Nuk mund të kemi politika të mira, me politikanët e pa moral politik

0
21

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Pas lufta qiti në sipërfaqe tyrlifarë qishiti. Qiti në sipërfaqe njerëz të cilat nuk zgjodhen metoda dhe as mjete për tu ngjituar në majat e pushtetit, pa e pasur takatin për një punë të tillë fisnike për profesionin siq është politika. Aq me keq për shoqërinë e re të Kosovës, kur në shprehje erdhën strukturat politike të pa moral të duhur politik. Morali në politikë nese dëshirojmë të llogarisim në suksese të gjithmbarshme ka dimension i cili kërkohet në politikë.

Nese kthehemi në retrospektivë edhe mund ta zbërthejmë ate së cilët ishin ata që ishin më kredibilitet dhe më moral të duhur politik. Të pakët ishin sigurisht. Dihet së çfarë zgjedhjesh nacionale dhe lokale kishim gjatë këtyre viteve, paqësore ishin, në shiqim të parë por në mbrendi ishin zgjedhje më plotë të meta. Para së gjithash zgjedhjet u karaketrizuan më vjedhje industriale votash, dhe keqpërdorime tjera.

Afër gjysma e popullatës kurrë nuk dolën në votime. Unë i përmenda këtu zgjedhjet, sepse nuk mund të kemi përparime shoqërore me elemente divergjente të shoqërisë. Nuk mund të kemi politika të mira me politikanët e pa moral politik. Para së gjithash duhet ditur faktet së morali politik bazohet në afirmimin e së vërtetës, si më qënsorja për secilën shoqëri demokratike. Politikat e keqija të bazuara në gënjeshtra apo gjysëm të vërteta, sigurisht së ndikojnë në stabilitet të secilës shoqëri. Politikan nuk janë vetëm një grup i caktuar njerëzish, apo vetëm ata të partive politike.

Politikanë janë edhe ata të shoqërive civile, publicistët dhe analistët politikë.Po mos të ishin miqët tanë në botë, do ti kishim punët edhe më llugë se i kemi. Kjo klasë politike duket ashiqare së është shkëputur nga morali politik. Abuzimet e përditshme më të mirat materjale shoqërore, zhvatja, korrupcioni dhe kriminaliteti janë treguesit e gjithë abnormalitetit tonë politik. Të gjitha këto negativitete të politkëbërjës, na sollën buzë greminës ekonomike –sociale dhe krizës së thellë politike. Të realizohen interesat e dikujt duke e dëmtuar rënd shoqërinë kjo nuk falet pa marrë parasysh së për cilin përson bëhët fjalë.

Strukturat politike të pas luftës pa marrë parasysh së kush ishte në pushtet, jepen premtime të rreme. Deri diku këta edhe nuk kan shumë faj, se fajin e ka populli të cilët edhe bësuan në këto premtime. Në krye të shtetit erdhen njerëzit të cilat synim parësor e paten pasurimin e paligjshem. Duke u thirrur kur është nevoja ne emer të popullit nuk shkon kjo gjë përgjithmonë. A është e logjikshme dhe e moralshme që një deputet apo qeveritarë të ketë pagë dhjetëfishë më të lartë së tjerët në këtë kohë krize ? Sigurisht që jo. Shteti demokratik dhe shteti ligjor duhet ti këtë sistemet e pa ndikuara nga politika ditore…