•”Jam i hapur ndaj ideve të reja, por ndaj asgjëje që nuk është një afri e balancuar.”
Shekulli, 09.11.2012
“Është e nevojshme t’u kërkojmë amerikanëve më të pasur të paguajnë pak më shumë”. E pohon këtë presidenti amerikan Barack Obama, nga East Room e Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga zv/presidenti Joe Biden. “Asnjë nuk do një shtim të taksave për klasën e mesme”, shton presidenti dy ditë pas votimit që e ka rikonfirmuar në drejtim të SHBA-ve.
“Nëse Kongresi do të dështojë” tek fiskali, “taksat e të gjithëve do të rriten nga 1 janari, dhe them të gjitha, përfshirë 98% e amerikanëve që fitojnë më pak se 250.000 dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka kuptim, do të ishte një dëm për ekonominë – paralajmëron Obama – Për fat nuk është nevoja për tratativa të gjata apo për një dramë për të zgjidhur këtë pjesë të problemit. Ndërsa mund të ishte një mosmarrëveshje në Kongres mbi një shtim eventual të taksave për atë që fiton më shumë se 250.000 dollarë në vit, asnjë mes republikanëve dhe demokratëve dëshiron një shtim të taksave për kë fiton më pak se 250.000 dollarë.
Pra nuk presim: ndërkohë që trajtojmë më gjerë marrëveshjen e reduktimit të borxhit, zgjerojmë shkurtimin e taksave për klasën e mesme. Është një hap që do të ofronte siguri për 98% të amerikanëve dhe për 97% të ndërmarrjeve të vogla e të mesme: një pjesë e madhe e pasigurisë në këtë mënyrë do të eliminohej, duke inkurajuar vende të reja pune dhe rritje më të shpejtë. ”
“Përparësia jonë duhet të jetë rritja dhe papunësia”, pohon Obama. “Kam ftuar liderët e Kongresit” javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë për të folur mbi situatën fiskale, ngërçin mes taksave dhe shpenzimeve, thotë presidenti. “Jam i hapur ndaj ideve të reja, por ndaj asgjëje që nuk është një afri e balancuar.”
/ANSA/Shekulli Online/M.A./