ResPublica.al, 1 prill 2013
“Nuk ekziston termi Vorioepir, ai është vetëm një koncept që kënaq ndjenjat tona” – ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris ne nje interviste për televizionin kombëtar grek NET. Gjate intervistes ai ka thene se gazetarët dhe zyrtarët grekë duhet të përdorin vetëm emërtimin zyrtar që është “Shqipëria” – shkruan faqja online e së përditshmes Panorama.
“Kur flitet për problemet e minoritetit grek, në Shqipëri duhet të mos përdoret më termi “Vorioepir”, pasi është zyrtarisht një çështje që i përket vetëm Shqipërisë”, – citohet pjesë nga deklarata e pazakontë për një zyrtar grek. Boutaris ka shtuar me tej se ky term që përdoret gabimisht nga media në Greqi dhe zyrtarët grekë është një term që grekët e përdorin vetëm e vetëm për të kënaqur ndjenjat e tyre patriotike dhe asgjë më tepër.
Rreth Yiannis Boutaris:
http://en.wikipedia.org/wiki/Yiannis_Boutaris