Ismet Hasani
Erdhen si ekspertë, u larguan si heronjë! Të gjithë njerëzit e mirë janë të përkorë*. Emrat e Aziz Abrashit dhe Byrhan Kavajës zënë vend të veçantë
ndër Personalitetet e shquara të Kosovës, në veçanti të Udhëheqësve të Lartë në KXMK ”TREPÇA” në Mitrovicë dhe janë ndër emrat e spikatur të shumë njerëzve të përkorë*.
RTV Mitrovica, më 02 maj 2014, transmetoi emisionin ”Njerëz të përkorë*” nga takimi i organizuar enkas kushtuar Aziz Abrashit & Byrhan Kavaja – Udhëheqës të Lartë në KXMK ”TREPÇA” – Mitrovicë dhe në Minierën me Flotacion ”Trepça” në Stantërg. Moderator dhe udhëheqës i takimit: z. Hysni Syla, zëdhënës zyrtar në Komunën e Mitrovicës, gazetar e publicist…
Ndoça me intersim këtë emision disi të veçantë dhe më la përshtypje të thellë, ngase i kam njohur fort mirë këto dy personalitete të Larta që kanë luajt rol relevant në Kombinatin ”Trepça”, kur edhe vetë isha i punësuar për disa vite, andaj edhe ua kushtova këtë shkrim.
*(të përkorë – të matur, të kufizuar në diçka, të përmbajtur;
që e bëjnë çdo gjë me masë; të përkorë në fjalë).
Në atë kohë kur erdhën në Kombinatin ”Trepçë” ekspërtetët Aziz Abrashi dhe Byrhan Kavaja, unë isha kryetar i Rinisë së Mitrovicës, e tash po them se: ”Erdhën si ekspertë dhe u larguan si heronjë!” – tha z. Agim Bahtiri, kryetar aktual i Komunës së Mitrovicës.
*
Në Shtëpinë Kulturës ”Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, u organizua takim solemn në shenj nderimi të udhëheqësve të Kombinatit ”Trepça” – z. Aziz Abrashi dhe Byrhan Kavaja: i pari, Kryetar i Këshillit Punëdrejtues – Drejtor i Përgjithshëm i Kombinatit Xehetaro-Metalurgjiko-Kimik ”Trepça” në Mitrovicë, ndërkaq i dyti, Drejtor i Minierës me Flotacion ”Trepça” në Stantërg.
Moderatori dhe udhëheqësi i këtij takimi z. Hysni Syla, zëdhënës i Komunës se Mitrovicës, përndryshe gazetar dhe publicist i mirënjohur, informoi sa vijon :
Të pranishëm nga udhëheqësia e atëhershme e Kombinatit ”Trepça” e të ftuar:
1. Aziz Abrashi,
2. Byrhan Kavaja,
3. Ahmet Tmava,
4. Avni Kastrati,
5. Agim Bahtiri,
6. Prof dr. Nuri Bashota,
7. Znj. Feride Hyseni,
8. Bedri Tahiri,
9. Avdi Uka,
10. Prof. dr. Nexhmedin Spahiu,
11. Riza Musliu,
12. Hoxhë Asllan Murati, … BI Mi
13. Halit Barani,
14. Prof. Fazli Hajrizi,
15. E të tjerë…
*
Moderatori dhe udhëhdeqësi i takimit të organizuar, z. Hysni Syla, pasi prezantoi të ftuarit në këtë takim, ia dha fjalën zotëriut:
Prof. Fazli Hajrizi, i cili, ndër të tjera, theksoi:
”- Të gjithë njerëzit e mirë janë të përkorë.* Emrat e Aziz Abrashit dhe Byrhan Kavajës zënë vend të veçantë ndër emrat e spikatur të shumë njerëzve të përkorë. Dy Personalitete të Shquara në Kombinatin ”Trepça” – Aziz Abrashi dhe Byrhan Kavaja, kanë një jetë të pastër për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës, të Kosovës dhe më gjerë…
Që nga Lufta e Dytë Botërore, Kombinatin ”Trepça” e kanë udhëhequr shumë personalitete, por në periudhën më të vështirë e udhëhoqen Aziz Abrashi dhe Byrhan Kavaja. Vlen të veçohet periudha e viteve 1988-1989, kur këto dy personalitete ishin pjesëmarrës të ”Grevës se Minatorëve” që u mbajt në kohën prej 20-28 shkurt të vitit 1989, pas ë cilës pushteti okupues serb i burgosi nën pretekstin se kanë bërë ”vepër kundër-revolucioni për rrënimin e shtetit Jugosllav dhe bashkë me grupin e minatorëve të StanTërgut, i mbajtën në paraburgim për plotë 14 muaj dhe më pas u liruan si të pafajshën dhe iu rikthyen punës në Kombinatin ”Trepça”. Për meritat e tyre të punës, u shpërblyen me shumë dekorata…
Aziz Abrashi dhe Byrhan Kavaja janë bashkëautorë të librit me titull: ”Epopeja e minatorëve”.
