OKB-ja shpall 5 shtatorin Ditën e Bamirësisë, datën kur vdiq Nënë Tereza

0
25

Idea, 18 Dhjetor 2012

Tiranë- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shpallur datën 5 shtator si Ditën ndërkombëtare të Bamirësisë. Ky vendim është marrë dje nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, dhe në të njëjtën datë u nda nga jeta Nënë Tereza.

Rezoluta, duke inkurajuar aktet e bamirësisë, bën thirrje që më 5 shtator, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, organizatat e Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile, si dhe individët, të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Kjo ditë është përshëndetur nga Ministria Jonë e Jashtme dhe sipa saj Shqipëria ishte një nga vendet kryesore sponsorizues të kësaj rezolute dhe misioni ynë në Kombet e Bashkuara pati një rol kyç në miratimin me konsensus të saj. Nëpërmjet një lobimi të fuqishëm, rezoluta arriti të marrë bashkësponsorizimin e më se 20 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

/IDEA/