Nga Lekë Mrijaj (22.09.2015).
Siç mësohemi nga Gjon Krasniqi, veprimtar nga Ch para ca ditësh, njesitë speciale policore të Kosovës, mbeshtetur nga një fletarrest nga ana e prokurorit nderkombëtar e vëndor pikërisht më datën 18.09.2015 të orës 11:00 në fshatin Grabanicë të Klinës kryen nje arrestim të padrejtë ndaj ish – komandantit të UQK-së, gjeneral Pashk Z. Krasniqit nga Nepolja e Pejës, me akuzën për deshmi në rrenë, që sipas gjykatës deshmitari ishte vënë në mbrotje të një ish – bashkëluftëtari të tij të luftës, i akuzuar për krime, andaj deri më sot asnjëherë nuk i është vertetuar krimi mbi akuzën që rëndonte.
Pikërisht gjenerali i luftës se UÇK-së komandanti Pashk Z. Krasniqi ishte ftuar nga UNMIK-u në vitin 2003 për të dhënë një deshmi fakti andaj jo që deshmitari ishte vënë në mbrotje të akuzuarit por në mbrotje – thënie të fjalës së drejt e të nderit dhe rregullave hyjnore, i betuar ashtu siç e jep e drejta ligjore … pikërisht mbeshtetur edhe në ditarin e tij të luftës çlirimtare. Gjykata e Qarkut në at kohë, në mënyrë të pabazë e kundërligjore e kishte shpallur fajtor në ç’rast deshmitarin në fjalë e kishte denuar me 5 muaj burg – heqje lirie, kinse për deshmi në rrenë, gjë qe gjenerali Pashk Krasniqi (ishte gjeneral pa gradë mirpo me këtë nofkë identifikohej-njihej në zonën e Beranit të Pejës) e kishte kontestuar – kundershtuar vëndimin si të pabazë jo të drejtë, duke ushtruar kunderpadi në mbrojtje të drejtës së tij ligjore në Gjykatën e Qarkut të Pejës, gjë qe nuk u perfill asnjëherë nga organet e drejtësisë baza ligjore e tij.
Vlen të permëndet se bashkëvendësi e bashkëluftetari ynë ishte një nder çelulat e para të UÇK-së, rrjedh nga një familje me vlera të deshmuara atdhetare e njerëzore, i cili çdo here ishte në sherbim të atdheut andaj edhe dha kontribut të çmueshëm gjatë kohës se para luftës – luftës dhe më pasluftës, në sfera të ndryshme gjithëperfshirëse në vënie – mbeshtetje të identitetit kombëtar e humanizmit njerëzor, pikërisht duke i njohur vlerat e tij pozitive të pakontestuara, kerkojmë urgjentisht nga Gjykata e Qarkut të Pejës të bëjë: Anulimin e vëndimit për denimin e Pashk Z. Krasniqit, gjeneralit të luftës paqes e trimërisë, pikërisht në deshmi të vlerës se tij gjithpërfshirëse gjenerali Pashk Z. Krasniqit mbetet hero dhe model i pakontestuar me vlera gjithëperfshirëse mbarëkombëtare, shprehet bashkluftëtari e bashkëvëndesi i tij nga mergata z. Gjon Krasniqi Ch.
Shënim: Këto vendime të padrejta të drejtësisë, duhet të ndiqen në rrugë ligjore, pasi me publikime nuk ndihmohet aq sa duhet i dëmtuari. /AÇ