Parlamenti Evropian heq fusnotën për Kosovën, thirrje 5 vendeve ta njohin

0
26

Idea, 18 prill 2013

Strasburg – Parlamenti Evropian i ka bërë edhe një herë thirrje pesë vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, nëpërmjet miratimit të rezolutës.

Sipas agjensisë së lajmeve ‘Radio Evropa e Lirë’, rezoluta mbështet edhe një herë procesin e integrimeve evropiane për vendin.

Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të shlyer fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës, transmeton ‘REL’. Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.

Kërkesa për ta shlyer këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.

Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i ndajë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE.