Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi!

3
36

NGA KIMETE BERISHA, 25 QERSHOR 2013

– Arroganca është vetëvrasje

– Çdo gjë që e fëlliq arrogance – e pastron kënga

Sali Berisha bëri krimin më të pafalshëm që mund të bëhet: Qytetarët i preku në gratë e tyre.

Njeriu më përpara ndahet dhe e harron gruan e tij, sesa harron ofendimin që ia ke bërë gruas së tij.

Arroganca nxit inferioritetin e njerëzve. Inferioriteti nxit nervozizmin. Nervozizmi nxit nevojën për hakmarrje.

Fjalori i Sali Berishës që ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë:

– Të verbrit i tha: Ti nuk e di sa i bukur është qielli;

– Jetimit i tha: Me qenë i mirë ti nuk ishe jetim. Jetimin e ka nemë Zoti;

– Sterilit i tha: Ti nuk e di sa mirë është me pas fëmijë; Ai që s’ka fëmijë – s’ka ndjenja. Si Nëna Terezë për shembull,

– Të shëmtuarit ia bëri me dije shëmtinë fizike. I tha: ti je i shëmtuar;

– Të pafatit i tha: Me qenë i mirë ti kishe pas fat;

– Vajzave beqare u tha: ju nuk keni vlerë se s’jeni të martuara; Me qenë të mira ju, do të kishit pas burrë, siç ka vajza ime;

– Të divorcuarve u tha: kurva të klubeve të natës, lavire;

– Kazanovës i tha: Ti me qenë i mirë nuk i kishe ndërru gratë. Për pejgamerin Muhamet e ka pasur fjalën;

– Kantit i tha: ti me qenë i miri nuk ishe aseksual; Kishe pas jetë seksuale (me një grua të vetme), por ja që nuk ke, i nderuar, prandaj njerëzve u shërben për ta matur kohën e tyre, kur të shohin në mëngjes para Universitetit, e dinë që ora është fiks 7-të. Ai që s’bën seks, ka kohë për të mbërri me kohë në punë;

– Të sëmurëve u tha: u ka dënuar Zoti dhe u ka mallkuar; Këqyrmëni mua, kam shëndet të plotë;

– Sakatëve u tregoi kënaqësinë që sjell noti. Noton se ia ka dhënë Zoti, se është i lindur me krahë, e jo si ata – të gjymtë!;

– Azilit të pleqve ua dha këtë mesazh: me qenë të mirë, ju do të ishit në shtëpitë tuaja, si unë që jam i rrethuar me nipa e me mbesa; Me qenë të mirë, o kurva e ju o kurvarë, nuk do të ishit braktisur nga fëmijët tuaj;

– Të mbijetuarve të familjeve të shfarosura u tha: S’e dini ju çka keni humbur. S’e dini ju se si frymëzohet njeriu nga nipat e mbesat;

– Elektoratit i tregoi diçka që elektorati e dinte: Unë e kam vetëm një grua. Ndërsa në mesin e elektoratit kishte homoseksualë, kishte aseksual, hudumë, të paaftë seksualisht, burra me nga dy gra, vizitorë shtëpish publike;

– Gjatë fushatës elektorale, foli me terminologjinë e Hoxhës nga Prizreni, për të joshur anën myslimane të votuesve. Po, harroi se për myslimanët nuk është atraktiv ai që e nis dhe e përfundon me një grua.

– Të krishterëve u tha që sikur të ishte Krishti i ditur do ta kishte arritur pleqërinë. Nuk do ta kishte bërë veten të kryqëzohej nga të paditurit;

– Sali Berisha bëri krimin më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë botërore nga një politikan: E pikëlloi deri në asht një djalë të ri, i pafajshëm për fatin e vet. E vrau e masakroi për së gjalli, duke i thënë: Ti nuk je djali i tij!

Vetëm të paditurit nuk i nguci.