Këta të dy punuan me mish e me shpirt për Kombinatin “Trepça”. U mishëruan me minatorët…deri në paraburgosjen e tyre pas ”Grevës se minatorëve”. Iu ndihmuan minatorëve, në ngritjën dhe shkollimin e kuadrove profesionale, duke u ndarë bursa për shkollimin e fëmijve të tyre – të cilët janë ardhmeria e Kosovës.
Me ndërhyrjen e pushtetit okupues serb, u etiketuan si “nacionalistë e separatistë, si organizatorë të grevës se minatorëve, si nxitës në veprën e inkriminuar kundër-revolucion ndaj shtetit Jugosllav.
Me angazhimin e tyre të mirëfillët u shtua prodhimi, u ngritën t’ardhurat, u përmirësuan kushtet e punës dhe u rritën t’ardhurat personale të minatorëve dhe të të punësuarëve në Kombinatin ”Trepça”.
Karaktersitikë dhe veçori e këtyre dy ekspertëve ishte:
1. Vullneti,
2. Puna, dhe
3. Suksesi
Ndërsa virtytet e tyre ishin:
1. Respekti,
2. Njohja,
3. Zotërimi i vetëvetes, dhe
4. Zelli për punë duke u angazhuar ditë e natë…!” – tha ndër të tjera prof. Fazli Hajrizi.
Moderatori dhe udhëheqësi i këtij takimi, z. Hysni Syla, ia dha fjalën menaxherit aktual të ”Trepçës”, z. Ahmet Tmava.
Ahmet Tmava, drejtor aktual i organizatës ”Trepça”, tha:
”Zoti deshi që Kosova e veçanërisht Mitrovica të posedoi resurse e rezerva të mëdha të pasurisë nëntokësore. Sakrifica e minatorëve të ”Trepçës” – rimëkëmbja e ”Trepçës”…
Né si gjenerata më të reja, shkencën e gjeologjisë, gjeodezisë… ekemi mësuar nga z. Aziz Abrashi e Byrhan Kavaja, të cilët u zotuan se synimet e qytetarëve të Mitrovicës do t’i bëjnë realitet.
Këto dy personalitete i kanë mësuar minierat e Kosovës, të flasin shqip!
Një përkulje në emër të gjeneratës së ré për këto dy personalitete.”- tha menaxheri aktual Ahmeti Tmava.
Bedri Tahiri, këshilltar i Presidentës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga:
”Ndihem i privilegjuar që mund t’i them disa fjalë për z. Aziz Abrashi e z. Byrhan Kavaja, të cilët në Kombinatin ”Trepça” kanë ardhë si kuadro të reja. Karakteristikë e tyre ka qenë aftësimi i kuadrove të reja, planifikimi dhe mbështetja e planeve, valoriikmi, finalizimi i prodhimit dhe shfrytëzimi i këtij finalizimi.Këto dy personalitete ndërtuan planet e punës, dhe është ”gjynah/mëkat për një vend që të shitën gjysmë-prodhimet, gjysmë-fabrikatet, por ”amaneti/porosia e tyre ishte që ato të finalizohen dhe të finalizohet prodhimi. Isha gazetar dhe kemi bërë raportimin e parë nga ”Greva e minatorëve” të StanTërgut…më parë të udhëtimeve të minatorëve në këmbë gjerë në Prishtinë…Minatorët përgatisnin kërkesat politike…
Udhëheqëja e StanTërgut bashkë me minatorët ishin NJË, ishin bashkë! Udhëheqësit Aziz Abrashi e Byrhan Kavaja që nuk menduan për pozitën e vet,
për “karrika”/fotele, por ishin shembull i guximit.
