“Pafajësia e muslimanëve” po i vë zjarrin Lindjes së Mesme

0
32

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

Ajet Nuro, Capitol Hill, Washingtn DC

Për ironi të fatit, Chris Stevens, ambasadori amrikan në Libi do të humbiste jetën në datën 11 shtator 2012, pikërisht në qytetin të cilin ai e çliroi afro një vit më parë. Pakënaqësi? Mosmirënjohje? Urrejtje ndaj atyre që i çliruan? Ndryshim politik ndaj të huajve?

Të gjitha mund të jenë të vërteta, sidoqoftë Sekretarja Amerikane e Shtetit Helleri Klinton thkson se sulmi është organizuar nga një grup i vogël ekstremistësh. Sidoqoftë, mediat në të gjithë botën, kanë treguar me gisht filmin “Innocence of Muslims” të autorit Sam Bacile që e ka ndezur keq Lindjen e Mesme sidomos Egjiptin dhe Libinë ku veç te tjerëve u vranë 4 amerikanë ndër ta edhe ambasadori Stavens. Filmi që sipas autori ka dashur të denoncoi “kancerin e islamit” është konsideruar nga muslimanët në Lindjen e Mesme si provokues, fyes e ofendues për besimtarit pasi në film hidhe baltë mbi profetin Muhamet.

Le të kujtojmë se prekja e simbolit të profetit është e papranueshme për besimtarët muslimanë. Veprime të tilla si karikaturat e profetit Muhamet në Danimarkë në vitin 2005, djegia e Kuranit me nismën e një prifti (Terry Jones) në Florida në vitin 2010, kanë shkaktuar tensione mes besimtarëve muslimanë dhe amrikanëve që janë kthyer në konfrontime të dhunëshme.

Ndonëse thuhet se filmi “Innocence of Muslims” po denoncohet si nxitës i dhunës së këtyre ditëve, ndoshta edhe lojra politike me qëllime të largëta me efekte në Lindjen e Mesme apo edhe në Shtetet e Bashkuara mund të mendohet. Në Lindjen e Mesme mund të mendohet forcimi i lëvizjeve ekstremiste islamiste që duan të forcojnë pozitat e tyre në vendet që u përfshinë në “Pranverën Arabe”. Nga ana tjetër, në Shtetet e Bashkuara ngelen veç dy muaj nga zgjedhjet presidenciale dhe ato të përfaqësuesve legjislative. Kush do të përfitoj nga kjo dhunë? Nga dhuna nuk fiton askush … përveç ndonjë politkani …Koha ndoshta do t’a tregoj se kush.

Montreal, 12 shtator 2012.
http://tribunashqiptare.net/?p=9628