Humbja e ka terminologjinë e vet. Heshtja tregon se njeriu nuk e ka marrë me mend që do të jetë i humbur, prandaj nuk e di asnjë fjalë, asnjë term, që e përshkruan humbjen;

E humbën dhe e mundën: jetimët, beqaret, fakirët, të shëmtuarit, të divorcuarit, të vetmuarit, të varfrit, “kurvat”, të sëmurit, të burgosurit dhe bandillët.

Ky është një gozhdim me baza seksuale.

E gozhduan si Krishtin, por me fjalët e veta.

Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi.

3 COMMENTS

  1. Bravo Kimete, për kapjen disi frojdiane të karakterit të Sali Berishës dhe perversiteteve seksuale, që përdori ai, Jozefina dhe regjimi i tij.

    Vërtetë Berisha me fuksat e tij kanë ndërhyrë në jetën private të kundërshtarëve, konkurrentëve dhe kritikëve të tyre, duke u ndërhyrë edhe në jetën intime apo seksuale. Me idenë se këto nga turpi nuk do të flasin, ashtu siç bënte dikur regjimi serb në Kosovë, duke i fyer në nder para familjes shqiptarët. Për këtë, Berisha me siguri ka zbatuar udhëzimet e strukturave serbe të spiunimit.

  2. Nje shkrim befasues. Niveli kulturor e profesional, kategorite e fushave te dijes me te cilat operon mbi dukurine e arrogances jane njera ane; ana tjeter qe e ben befasues kete shkrim, eshte te qenit femer e autores. Kam patur dhe kam bindjen qe, sado abjektive te jene “syte” e nje mashkulli, tablloja e njohjes per nje realitet te caktuar eshte e cunget pa “syte” e femres. Fatkeqsiaht qysh ketu lind nje konflikt i pashpallur teorikisht ndermjet “syve” objektive te nje femre dhe qorrave meshkuj, te cilet argument e mjet te vetem kane dhunen instiktive te origjines nga jemi shkeputur. Kete dhune po e vuan autorja nga turma fanatikesh fetare e politike.

    Megjithate, ajo nuk merret me turmen. Misioni i saj eshte i madh. Ajo merret me ata qe duan te krijojne coftina qe lukunia e turmes te ushqehet ndersa vete te kalojne e te shkelin te pa trazuar mbi coftina. Per turmen ajo i permbahet vokacionit te trasmetuar nga lashtesia: “turma aq din dhe aq ben”. Ne menyren e te shkruarit na jep nje metodologji te sajen. Nuk ben retorike, kursen fjalet, (nje Enzo Biagi ne rritje) por, kur e shkruan fjalen, nuk e rrezon as pushka, dhe ka nje stil gati-gati biblik. Mbase eshte kjo qe i ka vene ne alarm fanatiket fetare. “U ka hyre ne hise”.

    Autorja e shkrimit beri edhe nje denoncim publik: “Sali Berisha beri krimin me te pafalshem qe mund te behet – qytetaret i preku ne grate e tyre.” Denoncon ne emer te ndjesise te saj si femer dhe jo vetem kaq. Te gjithe e dime, qe gjuha e arrogantit eshte vulgariteti, por qendrimi i saj i prere na ben te kujtojme percaktimin e O.Wild: “çdo krim eshte vulgar ashtu si çdo vulgaritet eshte nje krim”

    Urime Znj. Kimete Berisha, “rebele” ndaj antikultures. Urime per “Fjala e Lire” e Z. Arben Cokaj qe qemton dhe u le hapsire penave te tilla. Jane per te miren e vendit, per te miren e Shqiperise

  3. Nji shkrim bombe per ate qe njefe gazetarin,per ate qe di te ndaje te keqen nga e mira,per ate qe te zezes i thote e zeze pau frigesuar.
    E nderuara Kimete pergezimet ma te mira,ju lumet qe nuke frigesoheni perpara te se vertetes.
    Shpendi ka bere nji vleresim maksimal.

Comments are closed.