GAFURR ADILI: NJOHJA DHE DHËNIA E NËNSHTETËSISË SHQIPTARE, PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E SHQIPERISË ETNIKE DHE TË DIASPORËS SHQIPTARE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPERISË, ZOTI BAMIR TOPI, DHE KRIJIMI (THEMELIMI) I BANKËS KOMBËTARE SHQIPTARE ( BKSH ) DHE FILIALEVE TË SAJ NË TË GJITHA SHTETET E BOTËS, NGA QEVERIA E ZOTIT SALI BERISHA, AKTULAISHT JANË DOMOSDOSHMERI URGJENTE !
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) gjykon se përballë Piemontit të cështjes kombëtare shqiptare, si Tiranën e ka cilësuar edhe Heroi Kombëtar – Mr. Ukshin HOTI, shtrohet dy detyra urgjente:
1. Njohja edhe dhënia e nënshtetësië shqiptare për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe të Diasporës Shqiptare, nga Presidenti i R. së Shqipërisë, Zoti TOPI, dhe
2. Krijimi (themelimi ) i Bankës Kombëtare shqiptare (BKSH) dhe filialeve të saj në të gjitha shtetet e Botës, nga Qeveria e Zotit Sali Ramë BERISHA.
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) gjykon se, për derisa të gjitha shtetet e Ballkanit, si: Greqia (minoriteti grek dhe edhe disa shqipfolësve në Republikën e Shqipërisë), Bullgaria (bullarëve në IRJM), Serbia (minoritetit serb në Republikën e Kosovës, Mali i Zi (minoriteti malazez ne Vrakë të Shkodrës) dhe „Maqedonia“ ( monoritetit në Liqanas te Korcës dhe disa gollobordësve në Republikën e Shqipërisë), iu njohin nënshtetësitë e tyre, edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Bamir TOPI, përmes një Dekreti për njohjen dhe dhënien e nënshtetësisë shqiptare, urgjentisht duhet që të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë Etnike dhe të Diasporës Shqiptare t´iu njohë dhe t´iu japë edhe nënshtetësinë shqiptare të Republikës së Shqipërisë.
Gjykojmë se njohja dhe dhënia e nënshtetësisë shqiptare të Republikës së Shqipërisë, fillimisht do të zgjidhte një dilemë, dilemën se sa jemi ne shqiptarët , jemi një popull prej 5 milionësh, sa është numri i popullsisë në Republikën e Shqipërisë, apo jemi një komb prej 15 milionësh, si dhe pastaj…
Kurse, krijimi (themelimi) i Bankës Kombëtare Shqiptare (BKSH) dhe filialeve të saj, në të gjitha qytetet shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në të gjitha shtetet e Botës, ku jeton e vepron diaspora dhe emigracioni shqiptar, do të realizonte bashkimin e kapitaleve të të gjithë shqiptraëve, si hap i parë dhe ndër kryesorët, krahash bashkimit kulturor dhe shqiptror të shqiptarëve, për të arrijtur edhe deri te ribashkimi territoral i Shqipërisë Historike.
Prandaj edhe gjykojmë që, të gjitha forcat patriotike shqiptare, kudo që ata ndodhen, në trojet e Shqipërisë Etnike apo në Diasporën shqiptare, dhe mbi të gjitha intelektulët atdhetarë shqiptarë, jo vetëm që duhet ta përkrahin këtë kërkesë të drejtë të FDBK-së, por duhet që edhe të bejnë trysni mbi Presidentin e Republikës , Zotin Bamir TOPI dhe mbi Kryeminsitrin e Republikës së Shqipërisë, Zotin Sali Ramë BERISHA, që kjo kërkesë e FDBK-së , sa më shpejt ( urgjentisht) edhe të bëhet një realitet fatlum…
P. S. Autori i këtij shkrimi është Kryetar i Frontit të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, 18 korrik 2010
Çfarë e pengon që të bëhet?
Nëse është e nevojshme të bëhet një referendum, çfarë presim, le ta bëjmë…
Comments are closed.