Para gjykatës mafiozët e Camorra-s që kërcënuan Roberto Savianon

0
65

Roberto Saviano

Me akuzën “për kërcënime dhe shpifje ndaj Roberto Savianos”, autorit të “Gomorra”-s para gjyqit dy bossa të mafias italiane dhe dy avokatët e tyre.

ROMË – Dy avokatë dhe dy bossa mafiozë gjenden në bankën e të akuzuarve: saktësisht edhe dy njerëz të së drejtës penale, Michele Santonastaso dhe Carmine D’Aniello do të duhet të mbrohen bashkë me bossët e klanit të Casalezëve, Francesco Bidognetti dhe Antonio Iovine, prej akuzave për kërcënime të rënda në dëm të autorit të Gomorrës, Roberto Saviano, dhe të kronistit të “Mattino”, Rosaria Capacchione.

Faktet i referohen pohimeve të sjella në seancën shokuese, të lexuar në gjykatë, në 13 mars 2008, gjatë gjykimit të apelit të procesit Spartacus.

Edhe avokatët, të cilët dikur kanë qenë mbrojtësit e të dy mafiozëve, akuzohen për lidhje me Camorrën.
Objektivi i nismës mafioze ishte të kërcënonin “operatorët e informacionit, të impenjuar në aksionin e zbulimit dhe të ushtrimit të të drejtave kushtetuese të vendit.

La Repubblica
MA