Shekulli Online, 10.10.2010
TIRANË – Ndërkohë që gjykata ka kospitur dosjen për lidhjen e kunetërve të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu me mafian, Partia Socialiste ka përsëritur sërish sot kërkesën për largimin e saj.
Gjatë një deklarate për mediat, deputetja Olta Xhaçka ka kujtuar se Bregu, ende nuk ka dhënë shpjegime mbi lidhjet e familjarëve të saj me mafian italiane të Sacra Corona Unita.
“Në fillim Majlinda Bregu tha se nuk kishte lidhje me bizneset e motrës dhe të kunatit dhe se Prudentinon as nuk e njihte, por më pas nxitoi të justifikonte djalin e mafiozit italian të Sacra Corona Unita duke nxjerre dhe dokumente personale të Angelo Prudentinos”- tha ajo.
Sipas Xhaçkës, ndërhyrjet e zonjës Bregu në QKR janë gjithashtu motiv për pikëpyetje të mëdha në lidhje me funksionimin, ose më saktë manipulimin që i bëhet këtij institucioni.
“Në rast se kur bëhej fjalë për vëllain e bashkëshortit të Majlinda Bregut, drejtori i QKR doli e justifikoi kunatin e Ministres duke thënë se reflektimi i ndryshimeve në QKR kërkon muaj, në rastin e kunatit tjetër të Ministres, këtij të lidhur në biznes me Sacra Corona Unita, shohim se ndryshimet në QKR ndodhin edhe më shpejt se harku kohor i 24 orëve edhe pse në këtë rast bëhej fjalë për transaksione financiare që ngrenë dyshime të mëdha për veprime të pastra larjesh parash të pista”- tha më tej ajo.
Xhaçka u ndal gjithashtu edhe në mosdeklarimin e pasurisë së Bregut, duke i kujtuar apartamentet në qendër të Tiranës.
* * *
Perballe akuzave dhe fakteve, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar dite me pare se ka denoncuar ligjërisht kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. E vënë në qendër të denoncimeve të opozitës kohët e fundit për lidhjet të familjarëve të saj me mafian, Bregu tha se e sfidoj ligjërisht Edi Ramën.
“Të sfidoj ligjërisht ty Edvin Rama, pasi kam zgjedhur rrugën ligjore për cdo akuzë ndaj meje”-tha Bregu
Më tej ajo shtoi se tashmë ka paraqitur në Gjykatë padinë për shpifje kundër kreut të PS-së.
Bregu tha se ajo përgjigjet dhe mban përgjegjësi vetëm për bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërsa kërkoi nga ILDKP-ja të shprehet zyrtarisht për pasurinë e saj.
* * *
Gjate takimeve ne Fier dhe Shkoder, dy dite me pare kreu i opozites Edi Rama tha se askush nuk do na e mbylli gojën, dhe kjo qeveri, sipas tij, është vënë me shpatulla për muri. Duke iu referuar shkëmbimit të akuzave në distance ndërmjet PS-së dhe Ministres së Integrimit Majlinda Bregu, Rama tha se Bregu u justifikua duke sulmuar opozitën, dhe se duke mos u distancuar nga motra dhe kunati ajo po bëhet mburojë e gjithë këtij aktiviteti.
Qeveria është e zhytur në llumin e korrupsionit vazhdoi më tej kreu socialist, faktet e korrupsionit po dalin në dritë cdo ditë, dhe ne, provat e këtij korrupsioni do t’I cojmë në Prokurori, tha Rama
Ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila tha se nuk do të japë dorëheqjen, pasi sipas saj nuk e detyron askush ta bëjë këtë.
Bregu mohoi të kishte dijeni për bizneset e kunetërve të saj, por tha se motra e saj dhe bashkëshorti nuk kanë asnjë lidhje me të arrestuarin Albino Prudentino.
Sa i përket, regjistrimit në QKR, Bregu tha se është e vërtetë që tashmë Prudentino nuk ka aksione në kompaninë BETTING SYSTEM ALBANIA, pasi pas një mbledhjeje të aksionerëve, ai i shiti për shkak të situatës së krijuar.
Ajo tha se do të depozitojë padi penale dhe civile për shpifje, kundër kreut të PS Edi Rama