Olsi Jazexhi: Çlirimi i grave dhe dalja e shejtanit nga shishja

0
45

Maniaku islamik Olsi Jazexhi rrejdh nga nje familje renegatesh laramane shqiptar kusling te pushtuesit turk nga Devolli i Korçës, qe i ndenjen besnik pushtuesit turk-osman edhe mbas shporrjes se tij. Nga familja e tij ka patur nje minister me mbretin osmanfil Ahmet Zogu dhe disa partizan me diktatorin osman-komunist Enver Hoxha. Sot i sherben verbtazi rrymave antishqiptare islam-ekstremiste fanatike turko–iraniane.

Ka studjuar dhe eshte edukuar ne shkollat e islam-ekstremiste ne Kuala Lumpur të Malajzisë ku i kane bere lavazhe trurit me format ekstremiste, aqe sa ai nuk e njeh fare boten reale qe e rrethon dhe çdo gje e kupton vetem simbas Kuranit. Te gjithe librat e tjere te kultures botrore i konsideron te gabuar. Per kete arsye eshte bere fanatik maniak i verbuar i osman-islamistikes dhe i Historise se “Qytetërimit Osman”.

Ne shkrimin e fundit te tij te publikuar ne disa organe shtypi me titull “Çlirimi i grave dhe dalja e shejtanit nga shishja” ai kritikon publikisht te drejtat e barazise se gruas me burrin te garantuara nga principi universal i te Drejtave te Njeriut te sanksionuem edhe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe ne Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai udhehiqet nga mesimet e hoxhallarve me pikpamje mesjetare te jetes, siç e citon ai vete imamin Ebu Hanifes, simbas te cilit “Allahu i ka futur burrit në shpirt ndjenjën e “fanatizmit”.

Mashkulli i mirë që e do me të vërtetë gruan e tij, është fanatik dhe e ruan gjënë më të shtrenjtë të tij”. Dmth simbas osmanologut Olsi Jazexhi gruaja nuk eshte bashke-shorte me te drejta te barabarta me burrin, por eshte nje “gje” qe mashkulli fanatik e ruan. Me tej vazhdon: “Arsyeja pse në Perëndim shumica e martesave përfundojnë në divorc dhe ka një plakje të madhe të shoqërisë lidhet me çlirimin e gruas.”

Prà gruaja nuk duhet te ndjehet e çliruar nga nenshtrimi i burrit. Ne kete shkrim Osli Jazexhi shpreh mendimin e te drejtes se poligamise te shume grave nga ana e burrit. Le te shikojme tashti ligjet e Republikes se Shqiperise.

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise:
NENI 18
1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia,raca,feja,etnia,gjuha,bindjet politike,fetare a filozofike,gjendja ekonomike,arsimore,sociale ose përkatësia prindërore.

Kodi Penal i Republikes se Shqiperise:

Neni 74
Krime kundër njerëzimit

Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore të kryera sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Kodi i Familjes:

LLOJET E TË DREJTAVE DHE DETYRIMEVE
– Martesa e lidhur në fakt krijon një tërsi të drejtash dhe detyrimash reciproke ku sot martesa rregullohet mbi bazën e barazisë morale dhe juridike. Brenda kufijve të përcaktuar më ligj, pa kurfarë lloji të diskriminimit fetar, kombëtar, racor apo midis personash të sekseve të kundërta.

Prandej propagandimi publik nga qytetari Olsi Jazexhi i diskriminimit te gruas nga burri dhe nxitja e poligamise formojne nje veper penale te parashikuara nga Neni 18 i Kushtetutes dhe nga Neni 74 i Kodit Penal me denim heqje lirie jo me pak pesëmbëdhjetë vjet. Për kete arsye duhet qe qytetarit shqiptar Olsi Jazexhi t’i behet nga prokuroria nje kallxim penal, ne menyre qe ky person, me propaganden diskriminuese antiligjore te tij, te mos lejohet te helmatise me tej rinine shqiptare.

Paul Tedeschini, 24.07.2011
Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=33155