Pamjet filmike nga Prishtina njeriun e bëjnë të brengosur për fatin e Kosovës

0
32

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Pamjet filmike për ngjarjët tragjike që po na servohen çdo natë nga bota, ku po shikojmë njerëz të vrarë, të sakatosur të mbuluar më gjakë, sikur nuk po na i prekin shumë ndjenjat. Të mendojmë të gjithë më koka esull për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Tmerri që përjetuan parizienët të premtën nga akti terrorist sikur u qitë shpejt në harresë nga kjo klasë e jona politike. Sikur u harruan paralajmerimet edhe të disa përsonaliteteve të botës, së “ Lufta e Tretë Botërore “ tashmë ka filluar.

E krijuam shtetin e Kosovës, më mund të madh, me ndihmën e madhe të miqëve tanë të botës demokratike. Kjo kastë politike me veprimet e saja me vetëdije ase pa vetëdije nuk po kan shumë konsideratë karshi shtetit dhe kombit. Ndoshta dikush edhe thotë, po le ti bre burrë se nuk je kompetent të japësh vlerësime të tilla. Për çka atëherë të mendojmë, të flasim dhe të shkruajmë. Populli deri me tash nuk është futur midis veprimeve jo të mira të Pozitës dhe Opozitës.

Kjo qka po ndodhë në Parlament dhe jashtë tij, e ka delegjitimuar pushetin, por edhe deri diku ka përjashtuar edhe opozitën e cila me elemente të dhunës dëshiron të rregullon punët jo të mira të pushtetit. Këto pamje filmike nga Prishtina njeriun e bëjnë të merzitur, të brengosur së çka në të vërtetë po ndodhë në këtë vend i cili mezi e pau dritën e lirisë. Çfarë fati të keq do të thosha kemi. Për 90 vite na rrahën dhe na mbytën dajkë serbosllavët sikur të ishim do thasë të shqyer, e jo njerëz në tokën tonë.

Tash kemi filluar të rrahemi më njeri- tjetrin sikur të ishim armiq, e jo vëllezër të një gjaku.Secila ngjarje e pa mirë cila po na vjen nga rrugët e Prishtinës, sigurisht së i përjetojmë rëndë. Dihet së sa më larg të jesh, aq më bujë edhe bën një ndodhi, ndoshta jo e një përmase të tillë. Por, sado e vogël që është ajo, tingëllon keq dhe është mbytëse. Ka shumë njerëz në mesin tonë, si gazetarë apo të rrjeteve të ndryshme sociale, të cilët mund të japin vlerësimin mbi ngjarjet e fundit në Kosovë, duke iu përmbajtur korrektësisë. Vetëm këto vlerësime na bëjnë mirë si shtet dhe komb, të gjitha vlerësimet e një anshme apo të gjyrosura partiakisht na sjellin dëme të pa riparushme.

Unë jam i vetëdijshëm për shkallën e rrezikshmerisë të gjithë asaj së qka po ndodhë, duke qenë dëshmitarë të situatës politike gadi shpërthyese në botë. Sigurisht së kemi njerëz në Kosovë, të cilët do të bënin një analizë të mirë të situatës së komplikuar politike, pa u bë si shikuesit në tribuna të cilët anojnë për skuadrën e preferuar të tyre.

Kjo çka po na servohet dhe të cilën po e shohim, nuk duhet të klasifikohet si e mirë apo e keqe, por të klasifikohet si jo e dobishme, kur dihet së të gjithë armiqët tanë, mezi po presin të shohin një situatë kaotike në Kosovë. Incidentët, rrahjët dhe plagosjët pa marrë paraysh kush është në pyetje, policia apo protestuesi, është zullum mbi vlerat tona.

Neser mos e dhashtë Zoti të ndodhin gjera edhe më të dhembshme, së e keqja dhe e mira nuk kan kufizime, nuk na amniston askush nga faji. Ne, jemi një popull i vogël në këtë botë, dhe mu për këtë gjë duhet të veprojmë më kokën esull, ta bashkojmë popullin rreth idealit për mirëqenje dhe idealit për bashkim kombëtar.Të rreshtohemi të gjithë kundër të keqës kudo që paraqitet ajo, duke dhënë porosi të mira.

Shumë kjo ditë sotme e protestave në Prishtinë, po i ngjan ngjarjëve në Liban. Po shkruaj sikur shumë tjerë, se nuk dimë në këto momente çka të shkruajmë tjetër, duke parë së në vendin tim ngjarjët e eskaluara në rrugë, janë jo të mira, pa marrë parasysh së kush çfarë qëllimi ka. Situata e tensionuar në mbarë globin, secilin e detyron të merret më tekste të tilla. Unë nuk i dua tekstet e tilla…