ResPublica.al, 31 janar 2013
Në seancën e sotme, ku është disktuar dhe vendosur mbi ndarjen e zonave elektorale nëpër qarqe, ka folur dhe deputeti Ben Blushi, i cili, në ndryshim nga të tjerët, është përpjekur të arsyetojë me tone të shtruara. Në thelb, ai ka thënë se “shqiptarët kanë lëvizur këto kohë nga periferia në qendër, e jo anasjelltas, gjë që është konfirmuar dhe nga shifra të ministrisë së brendshme të para do kohëve. Prandaj, neve s’na mbetet gjë tjetër, veçse ta formalizojmë këtë realitet; dhe për këtë nuk mund të vendosë njëra palë në dëm të tjetrës, por të dyja palët, pasi bëhet fjalë për rregullat e lojës”.
Në fund, u është drejtuar deputetëve të maxhorancës me fjalët: “Me këtë që po bëni sot ju u thoni shqiptarëve: Jetoni për të votuar, kurse në u themi: Votoni për të jetuar më mirë. Dhe pa dyshim në 23 qershor shqiptarët do të votojnë për të jetuar më mirë. Dhe pavarësisht se çfarë vendimi do merrni ju sot, …. shqiptarët do të votojmë në 23 qershor; pavarësisht se çfarë do të bëni sot, ju do të humbni.”
Kjo e fundit ishte e vetmja frazë “me yxhym” e Blushit. Të tjerat ishin racionale e nuk binin në tokë. Por puna është se këtyre toneve babaxhane të Blushit e të opozitës, Berisha iu përgjigj në mnëyrën e tij. I dha vetes do mandate në tavolinë.
M.N.