Nocionët diskutabile e të qenit patriotë dhe tradhëtar

0
70

Nga Skënder MULLIQI
Faza e tranzicionit që ende nuk është përbyllur, është duke spikatur si kurrë më parë nocionët atdhetarë dhe tradhëtar.Tashmë këto dy nocione janë bërë bukur bajat sepse aq shumë po përfolen, sa gadi të gjithëve u kanë kaluar në monotoni. Me rënjën e komunizmit, nuk u hoqën edhe hipotekat nga e kaluara së cilët janë atdhetarët dhe cilët tradhëtaret. Nese patrotizimi matet sa çka bënë kush për atdheun, kjo nuk nënkupton vetëm një peridhë të caktuar kohore. Ata që janë vërtetë patriotë dhe e duan pa hile vendin e vet, patriotizmin e shfaqin kudo, së pari më punë të ndërshme, janë njerëz me moral të lartë, janë njerëz sakrifikues kur është në pyetje shteti dhe kombi,janë njerëz të cilët bashkëjetojnë më hallet dhe problemet e popullit të vet.

Termat patriotë dhe tradhëtar po përdorën vend e pa vend, e sidomos po përdorën kur dikush dëshiron të arrinë ndonjë interes përsonal .Kjo po theksohet shumë në Kosovën e pas luftës, por edhe në Shqipëri dhe trojet tjera etnike. Pak kush në Kosovë mbeti pa marrë here epitet të tradhetarit herë të atdhetarit. Të drejtën më e thënë atdhetarët e vërtetë nuk lavderohen më fjalë. Ata i lartëson vepra e tyre. Shumë i ndëgjon njerëzit duke thën” burrë na i qorruan sytë do njerëz më patriotizëm, e deri dje kan qenë njerëz shumë të dyshimtë”.

Një njeri i thjeshtë po të quhet atdhetar apo tradhëtar me shpejt harrohet. Por, kur janë në pyetje strukturat e larta vendimarrëse të shtetit dhe strukturat e partive politike, situata ndryshon shumë. Nuk është njejtë për një shtet dhe një komb nese përfolet së në krye të shtetit janë infiltruar njerëzit më biogarafi të dyshimtë, edhe pse kjo punë është shumë diskutabile për mua, pa u hapur dosjët dhe pa hy në fuqi ligji i lustracionit.

Vërtetë për shumë çka do të ishte mirë, që hapja e dosjeve të ndodhë, sepse kështu sqarohen gjerat për të mirë, edhe pse kjo punë nuk është aspak e lehtë të bëhët në këtë fazë të tranziconit. Në këtë relacion shumë po dëgjojmë së cilët janë më meritoret së tjerët për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës nga Serbia. Nese dikush edhe ka qenë më meritor së tjetri, duke i përjashtuar ata qe ishin kolaboracionist, nuk don të thotë së përsoni apo përsonat në fjalë kanë të drejta më të mëdha së tjerët.

Nese secili shtet ka ligjet e veta që rrjedhin nga kushtetuta e që ajo është bibel për të gjithë, atëherë secili prej nesh duhet të sillët konform atyre. Askush nuk ka të drejtë të ngritet mbi ligjin siq po ndodhë sot shumë në Kosovë.Nese përsonat e caktuar që vijnë nga pushteti, partitë politike apo njerëzit tjerë të afërt më pushtetarët, janë ngritur mbi të tjeret në mënyrë të paligjshme, duke u pasuruar në pakufi, kjo nuk përkon fare me rregullat demokratike të lojës.

Pastaj, edhe nocionet komunist, antikomunist, nacionalist, fashist etj, dihet së çka nënkuptojnë. Është e vërtetë së jo pak njerëz në krye të pushteteve në Ballkan janë ende me ide të tilla. Dhe, shumë dëme janë duke u sjellur atyre shteteve. Antikomunistet dhe nacionalisitet në kuptimin pozitiv të fjalës janë treguar shumë më pozitiv në shtetndërtim dhe në demokratizimin e shoqërisë .