Opinioni ishte realist, i jepte Shqipërisë vlerësimin e duhur

0
57

Nga Stefan Fyle*

Zgjerimi vlen për shkak se forcon paqen dhe stabilitetin në Europë. Është në interesin strategjik të Bashkimit Europian që të çojë përpara procesin e zgjerimit bazuar në parimet e gjithëpranuara dhe në kushtet dhe konsensusin e rinovuar për zgjerimin.

Politika jonë për zgjerimin tregon se si ne mund të kthejmë sfidat serioze në mundësi: mundësi për një Europë më të zhvilluar dhe më të sigurt.

Procesi i zgjerimit na ka ndihmuar që të arrijmë më mirë objektivat e politikave tona në një numër fushash që janë kryesore për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Këto përfshijnë trajtimin e krizës ekonomike, promovimin e objektivave të vitit 2020 për agjendën e reformave dhe bërjen e Europës një vend më i sigurt. Procesi gjithashtu na jep mundësi që të fokusohemi në interesa të veçantë, përfshi këtu transportin e energjinë, që janë esenciale për prosperitetin tonë në të ardhmen.

Politika e zgjerimit synon që të na japë peshë në skenën botërore. Bashkimi Europian do përballet me sfida në një botë multi-polare, në të cilën ne synojmë që të përçojmë vlerat e interesat tona përtej kufijve tanë. Një Bashkim që ndërton bashkëpunim mes ish- rivalëve, ndërsa mban në standarde të larta të drejtat e njeriut, do të ketë një fuqi të butë manjetike për t’i dhënë formë botës rreth e qark.

Sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, janë të qarta. Ato duhet të ndërmarrin reformat e nevojshme politike, ekonomike, ligjore dhe institucionale për të plotësuar kriteret e Kopenhagenit. Sfidat në krahun e Bashkimit Europian janë njësoj të qarta. Ne duhet të respektojmë angazhimet që kemi ndërmarrë dhe jemi gati dhe të përgatitur për të pranuar anëtarë të rinj kur të jenë plotësuar kriteret e kërkuara.

Vetëm kur të dy palët të jenë 100 për qind të besueshme, ne do të arrijmë të përmbushim sfidat tona, dhe njësoj e rëndësishme është që edhe të ndihmojmë që partnerët tanë të plotësojnë sfidat e tyre.

Për shtetet anëtare, besueshmëria në procesin e zgjerimit do të thotë kushtëzim rigoroz për aplikantët. Kjo do të thotë që një vendi kandidat do t’i rekomandohet bashkimi me BE-në vetëm pasi të jetë përgatitur plotësisht për këtë.

Për vendet kandidate dhe kandidatët potenciale, besueshmëria është rreth perspektivës së tyre evropiane. Atyre do u ofrohet një kuadër, brenda të cilit duhet të arrijnë ndryshime reale, reforma e rezultate reale.

Në të dy krahët, opinioni publik do të luajë një rol vital.

Reformat në rajon kanë nevojën e qytetarëve. Kjo mbështetje është më e fortë kur Bashkimi Europian është i besueshëm në mbështetjen për anëtarësim.

Pranimi i shteteve të reja kërkon dhe mbështetjen e qytetarëve të shteteve aktuale të Bashkimit Europian. Kjo do të jetë edhe më e nevojshme nëse shtetet që do pranohen janë të besueshme në plotësimin e kritereve të kërkuara.

Nga ana e Bashkimit Europian, hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës është një element vital, që rrit ndjeshëm besueshmërinë tonë. Duke hequr pengesat institucionale, ai siguron se Bashkimi Euiropian mund të vijojë axhendën e zgjerimit, duke mbajtur vrullin e integrimit evropian.

Për vendet që kanë ndërmend të anëtarësohen, besueshmëria nuk fitohet vetëm duke plotësuar legjislacionin e kërkuar. Besueshmëria fitohet duke pasur një regjistër të besueshëm të implementimit të reformave.

Vetëm një gjë e tillë mund të garantojë që reformat e ndërmarra do të sjellin përfitimet e dëshiruara dhe përfitime për shoqërinë. Gjithashtu kjo heq dhe nevojën që Bashkimi Europian të marrë në konsideratë një mekanizëm verifikimi dhe bashkëpunimi pas anëtarësimit.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund tu paraqesim në mënyrë të besueshme qytetarëve të Bashkimit Europian prova se një vend është gati për anëtarësim.

Vitet e fundit ne kemi parë progres të dukshëm drejt Bashkimit Europian nga vendet që presin të anëtarësohen: që nga liberalizimi i vizave tek reformat kushtetuese, nga implementimi i MSA-së deri tek marrja e statusit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim.

Ky progres ofron themelet për përparime të mëtejshme në vitet në vijim.

Ka disa çështje që mund të aplikohen kudo: reforma në gjyqësor dhe reforma në administratën publike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përpjekje janë bërë dhe ne kemi parë rezultatet e para, por do të kërkohet më shumë për vitin 2011. Ne do të kemi nevojë për një regjistër me të dhëna konkrete për të qenë të besueshëm.

Liria e shprehjes dhe e medias mbeten shqetësuese në shumë nga vendet që duan të anëtarësohen.

Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen nga palët e interesuara, në frymën e fqinjësisë së mirë, e duke marrë parasysh interesat e Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi rajonal është një element esencial për procesin e Stabilizim- Asociimit. Ai nuk duhet të minohet nga divergjencat në lidhje me Kosovën.

Pas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Europian do të lehtësojë dialogun mes Beogradit e Prishtinës për të promovuar bashkëpunim, për të arritur progres në rrugën drejt BE-së dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ky është një rast i rëndësishëm, jo vetëm për marrëdhëniet bilaterale, por për bashkëpunimin rajonal në tërësi.

Liberalizimi i vizave- është bërë progres substancial, por është i nevojshëm një implementim efektiv i sistemit.

Bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës për Krime Luftë në ish- Jugosllavi është një element esencial për procesin e anëtarësimit, për shtetet që kanë lidhje me këtë problem.

Në të gjitha këto fusha, besueshmëria do të ndërtohet vetëm në bazë të të dhënave konkrete.

Tani po u kthehem shkurt vendeve individualisht:

Opinionet për Shqpërinë dhe Malin e Zi kanë marrë parasysh progresin e bërë nga secila, ndërsa janë realiste në lidhje me atë çfarë është e nevojshme për t’u bërë ende.

Në përputhje me qasjen tonë bazuar në besueshmërinë, ne përcaktojmë prioritetet precize në Opinion, duke i dhënë secilit vend një guidë të qartë të gjërave që duhen bërë. Ne do të vlerësojmë progresin e bërë në secilin nga prioritetet kyçe në paketën e zgjerimit në vitin 2011.

Me Kroacinë, Komisioni vlerëson se negociatat duhet të përfundojnë në momentin që Kroacia mbyll të gjitha çështjet e ngritura, veçanërisht ato në fushën e gjyqësorit dhe në të drejtat themelore. Një regjistër i besueshëm veprimesh në fushën e implementimit dhe zbatimit të ligjit, është i nevojshëm. Kjo do të hiqte nevojën për BE-në që të marrë në konsideratë mekanizmin e bashkëpunimit dhe verifikimit pas anëtarësimit.

Cilësia dhe besueshmëria e rezultateve në procesin e anëtarësimit me Kroacinë janë esenciale për të gjithë rajonin.

Duke avancuar plotësimin e kushteve si dhe kërkesat specifike për kuadrin e negociatave, Turqia do të jetë në gjendje që të përshpejtojë rrugën e negociatave. Është urgjente që Turqia të plotësojë detyrimet e saj.

Dje ne nisëm procesin e shqyrtimit me Islandën. Kapitujt e parë do të hapen përpara pushimeve verore të vitit të ardhshëm. Islanda duhet të adresojë detyrimet ekzistuese, të identifikuara në marrëveshjen përkatëse.

Për ish- republikën Jugosllave të Maqedonisë, një zgjidhje e negociuar dhe e pranuar për çështjen e emrit, është esenciale. Në momentin që kjo gjë të jetë e qartë, ne besojmë se rruga drejt hapjes së negociatave për anëtarësim do të jetë e hapur.

Për Serbinë, përveç reformave të nevojshme të brendshme, kërkohet një qasje konstruktive drejt pranisë së Kosovës në bashkëpunimin dhe tregtinë rajonale. Bashkëpunimi duhet për të forcuar zbatimin e ligjit nga EULEX. Javën tjetër do të jem në Beograd për të dorëzuar Pyetësorin e KE, një hap për përgatitjen e Opinionit për aplikimin për anëtarësim të këtij vendit.

Bosnje- Hercegovina duhet të shpejtojë në mënyrë urgjente reformat. Përputhja e Kushtetutës me standardet ndërkombëtare është esenciale.

Në Kosovë, sfidat më kryesore mbeten sa i përket zbatimit të ligjit, përfshi administratën publike dhe gjyqësorin. Duhet bërë më shumë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Dialogu dhe pajtimi mes komuniteteve si dhe mbrojtja dhe integrimi i minoriteteve kërkojnë vëmendje të mëtejshme.

Një sukses në procesin e zgjerimit do të sjellë përfitime për Bashkimin Europian dhe qytetarët e tij.

Është një proces që është provuar që është i suksesshëm. Por që ky sukses të vazhdojë, kërkon të mbetet i besueshëm.

100 për qind besueshmëri është në lidhje me plotësimin e kushteve dhe angazhimeve. Më sipër ju theksova dhe sfidat kryesore për vendet aspirante dhe ne shpresojmë që të shohim progres në vitet në vijim.

Nga ana jonë, Komisioni Europian ka propozuar një strategji që do të forcojë besueshmërinë e këtij procesi, duke e bërë më efektiv dhe më përfitues për të gjithë ne.

Ne jemi të angazhuar për të bërë këtë gjë funksionale. Por suksesi final varet nga përpjekjet e këtyre vendeve, nga politikanët e këtyre vendeve, nga ju.

Jam i sigurt që të gjithë do e marrim seriozisht këtë sfidë në të mirë të qytetarëve tanë.

*Fjala e mbajtur nga Komisioneri për Zgjerimin në konferencën “Ballkani në zemër të Europës”