Osman Caka dhe Shqiponja e Manchesterit

0
23

Baki Ymeri

Osman Caka nuk është i panjohur për opinionin shqiptar. Përkundrazi, ai është një nga krenaritë e shqiptarizmit në diasporë, një bashkatdhetar nga Kosova i cili tash e sa vjet jeton në Manchester të Anglise, i cili ka patur fatin të takohet me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair. Në bazë të massmedias shqiptare kuptojmë se me atë rast, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe e falënderoi në emër të gjithë popullit shqiptar për kontributin e dhënë në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa ish-kryeministri Bler i shprehu ngushëllime zotit Caka për vrasjen e djalit të tij Ilirit nga policia serbe më 13 prill të vitit l999, i cili kishte vetëm 17 vjet. Ish-kryeministri Bler i shprehu ngushëllime përmes tij edhe për 14.000 familje që i kanë të zhdukur të afërmit e tyre. Zoti Caka në shenjë respekti i dorëzoi ish-kryeministrit Tony Bler një libër të Shenjtores sonë Nëna Tereze, të autorit Dom Lush Gjergji.

Bler tha asokohe se është kënaqësi e imja ta pranoj këtë libër sepse Nënë Terezen e kam takuar sa ishte gjallë dhe kam një respekt shumë të madh për këtë bijë shqiptare. Zoti Bler e falënderoj zotin Osman Caka edhe për kontributin e tij që e ka dhënë këtu në Angli sidomos për vendosjen e shtatores së Nanës Tereze, e vendosur në oborrin e Manastirit të Gortonit në Manchester, pastaj për dhënien e Pllakës falënderuese në emër të popullit shqiptar të vendosur në qytetin Oldhamit, si dhe për aktivitetin e klubit të shahut “Shqiponja” që garon në ligën e II në Manchester. Zoti Caka e njoftoi ish-kryeministrin edhe për turnirin e shahut që mbahet tani për çdo vjet ne stadiumin e Mancheter Cityt. Bashkatdhetari Caka tha se në këtë turnir kanë marrë pjesë gjithë shahistët e shumë vendeve të botës.

Për Osmanin qarkullojnë konsiderata elektronike edhe në gjuhën angleze në google.com. Osmani qëndis poezi për Flamurin Kombëtar dhe jep kontribut të pashoq për mbarëvajtjen e sportit shqiptar në botë. Kohëve të fundit kuptojmë se më 6 mars të këtij viti, në Stadiumin e Manchester Cityt, në Manchester të Anglisë, u mbajt turniri i shahut me lëvizje të shpejta nën patrionatin e klubit të shahut “Shqiponja” nga Manchesteri.

Vlen të përmendim se ky klub është i udhëhequr nga Osman Caka, garon me suksese të lakmueshme në ligën D të Manchesterit dhe të Federatës së Shahut në Manchester. Klubi shahut është themeluar në mars të vitit 2003. Ky turnir, që tashmë është bërë tradicional, dëshmon vazhdimësi dhe rezultate konkrete, një nga to duke qenë fakti se sivjet është hera e katët që po mbahet.

Turniri organizohet për nderë të të Komandatit Adem Jashari dhe familjes së tij. Në këtë turnir morën pjesë 94 shahista, ku në fund të ndeshjest Klubi i shahut dhe Federata e shahut, fituesit i shpërbleu me të holla dhe me trofe. Për vendin e parë u nda shpërblimi prej 160 funtash, për të dytin 120, dhe vendit të tretë i dhuroi 80 funta, ndërsa këtu u ndanë edhe 12 trofe në të gjitha kateogoritë, kurse shahistëve të tjerë të shumtë iu dhuruan nga 30 funta. Trofetë u dorëzoi manaxheri i klubit të shahut, zoti Osman Caka.

Në këtë turnir morën pjesë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Manchester të Anglisë nga të gjitha moshat po ceku vetëm disa: Liridon dhe Bajram Paskali, Albin, Leutrim dhe Adnan Caka, Agron Osman Elezi etj. Në këtë turnir të gjithë shqiptarët dhanë rezultate shumë të mira në lojën e shahut. Vlen të përmendet se atë ditë u muar vendimi që vitin ardhshëm ta kremtojnë pesëvjetorin e këtij turniri, që tashmë është bërë tradicional. Ndërsa Osman Caka, Krytari Federatës së shahut dhe drejtori i sportit, së bashku me njerëzit e tij, morën vendim në shenjë respekti që kanë për ekipin e shahut “Shqiponja” në Manchester, ta thellojnë bashkëpunimin dhe vitin e ardhshëm festiv dhe të ftojnë në turnir edhe shahistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

„Unë si kryetar i klubit Shqiponja, thekson Osmani në një letër të tij, dua ta falënderoj përzemërsisht Klubin futbollistik “Manchester City”, që për katër vjet me rradhë na ka dhënë në disponim gratis sallat më të bukura të këtij stadiumi. Është nder dhe privilegj të organizosh këso turnire në këtë stadium, pasi të gjitha kushtet janë të një niveli shembullor.”

BOX

Këto janë vetëm disa nga fotografitë që e dinamizojnë këtë shkrim. Në fotografinë e parë shihet Deputetit i Manchesterit, zoti Tony Lloyd me Osman Cakën duke e hapur turnirin. Në foton e dytë shihet shahisti Agron Osman Elezi nga Lezha, ku është duke garuar me një shahist anglez në turnir. Në foton e tretë, Agron Elezi të cilit Osman Caka i dorëzon trofenë, pasi ky zuri vendin e parë (në grupin e tij) me 4.5 pikë në gjashtë lojë. Kurse në një fotografi tjetër shihet nga e djatha John Dwan, drejtor i sportit në Manchester, Kryetari i Federatës së shahut Tony Llyd, deputeti nga Manchesteri dhe Osman Caka.