ResPublica.al, 11 dhjetor 2012
Berisha në histori? “Absolutisht po, varet pastaj se ne ç’kategori te historise dhe si ia ka dalë, me çfare mjetesh, ka qene i debatueshëm per mjete demokratike apo jo, por ia ka dale. Eshte nje ish-komunist që nuk u be dot kurre plotesisht demokrat… Me karten e anti-komunizmit ka arritur te mbaje pushtetin, te dominoje 20 vitet e tranzicionit ne Shqiperi” – mendon ilva Tare e ftuar në Jamais Vu-në e Mustafa Nanos në edicionin e kësaj jave.
Dy gazetarët e njohur kanë folur ndër të tjera për një anë jo shumë të rrahur të debatit publik që lidhet me figurën e Sali Berishës: Prejardhjen e tij nga fshati. Një pjesë e bisedës së tyre më poshtë:
I.Tare: Dua te them edhe nje gje tjeter, diçka qe une mendoj se ai e ka vlerë: Origjina. Ka ardhur nga nje periferi e larget. Shume njerez i kujtojne librat qe ka lexuar gjyshi, valixhen e drurit. Per mua kjo eshte nje force, eshte nje nga aftesite e tij te jashtezakonshme per te marre pushtet, nje njeri qe vjen pothuajse nga askund, merr gjithçka dhe nga ky njeri une jam e bindur qe do te shoh gjithçka per ta mbajtur ate qe ka fituar.
M.Nano: I pare ne kete menyre, Berisha nuk eshte i vetmi ne kete bote, bile ky lloj personazhi eshte i njohur edhe ne letersine boterore, sidomos ate franceze, njeriu qe vjen nga periferia dhe sundon metropolin…
I.Tare: Po kjo eshte enderra, mesatarja e arte e endrres se shqiptareve te zakonshem. Kjo jam une.. Besoj eshte nje pjese e mire e audiences ketu sonte
M.Nano: Eshte dhe pak humane si ambicje he? Per te gjithe te ardhurit nga periferia. Une vij per vete nga periferia…
I.Tare: Eshte, por jo te gjithe ia dalin edhe te dominojne ne menyren si e ka dominuar Berisha Shqiperine, dhe fatin e shqiptareve
M.Nano: Më thuaj nje virtut të Berishes…
I.Tare: Ne 10 vitet e para eshte munduar ta shikoje shoqerine si kirurg, t’i hiqte ato pjeset e keqija, te mbante ato te shendetshmet, nuk ia doli dot. Kur erdhi prape ne pushtet nuk u mor fare me te keqen. Bashkejetoi me të… (a.th.)