Dr. Zef Mulaj
(Evropa hap sytë, uron qeverinë)
E gjithë veprimtaria e një shoqërie civile, njerzore, koshiente udhëhiqet nga rregulla të caktuera e ligje të cilat duhen respektuar nga të gjithë pjestarët e shoqërisë dhe duhet të jenë të barabartë.Marrdhëniet mes njerzëve dhe shtetit të tyre duhet të jenë themeli i besimit reciprok shtet-popull! Por kur personazhe delikuente të korruptuar, humbin këtë lidhje të rëndësishme dhe jetësore të popullit me organizmat e shtetit, nuk ka të ardhme për një vend dhe komb. Prandaj pas drogës duhet kthyer forca kundër korrupsionit, pastrimit të shtetit, pra organizmave të tij, që e përbëjnë atë.
Kjo bëhet me reforma, me ndryshime e me strukturime të reja me njerëz të pastër dhe profesionist. Vetëm kështu do shëndoshet plaga e rëndë që ka kanosur Shqiprinë në këto njëzet vjet! Të koruptuarit nuk mund të dënojnë krimin, ndaj ata duhen larguar, dënuar dhe izoluar nga populli sepse ata veprojnë në të gjitha mënyrat duke përfituar nën emrin e demokracisë. Duhet kthyer edhe në forcat politike ku një pjesë njerëzish janë ushqyes të krimit dhe e mbështetin atë. Pa një drejtësi të shëndosh nuk mund të ketë kurrë një shtet të shëndosh dhe lidhja popull-shtet do të jetë e dobtët dhe e humbur.
Shërbimet speciale të informacionit etj….të cilat nuk mund të besohen nga qeveria dhe shteti duhen reformuar. Gjithë kjo gjëndje alarmante në Shqiperi e ka bazën vetëm tek korrupsioni brenda politikës dhe strukturave të shtetit që pikërisht i mbeshtesin nga vetë politika. Kjo mbështetje nuk është vetëm e brendshme, por gjithmonë e strukturuar dhe e ushqyer dhe nga jashte…
Në Shqipëri në këto faza shumë delikate që duhen kryer reformat, po dhe dënimi i atyre që janë fshehur tash 20 vjet mbrapa forcave të errta dhe drejtsia nuk ka vepruar, tani duhet të veproj një drejtësi tjetër e reformuar mbi ate “drejtësi” që nuk ka vepruar dhe është bërë e kompromentuar për vazhdimin e reformave. Ndaj Shqipëria në këtë moment ka nevoja urgjente për stukturë të re të sigurtë e profesioniste e mbi të gjitha të motivuar për ndryshimin dhe rilindjen e vendit, për kthimin e Shqipërisë shqiptarëve!
Kjo stukturë brenda qeverisë duhet shkatërruar që kontrolli mbi territorin dhe pozicionet e ndërlikuara të krimit shtetëror, ekonomik e korruptiv të marrë fund njëher e mire, këtë praktikë e kanë aplikuar dhe vazhdojnë ta aplikojnë dhe vetë shtetet e bashkimit europian, pikërisht në këto faza të vështira krize dhe korrupsioni ekonomik. Këto ditë edhe këtu në europë janë arrestuar gjeneral më të lartë financash. Ndaj një grup i dal nga njerëz që mbështetin këtë qeveri për të arritur atë që nuk u arrit në njëzet vjet. Eshtë momenti historik të shkrihet akulli i ftohtë në trojet shqiptare dhe të nxehen të lirë e të sigurt, në trojet e tyre me një shtet të fortë e të lidhur me një besim nga populli.
Kjo ka filluar të lind tek shqiptarët sepse po shohim reforma të vendosura të qeverisë për të realizuar atë që shqiptarët u gënjyen në këto 20 vjet të quajtura demokraci por në të vërtetë kjo ka munguar. Sepse aty ku ka krim masiv nuk mund të ketë liri. Ndaj korrupsioni ka qënë brenda në strukturat e shtetit në këto njëzet vjet… ndaj pas luftës ndaj drogës kthejuni luftës kundër korrupsionit duke filluar nga drejtësia dhe njerzit e ndotur nga interesat personale që kanë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtojnë shtetin, popullin dhe kombin tonë.







