Ofertat e Sulltanit dhe refuzimi i Gjergj Kastriotit

0
39

Nga Gjon KEKA, 16.05.2014
Qëllim i Sulltanit ishte jo vetëm shkatërrimi i Arbnenisë, por edhe shkatërrimi i Gjergj Kastriotit, dhe madje ai më tepër luftonte ta shkatërronte këtë mbruroj të Arbenisë dhe Europës për t’i hapur rrugë kështu pushtimeve tjera dhe rrënimeve në tërë kontinentin europian. Duke e parë se ishte e pamundur, Sulltani bënte përpjekje të vazhdueshme duke shpresuar në një marrëveshje në mes tij dhe Gjergj Kastriotit, duke i dërguar Hajredinin(Ayradin) si ambasador të tij për t’i dërguar letrat diplomatike dhe kërkesat në Krujë tek Gjergj Kastrioti, lideri dhe vizionari i shtetit të Arbënit.

Pothuajse në të gjitha letrat dhe kërkesat e tij të dërguara nga ky ambasador i tij përmbanin plotë fjalë mizorie, kërcënime, lajka, premtime, insinuata, arte dhelparake të bindjes; pastaj llogaritë e tij Sulltani i kishte të veshur me ambicie kafshërore, pasionin për territore, pastaj duke insistuar dhe premtuar shumë gjëra, pushtet, pasuri, pozita nga më të ndryshmet, miqësi të përjetshme por vetëm me kusht që Gjergj Kastrioti të kthehet në selinë e tij, t’i bindet atij dhe të kthehet në muhamedan (islamik), por të gjitha këto premtime, propozime dhe kushte Gjergj Kastrioti i urrente thellë. Prandaj siç dihet Gjergj Kastrioti i urrente propozimet e Sulltanit, sepse ai donte ta mbronte kauzën e tij kombëtare-patriotike dhe nuk lakmonte asgjë tjetër, qëllimi i tij ishte të ruante gjakun (racën) e pastër arbnor, shpirtin dhe atdheun e tij nga barbarët osmanë.

Kështu po nënvizoj këtu disa ultimatume e oferta të Sultanit të pabotuara më parë, që ai i dërgoj nëpërmjet ambasadorit të tij për Gjergj Kastriotin, liderin, strategun dhe vizionarin e Arbënit në maj të vitit 1461, sipas këtyre kushteve të mëposhtme për të gjitha kohët e paqes dhe miqësisë:

1. Ai duhet t’i japë të drejtë osmanëve gjatë gjithë kohës për kalim të lirë dhe të papenguar nëpër Shqipëri, në territoret nën venedikasit dhe vendet e rëndësishme bregdetare,
2. Të dërgojë Birin e tij Gjonin si një peng në Konstantinopojë,
3. Të lejojë tregëtarët osmanë të bëjnë tregti të lirë, pa pagesë dhe të papenguar në të gjithë Shqipërinë dhe në fund,
4. vetë do të jetë nën përcjelljen dhe sigurinë e portës së Sulltanit, ku ai do të merrte të gjitha nderimet, dekoratat e merituar për shkak të kësaj.”

Prandaj Gjergj Kastrioti pasi u këshillua me të gjithë strukturën e tij udhëheqëse brenda shtetit të Arbënit, ai vendosi që tri nga ofertat të refuzohen kategorikisht, ndërsa nëse Sulltani dëshiron vetëm në ofertën e tretë sipas reciprocitetit, që njësoj edhe shteti i Arbërit dhe arbnorët të përfitojnë të sigurtë të njejtat të drejta të tregëtisë së lirë në të gjithë Perandorinë Osmane.

Dhe njëkohësisht që porta e Sulltanit të njohë pa asnjë kusht të gjithë udhëheqësit trojeve të Arbenisë dhe të zotërve të saj në tërë pjesët e Arbënisë dhe më gjerë në rajon.

Kështu nga kjo mësojmë se Gjergj Kastrioti si një lider dhe strateg ishte vërtetë i mençur dhe njihte politikën dhe diplomacinë tregtare ndërmjet shteteve në atë kohë, kjo sidomos në refuzimin që i bëri pikave të tjera të ofertave dhe fokusit në pikën e reciprocitetit dhe tregëtisë së lirë si dhe të njohjes së Arbenisë dhe tërë princëve në këtë pjesë të kontinentit europian.

Sidoqoftë ai ishte vërtetë një patriot i madh arbnor, vizionar dhe strateg e diplomat, i cili gjatë jetës së tij rezistoj dhe u bë mburojë e civilizimit të familjes europiane, ishte ai i vetmi që paralizoi portën e Sulltanit dhe e dobësoi atë dhe ndaloi ambiciet e Sulltanit për ta pushtuar tërë kontionentin Europian.

Me pak fjalë Gjergj Kastrioti, ky vizionar i Arbenisë bëri të gjithë çfarë mund të bëjë vetëm një komandant i madh dhe i mençur dhe jo rastësisht mbante pseudonimin Aleksandri i Madh (Skenderbeu).”/standardi.eu