 mars 2010 pas një dekade. Familjet që kanë në gjen shumë të përbashkëta me njëra tjetrën, ato sot, nesër apo pasnesër e gjejnë rrugën e bashkimit dhe nuk ka forcë që mund ti ndaj.
Vjen ky bashkim sepse natyrshëm gërshetohet e zakonshmja me të madhërishmën dhe ndahet përfundimisht me idenë e së kaluarës duke hidhur një dritë për të sotmen dhe të ardhmen.
Ky boshllëk i mungesës së plotësisë shpirtërore për afro një dekadë për tu takuar dhe çmallë, përbën një ngjarje të madhe dhe tejet të rëndësishme kur takimi i Jasharajve Bacë Rifat Jashari dhe nipi i Bajraktarit të Llaushës Mr. Fadil Geci, zbulon shumë ide kuptimesh, në radhë të pare ate familjare duke e ditur se Adem, Hamzë e Rifat Jashari janë nipa të Gecëve të Llaushës në shoqërim të Prof. Osman Ahmetgjekaj, njeriu më meritor i aktivitetit gjithëkombëtar në Suedi, që tani ka miqësi me Prekaz dhe njëherit zv/Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi.
Duhet të dihet fare mirë se takimi i familjeve të mëdha siq janë ajo e Jasharajve dhe e Gecajve, gjithëherë i ka lidhur arsyeja e çëshjes kombëtare si në luftë ashtu dhe në liri e po ashtu edhe për nevoja shoqërore, të cilat i ka kërkuar koha dhe momenti. Këtu për fat të mirë qëndron vlera dhe tiparet e këtyre dy familjeve sepse në vlerën e përgjithshme kombëtare të tyre ndikojnë në afrimin dhe bashkimin e frymave të djathta patriotike shqiptare në tërë rajonin e Drenicës e të tërë Kosovës.
Duke dashur që përmes këtij takimi që reflekton unitet dhe bashkim e që në vetvete ka një mesazhi që ta bëjë sa më zëshëm, sa më veprues dhe sa më dinamik duke i përfillë kërkesat e popullit për jetë më të mire, më të begatë ngase në shumë familje shqiptare të Drenicës dhe Kosovës kanë hasur në varfëri dhe skamje të pa përballueshme.
Takime të tilla ngërthejnë në vete gjithnjë e më shumë paknaqësi duke e pa popullin me vuajtjet e tij, duke u vorfnue me një mjerim tejet të vështirë, e që tek familjet Jashari e Gecaj sjellin padyshim stresëzimin emocional të kësaj gjendje në të cilën po kalon Kosova.
Shtrohet pyetja se a mund ti përballojnë këto dy familje qëndrimeve qeveritare dhe subjekteve politike ndaj situatave qofshin politike apo ekonomike që bien ndeshë me kërkesat e popullit dhe realitetit?! JO, dhe JO e madhe! Njerëzit e guximshem të tillë siq janë të familjeve Jasharaj dhe Gecaj, duhet të dalin dhe të flasin të vërteten dhe vetëm të vërteten. Ndonëse atdhetarit dhe familjeve të dëshmorëve nuk u mohohet e drejta për shtrimin e problemeve të qytetarëve të Drenicës dhe Kosovës mbi problemet që d.m.th. të ngritë zërin për padrejtësit e tyre.
Qëllimi i takimeve si të atyre të më hershme, ato të sotmes dhe të ardhmes janë dëshmi që dëshmojnë realitetin e modifikimit të të folurit me gjuhë të njejtë kombëtare dhe gjithëherë të bashkuar sa herë që e kërkon nevoja si preokupim për vepra të reja me interes të përparimit dhe zhvillimit të vendit tonë Republikën e Kosovës.
Ky takim në mes Bacë Rifat Jasharit dhe Mr. Fadil Gecit, pasqyron në radhë të parë dashurinë dhe respektin në mes tyre që e kanë, pastaj pasqyrohen lidhjet e tyre të më hershme familjare dhe ajo e luftës që gjithëherë ishin bashkë dhe luftuan për një ideal, për një gjuhë, për një flamur, për një Komb, të cilat familje duke e marr funksionin e familjeve patriotike dhe atdhetare, përcaktojnë kuptimësinë e vlerave të veçanta dhe të tërësishme gjithëkombëtare.
ZOTI I BEKOFT KËTO FAMILJE, SI JASHARI, GECI DHE AHMETGJEKAJ.
Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi,
Hysen Ibrahimi, Kryetar.
Argatet e dreqit i ndane nipat nga dajt…
Ne Kosove jemi deshmitar te asaj qe klanet e ndryshme per te shtrire ndikimin e tyre ne skenen politike nderhyn edhe ne perqarjet e familjeve e qe qellimi eshte vetem e vetem te jene te paprekshem.
Ne rastin e familjes Jashari nga Prekazi si dhe asaj Geci nga Llausha e qe realisht kan afersi familjare nipa e daje kan nderhyr grupet e ndryshme te komanduara nga i ashtuquajturi SHIK.
Se fillet e clirimit te Kosoves rrjedhin nga keto dy familje jan shume te sigurta ngase familja Jasahri u sakrifikua per clirimin e Kosoves kurse familja Geci e njohur an e mbane Kosoves si familje qe cdo minut te jetes ja kushtoi luftes per qlirimin e Kosoves dhe njeherit ishin mu plumbat e pare kunder armikut ne vitin 1992 ne Skenderaj aty ku tani Deputeti Gani Geci vrau policet serb.
Per te folur per keto dy familje duhet shume per te shkruar aq sa qe edhe me dite e muaj sdo te mund njeriu ti qes te gjitha ne leter por qka eshte me e rendesishme jane keto familje nga te cilat me gjenerata linden trima qe i dolen zot vatanit.
Te paret e familjes Geci ishin Bajraktaret e Llaushes ata qe edhe sot e kesaj dite i kan eshtrat dikund te Molla e Kuqe atje kur dikur ishte kufiri i Kosoves ata vdiqen atje duke mbrojtur ato vende qe mos te shkelen nga kemba e shkaut, kjo flet qe nipat e tyre Jasharet e Prekazit kishin te trasheguar edhe nga nena e tyre atdhedashurin ngase ne votrat e Gecve cdo here linden trima qe k’ti vendi i dolen zot.
Jan mu kto dy familje qe diten te jene clirimtare por edhe krijuese te paqes, populli cdo here i cmoi aq sa nga kto familje linden edhe femije qe u shkolluan e qe u deshmuan si per nga shkollimi po ashtu edhe nga ndjenjat kombetare ata sot me shume dinjitet vazhdojnë te punojn ne perparimin e Kosoves se lire, secili duke punuar qe Kosova te jete cdo dite e me mire.
Thone “KARVANI ECEN E QENT LEHIN” por pavaresisht se dikujt nuk i shkon pershtati se nipat e dajt tani jan bashk, kjo i jep popullit per te besuar se ne mes tyre nuk kishte asgje te keqe por ishin dashakqijt ata qe tentuan t’i hasmonin por edhe kesaj rradhe nuk ja arriten qellimin.
Ju lumt juve dy familjeve me te ndritshme te Kosoves familja Jashari e Geci, zoti juve cdo here do te ju fal gezime.
Comments are closed.