Nga “Faktori Plus”
Parlamentarizmi shqiptar eshte ne faze kritike. Kjo per shkak te keqperdorimit qe i ben pushtetit kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli. Seanca parlamentare e se enjetes, por edhe vendimi i byrose me pjesemarres vetem perfaqesues te mazhorances, ishte nje tjeter prove e ketij keqperdorimi.
Ngjarja e shemtuar qe ndodhi te enjten, mori shkas nga fjalimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili denoncoi aferat korruptive dhe akuzoi shefin e qeverise dhe ministra te qeverise se tij, si te lidhur me keto afera.
Ne mungese te pergjigjeve konkrete nga ministrat apo kryeministri per keto akuza, kryeparlamentarja Topalli vendos te ndeshkoje deputetin Balla ne menyre arrogante, per 2 jave nga punimet e kuvendit.
Sot kreu i grupit kuvendor opozitar Gramoz Ruçi e cilesoi kete ngjarje, si rrenim te parlamentarizmit shqiptar.
GRAMOZ RUCI: Dje, Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit shqiptar u dhanë shqiptarëve dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë provën më të qartë se në ç’derexhe është katandisur parlamentarizmi në Shqipëri, duke marrë kështu një vendim krejtësisht të pajustifikueshëm për të përjashtuar deputetin e PS, Taulant Balla, sepse na preku në sedër kryeministrin kavalier e ministrat e tij dhe po kështu po dje paralajmëruan për përjashtim kolegun tjetër të PS, Saimir Tahiri, në mënyrën më të pajustifikueshme.
Ngjarja e djeshme në sallën e Kuvendit ishte prova më e fundit, që vërteton dhe njëherë katërcipërisht se Sali Berisha parlamentin nuk e sheh si një institucion ku diskutohen e zgjidhen hallet e shqiptarëve, por si një pronë të tijën, ku opozita duhet dhunuar nëse ajo guxon të denoncojë të vërtetat e hidhura e të shëmtuara të këtij pushteti. Sepse ky përjashtim e ky vendim për përjashtim s’janë as më shumë e as më pak, por veçse një përpjekje e dështuar për t’i mbyllur gojën deputetëve të Partisë Socialiste.
Sali Berisha na tregoi qartë se ai nuk e do opozitën në parlament, se ai nuk është i interesuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Sali Berisha vërtetoi mbrëmë se pasi vodhi zgjedhjet e 28 qershorit, ka zgjedhur të vendosë nën diktatin e tij të gjitha institucionet e këtij vendi, deri dhe parlamentin e madje edhe opozitën e këtij vendi. Nëse ka një politikan në Shqipëri, që duhej përjashtuar jo për dy javë, por për një legjislaturë të tërë, ky është vetëm një deputet që e ka emrin Sali Berisha.
E si ka mundësi që një deputet na u përjashtoka për dy javë sepse kryeministrit nuk i vikan për mbarë fjalët e tij, ndërkohë që vetë Sali Berisha mund të vjellë vrer, të shpifë e të shajë, të merret me fëmijët apo me familjen, apo me jetën private të kujtdo deputeti e kundërshtari politik?! Këtu kam fjalimin e famshëm të Sali Berishës të mbajtur në foltoren e parlamentit në 26 nëntor, ku kavalieri shqiptar kërcënonte për shkulje dhëmbësh e nofullash, etiketonte përfaqësuesit e opozitës me fjalë që nuk mund të thuhen në publik, por Kryetarja e parlamentit dhe jo vetem ajo, por të gjithë deputetët e kësaj maxhorance zgërdhiheshin dhe duartrokisnin kavalierin e tyre.
Vendimi i djeshëm ishte një vendim i turpshëm i kësaj mazhorance që përdor pushtetin e vjedhur për të fshehur vjedhjet e pushtetit. Një mazhorancë që nuk di të përgjigjet me argumente, por zgjedh përjashtimin e dëbimin. Vendimi i djeshëm ishte veçse njolla më e fundit e turpit që u vendos në këtë parlament nga Kryetarja e tij që do të mbahet mend si kryetarja e zheleve dhe rreckave, e komanduar me sms nga një kryeministër i papërgjegjshëm.”
Por vendimet arbitrare dhe te njeanshme te mazhorances kane nje histori te perseritur. Ne korrikun e 2007, deputeti balla duke iu referuar ndryshimeve ne qeverine e atehershme, tha se brenda familjes berisha kishin lindur debate pasi vajza e kryeministrit argita malltezi, ushtronte ndikim ne keto vendime. Kaq u desh qe kryeministri qe ne ate moment nuk ndodhej ne salle, te hynte dhe te shante me nje fjalor te rende nga familjaret deputetit socialist. Ketyre fyerjeve, iu bashkua edhe kryesuesja e seances topalli..
Sic pritej i ndeshkuari ishte serisht deputeti opozitar. Per kryeministrin jo vetem nuk pati asnje penalizim, por berisha as pas seances nuk shfaqi ndonje shenje pendese me vone.
Por arroganca qeveritare dhe keqperdorimi i parlamentarizmit, arriti kulmin ne 26 nentorin e vitit te kaluar.Mazhoranca jo vetem i qendori larg zgjidhjes se krizes politike, por shefi i qeverise sulmoi ne menyre te paprecendente dhe me nje fjalor rrugesh kreun e opozites dhe familjen e tij.