O Sali, të ka mbetë ora në autobuz

0
35

Gjin Musa

Nji fushatë elektorale e liderit te se djathtes z. Berisha, sa qesharake aq edhe e turpsheme.
Autobuz dhe furgonë gjarperojne rrugeve te Shqiperisë, sa ne nji inagurim ne tjetrin!
Inagurime te riperseritura, po nejse jemi mesuar me inagurimet e Berishes.
Kjo fushatë eshte aqe e voket, sa Berishes i ka mbetur ora tek autobuzi i Partis Socialiste, tek sharjet pa fund, dhe te pa asnji moralitet njerëzor.

Dikush me thote pse Gjin kjo situatë me Partinë Demokratike dhe liderin e saj z. S. Berisha?
Po jan tete vite qeverisje, tete vite deshtime qe nuk i kishte njohur Shqiperia ne 100 vite shtet.
Saliu qe ne rininë e tije tashma te dokumentuar, eshte shquar per te bërë keq, spiun dhe tradhëtar.
Marrja e kreut te Partisë Demokratike dhe lufta per pushtet te perjetshem e kane bere Saliun tashma njeriun me nji te shkuar teper te zymtë.

Tete vitet e qeverisjes se Saliut, jane pasqyra mae keqe per nji “kryeminister” te nji vendi te NATO-s dhe qe kerkon te aderoje ne Bashkimin Europian.
Shitja e pushtetit nga Fatos Nano tek “duart e pastra” te S. Berishes ishte gjema ma e keqe per Shqiperin dhe shqiptarët.
Berisha ndertoi nji kabinet qeveritar me njerz te ardhur nga familje me te shkuar jo te mire (komuniste te vertetë), ashtu siç ishte vete kryeministri Berisha.

Ajo qe eshte mae habitshme ka qene afrimi i Arben Imamit, dhe emërimi si minister i mbrojtes pas deshtimit me turp te Mediut.
Lista eshte e gjate e ministrave me perjardhje komuniste dhe biles me nji te shkuar jo te mire.
Pionieret e demokracisë se vertetë, grevistet dhe themeluesit e PD-së, u larguan nga vendi, pasi klanet e Berishes i kercenonin deri edhe me jeten.

Tete vite te qeverisjes Berisha do mbahen mende gjate ne historinë shqiptare te post-komunizmit.
Nji qeverisje nga ma te korruptuarat ne Europe.
Gerdeci ishte maja e ajzbergut, 26 te vdekur, miljona para shkaterrime, pa llogaritur te plagosurit dhe te mbeturit sakat nga kjo tragjedi e pa shoqe.
Kryeministri nuk tundet fare, ministri i mbrojtjes jep nji dorëheqje sa per sy dhe faqe, vete z. Berisha duhej te largohej nga qeverisja ne menyren ma te parevokuesheme, gje qe nuk ndodhi, kane kaluar vite dhe shpirtat e vdekur kerkojne drejtesi.

Korrupsini ne qeverin Berisha kethehet mjet jetese dhe pasurimi, askush nuk thote se ç’fare bere, vidhe sa te duash dhe bere si te duash.
Rasti ma flagrant eshte me ish-ministrin e trasporteve z. Lulzim Basha ne ‘rrugen e kombit’.
Po ç’fare ndodhi? U vodhen mbi 250 milion dollarë te vertetuara nga kontrolli i shtetit, u ba qameti, por Luli i mori se ju deshen! Drejtesia heshte ashtu si per Gerdecin. Tendera te pa fund familjaret pushtetarë deri edhe agjenci ajrore, populli denohet dhe gjobitet per nji diçka fare te vogel.

Ministri Imami i ve kazmen ushtrisë, me bekimin e babe Saliut, shiten avionet e blere me djersen e popullit, lirohen gjeneralë dhe kolonelë te afte dhe te pregaditur ne shkollat Europiane dhe Amerikane, te tjere ushtarakë ne darke jane major, ne mengjes zgjohen kolonel …o zot ç’fare po ndodhe keshtu?

Berisha asnji here nuk flet me elektoratin per Gerdecin, papunesinë, korrupsionin, varferinë, vrasjet dhe dhunimet ne mes te dites, keto i duhen elektoratit, jo perrallat e pa fund, kemi ba rruge, po turpe nuk te vjene o kryeminister? Pse nuk ia tregon koston e shpenzimeve popullit?
Ti je mashtrues, di vetem te shash opoziten dhe liderin e saj, ky eshte programi i jote per mandatin e tretë, zoti mos e thante qe ti te keshe ma pushtet! Ti dhe kabineti i jot duhet perballeni me drejtesinë, per krimet qe keni bere.

Turpi jua ka verbuar syte dhe vertet fetyra te ashte bere si sholla e kepuces.
Si ke kurajao te dalesh ne popull ti dhe Fatmir Mediu, dy vrasesit e Gerdecit, si ke kurajo o urdherdhansi i vrasjeve te 21 janarit, te dalesh perpara popullit me kemishen e bardhe dhe anti plumin veshur si jelek?

Ku eshte programi jot i zhvillimit o z. Berisha? Kur Shqiperinë e ktheve ne moçal dhe keneta, pyjet i shkaterrove tersisht, borxhi i jashtem ka kaluar ç’do parameter, kur me nderkombetaret ke ngrire çdo marrëdhanie, ku shkarkimet nga detyra te pushtetareve qe guxojne te thone vetem nji gjysem fjale eshte bere e dites.

Shqiperia si nji nder vendet me ekonomi ma te dobetne rajon e ma gjere, eshte dhurata më e keqe që ju e qeverisja juaj i keni bere ketij vendi.
Si keni kurajon te dilni perpara popullit dhe nuk keni asnji program per te ardhmen?
Dhunimi i medieve eshte platforma e jote elektorale, dergimi i deputetëve atje ku ka emigrantë per t’i mashtruar edhe kesaj here per voten.

Pashe nji mikun tim emigrant ketu ne Romë ne nji foto me znj. Topalli, e telefonova se mos ishte ne Shqiperi! Jo, me tha jam ketu ne Rome, po do shkoj me gjithe bashkeshorten keto dite, pasi biletat vajtje ardhje jane falas nga shoqeria ajrore Belle Air. U habita, e mora si shaka, po prap i telefonova, kerkova sqarim, ishte shaka apo …jo me tha nuk po luaj, ishte znj. Jozefinë ne Redi Roma, ku na ftoi te gjithëve qe te merrnim biletat dhe te votonim per PD-në, duke e siguruar voten me filmime telefonike.

Mbylla telefonin, u ndjeva vërtetë keq, po, po u ndjeva keq dhe ashtu me vete pshertita: ku je o Sali Berisha!? Ke fonde milionshe per te blere voten me para të pista, e populli renkon per buken e gojes, e blen me lista ate te zeze buke, e ti o kryeministri ne ikje, shpenzon miliona e milona per pushtetin tand.
Me plote goje thashe: O Sali Berisha te ka mbetur ora ne autobuzin e PS-së, po truni nuk te funksionon ma, ç’do gje te eshte bere si ne mjegulle…

Pushtei eshte i lakmueshem… po fundi jot do të jete i pa lezetshem, o kryeministri i korrupsionit dhe vrasjes, koleget tuaj po burgosen, te tjere po vuajne denimin, ka vend edhe per ty.