Aida Nako, 29 Shtator 2013
Ish-drejtuesi i emisionit televiziv Fokus, Robert Papa, e ka quajtur ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli “vajza e Sigurimit”, në një shkrim botuar në AlbaniaPlus.
Aludime për Topallin janë bërë edhe më parë gjatë debateve në Parlament, por Papa, shkon edhe më tej. Duke shkruar për komentet e Topallit ndaj ambasadorit Arvizu në Tiranë, Papa shkruan:
“Jozefina Topalli, e cila që më 1987 merrte dy pasaporta dhe vizë për në Itali, (ku ka kontaktuar një spiun të Sigurimit në Vatikan për llogari të Sulo Abazit) sulmoi egër SHBA, duke dashur që PD-ja të humbasë sa më shumë kuota dhe të shfaqet si anti-amerikane. Por nuk mundet dot, as ajo e as Pollo i mefshët…”
Papa mendon se “zemra e PD-së, militantët dhe qëndrestarët janë pro-amerikanë e pro-perëndimorë”.
“Përse nuk reagon Eduart Selami? A është dakord me këtë frymë anti-amerikane të PD-së? Pret ta bëjnë nën kryetar apo sekretar?! Turp!” – shkruan në shkrimin e tij gazetari i njohur për afrinë me PD-në në të shkuarën. Dhe më pas shton:
“Po Imami? E harroi se një vit shkoi për “studime” në SHBA me taksat e amerikanëve? Edhe pse nuk mori ndonjë gradë, ai duhet të flasë. A është Imami dakord se ambasadori amerikan qenkërka “komunist”? Heshtja është aprovim… Po KOPI-stat ku janë? Shokët dhe shoqet e vajzës, grupimi kusar dhe shkatërrues i PD-së dhe shkaktari kryesor që 1 milionë shqiptarë, e duan me pranga “babain” zhgënjyes, mashtrues dhe të pa ekulibruar?”
Papa jep më pas disa detaje nga një vizitë e Arvizusë disa javë më parë në “zyrat e reja të PD-së” në SHQUP. Shkruan Papa: “…Basha donte ta grackonte ambasadorin amerikan, duke e futur ne zyrat e SHQUP-it. Arvizu është habitur kur ka hipur nga një deriçkë në cep të godinës. Pastaj, nga holli si han, ka hyrë në një korridor te errët ku vjen era urinë dhe mes ca dyerve me duroalumin ka hyrë në zyrën e Zerina Kukes. Një zyrë që ka aq shumë lagështi, myk, zymtësi. 2 milionë euro reklama kanë dalë nga ajo zyrë. Basha improvizoi një zyrë takimi, por kjo nuk e ndali Arvizunë që të theksonte, se kjo vizitë nuk ka simbol dhe nuk e njeh SHQUP-in zyrtarisht.
Arvizu do ketë qeshur me vete, kur ka parë këto zyra pa kuptim e atë ndërtesë, që nuk i shkon aspak një selie partie. Mbase i janë kujtuar zyrat modeste të partisë Republikane në Uashington, në një apartament të thjeshtë dhe me orendi tejet të zakonshme. Mbase i kujtohet edhe shprehja “burrë shteti”, shrehje që do i sillte aq shumë probleme me opozitën shqiptare. Por, ai thotë, çka i thonë nga Uashingtoni, dhe qendra e Botës nuk ishte gati për ndryshime në Shqipëri, vetëm nga stabiliteti i rajonit dhe ngase nuk qenë te bindur se opozita ishte e aftë të fitonte zgjedhjet….”
Në artikull, gazetari që ka kaluar shumë vite të jetës së tij në SHBA, shtron disa herë pyetjen: “…Kujt i intereson që PD-ja të dalë kundër SHBA-së, kur dihet se baza e saj është pro-amerikane me zemër?”
“…Në raportet e tij, Arviziu, edhe nëse të mos dojë, njofton Uashingtonin se i “ikuri” dhe taborri i tij po nxjerrin sërish ndjenjat e tyre anti-amerikane si më 1995. Dikur Klinton dhe Senati, do i quante rrugeçër, paranojakët anti-demokratikë, anti-amerikane dhe anti-perëndimorë. Charls Uollsh, kreu i Agjencisë së Informacionit (por me gjasa shefi i CIA-s në Tiranë), dy herë personalisht ka shoqëruar në Rinas, Zef Brozin dhe Eduart Selamin, nga frika se do i ndalonin të dilnin nga Shqipëria. Uollsh do siguronte strehim në SHBA edhe per guvernatorin Bankës Kombëtare, Kristaq Lunikun, pasi ai pranoi të depononte për gjithçka që dinte nga transaksionet e Berishës si me një Bankë Arabe, por edhe për vjedhjet e mëdha me firmat Piramidale.
Uollsh do përdorte Gramoz Pashkon në tryezat e organizuara nga departamenti, sa herë duhej që zyrtarët amerikanë ta dëgjonin nga goja e Pashkos se: “Berisha është i çmendur dhe kriminel” Në ndihmë të Pashkos dhe kundër “diktatorit komunist” do ftohej Geri Kokalari, Eduart Selami, Zef Brozi, Sami Rrepishti, Nikolla Pano, Elez Biberaj dhe Janush Bugajksi. Prandaj për Uashingtonin ky 23 qershor ka rëndësi si 22 marsi 1992. Personalisht, më vjen keq sepse e dashuroj 22 marsin e 1992, por ata kanë të drejtë – shkruan Papa në një artikull të gjatë, disa pjesë të tjera të të cilit, do botojmë edhe në numrin e nesërm.
Kure lexon shkrime te ketilla sinqerishte qe nji njeri normal duhet te trishtohet.
Tete vite ne krye te kuvendit te Shqiperis nji spiune e sherbimeve sekrete.
Po ashtu edhe krei i qeverise Sali Berisha (PENECILINA),(DIZENJATORIA) Jozefina dhe “pretendonim”qe te integrohemi ne nji Europ te lire dhe demokratike.
Kjo eshte fatkeqesia e nji populli,kure kreret e shtetit jane penge e krimit dhe mafjes politike dhe ekonomike.
C’fare pret ai populle?
Comments are closed.