Opozita triumfon me heshtje

0
68


Daniele Mastrogiacomo

Nderim në paqe

Tirana në shesh, në kujtim të tri viktimave, opozita fiton betejën

Njerëzit kanë puthur, prekur, përshëndetur, fotot e viktimave dhe u shpërndanë në një përqafim të madh virtual. Por është vetëm një nga shumë etapat e një beteje që do të vazhdojë në ditët e ardhshme. Ka tre të vdekur që kërkojnë drejtësi. Ka një hetim në vijim për të përcaktuar përgjegjësinë e të shtënave, janë gjashtë mandate arresti për kreun e Gardës për t’u zbatuar.

Opozita socialiste fiton betejën e saj në Shqipëri dhe dominon skenën politike duke sjellë në shesh 100 mijë persona në një manifestim paqësor, kompakt dhe në heshtje. Edhe frika e vigjiljes që shtyn policinë të përhapë ankthin e incidenteve të reja është përgënjeshtruar. Për disa orë ajo pjesë e vendit që prej një viti e gjysmë konteston politikën sociale dhe ekonomike të Kryeministrit Sali Berisha, në krye të një koalicioni të qendre të djathtë, është mbledhur përreth 20 familjarëve të tri viktimave të vrara nga ushtarët e gardës republikane, të premten e shkuar, 21 janar, gjatë përleshjeve të dhunshme ndërmjet manifestuesve dhe forcave të policisë.

Të përfshirë nga një heshtje të ngarkuar me tension, por mbi të gjitha me dhimbje, një turmë burrash e grash, të moshuar dhe fëmijë, është mbledhur përpara selisë së Partisë Socialiste. U shpërndanë lule dhe qirinj, së bashku me shiritat e zisë që njerëzit kanë vendosur në krahët e tyre. E ngërthyer nga “Nata e Liqenit të Mjellmave e Tchaikovsky-t dhe Requiem-i i Mozart-it, kortezhi nisi të lëvizë në heshtjen maksimale. Nuk kishte parulla, flamuj, as tabela apo shirita. Vetëm fotot e tri viktimave, tre burrave, të kornizuar dhe të mbajtur në krahët e dy vajzave dhe një djali.

Mbrapa, duke formuar një gjarpër të madh që u përdrodh në qendrën e qytetit, vijonin parlamentarët e opozitës, artistë, aktorë, intelektualë, militantë socialistë, qytetarë të thjeshtë. Për të nderuar viktimat dje ndaloi e gjithë Tirana. Dyqanet mbyllën qepenat, trafiku i makinave u zhduk, njerëzit që mbetën në shtëpi nga frika e përleshjeve të reja, ka vështruar e emocionuar nga dritaret. Me gjithë shiun e bezdisshëm dhe të ftohtin konstant, shqiptarët nuk kanë dashur të heqin dorë nga ajo që e konsideronin gjithsesi, përtej pozicioneve politike, një ditë të tyren, një provë force që do të reflektonte mbi një krizë të provokuar nga një paralizë politike prej 18 muajsh pa pushim.

Edi Rama, lideri i Partisë Socialiste dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka marrë pjesë në kortezhin homazh, në momentin më delikat, kalimi pak metra nga pallati i Kryeministrit, të mbrojtur nga 2 mijë policë me veshje anti-revoltë, rreth 50 ushtarë të Gardës republikane, një qark dyfish me tela me gjemba dhe snajperët e vendosur në pallatet pranë. Turma ka qëndruar gjatë në vendin ku u vranë tre burrat, duke i mbuluar me lule e qirinj.

Tre banera gjigante të montuara në panele mbyllnin ecjen e kortezhit dhe e obligonin të ecnin rreth itinerarit të përcaktuar. Sali Berisha ka zgjedhur heshtjen. Ka vëzhguar nga manifestimi i transmetuar direkt në TV nga studio e tij e vendosur në katin e dytë të Pallatit që përshkohej nga masa e demonstruesve. Nuk kishte thirrje, reaksione inati, gjeste instiktive që mund të provokonin reaksionin e policisë dhe ushtrisë. Opozita ka treguar pjekuri politike ndoshta në momentin e saj më të vështirë. Ka mbajtur premtimin edhe pas apeleve të komunitetit ndërkombëtar për ta anuluar dhe është propozuar si udhëheqje e re për vendin.

E përfshirë nga muzika tronditëse që nxiste përkujtimin funebër, njerëzit kanë puthur, prekur, përshëndetur, fotot e viktimave dhe u shpërndanë në një përqafim të madh virtual. Por është vetëm një nga shumë etapat e një beteje që do të vazhdojë në ditët e ardhshme. Ka tre të vdekur që kërkojnë drejtësi. Ka një hetim në vijim për të përcaktuar përgjegjësinë e të shtënave, janë gjashtë mandate arresti për kreun e Gardës për t’u zbatuar. Janë një milion të papunë dhe pjesë të gjera varfërish që shtyjnë një qeveri të votuar nga mazhoranca, por tashmë të mbështetur nga minoranca e shqiptarëve.

Marrë nga “La Repubblica”