Para kësaj “greve të minatorëve”, ishte organizuar:
– marshimi në këmbë deri në Prishtinë në protesta u bënte me foton e Josip Broz Titos, kryetar Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e njohur si Juglosllavia e Titos,
– ndodhi tradhëtia ndaj minatorëve,
– angazhimin për shpërberjen e Jugosllavisë,
– populli në Kosovë, orgaznizoi pluralizmin politik,
– e më pastaj gjerë të organzimi dhe themelimi i UÇK’së,
– miqsia me SHBA…
Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ka ndarë ”Medaljen e Artë të Pavarësisë së Kosovës” për veprën e minatorëve, e cila do të ju dorëzohet publikisht e në mënyrën më solemne në një takim të oraganziuar enkas për minatorët e ”Trepçës” dhe udhëheqësit e tyre…
Aziz Abrashi e Byrhan Kavaja janë lloj fanari, të cilët duke mos u terhequr nga synimet e parashiquara, ia arriten qëllimit…” –tha z. Bedri Tahiri.
Prof dr. Nuri Bashota, profesor i kahmotshëm në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, tha se:
”Me Aziz Abrashin jemi njohur qysh si studentë të fakultetit ekonomik në Beograd dhe po veçoj këto tri momente:
1. Gjatë viteve 1973-74 Drejtor Gjeneral i Kombinatit ”Trepça” ishte shoku Veli Deva dhe bënim përpjekje se si ta këputshim atë ”linjën” e njohur ”Trepça radi, Beograd se gradi” – Trepça punon – Beogradi po ndërton! Bënim përpjekje të mëdha e të vadzhdueshme se si ta shkëputeshim lidhjen me ”Jugo-metalin” dhe e menduam ta themelojmë Organizatën punuese ”Trepça- commerce” brenda Kombinatit ”Trepça” dhe atëherë ia arritem ta themelojmë këtë OP dhe 7 fabrika në Kosovë. Të theksoj se Serbia u përpoq që ta prishë këtë koncepcion tanin. Né biseduam me Kryesinë e Kosovës, konkretisht me shokun Xhavit Nimanin dhe një ditë më thirri me tel. sekretaresha e shokut Xhavit Nimani, duke me thënë: eja se po të thërret shoku Xhavit! Kur shkova aty më njohtoi se do vinin nga Beogradi shoku Drazho Markoviq dhe shoku Petar Kostiq…dhe erdhen nga Beogradi shoku Drazho Markoviq dhe Petar Kostiq dhe ishte në pyetje çëshjta e ”Gazivodës”* (Liqeni i Gazivodës), shkuam në Zveçan dhe aty ata na informuan se duhet të aplikohet e ashtuquajtuara ”klizna skala” – shkalla rrëshqitëse dhe na treguan se ajo do të është 120%, çfarë NËNKUPTON RRITJEN E VLERËS SE LIQENIT TË GAZIVODËS + 120%. Shoku Xhavit Nimani as nuk e kuptonte se çfarë do të thotë “klizna skala – shkalla rrëshqitëse”, por unë ia shpjegova dhe nuk pranuam që ajo të bie në ngarkesë të Kosovës, por ajo duhet të bien ë ngarkesë (barrë) të Jugosllavisë.
2. Themelimi i OP ”Trepça-commerce” në kuadër të Kombinatit “Trepça njëherë e përgjithmonë e largonte nga Kosova ”Jugometalin” i cili e ”mjelte ” Kosovën (kupto: shfrytëzonte) dhe aty në mes nesh u fol se: ”Jedna stvar raste u tugjim rukama – kupto: një gjë rritet në duart e huaja!” dmth se disa gjëra ju kanë ”dalë prej dore” dhe dihet se cila ”gjë”rritet në duart e huaja!” Dhe, më vonë u argumentua se ”Trepça-commerce” e me vepritmarinë e saj luajti rol kyç në vepritmarinë dhe në marrëdhëniet shitë-blerëse në Kombinatin “Trepça”,dhe se m zhvillimin e drejtë, ”Trepça” e zhviloi edhe tërë Kosovën…
3. Erdhen përfaqësues të Bankës Botërore dhe të tjerë për të bisedua lidhur me krypërat e argjendit në ”Trepçë” dhe i pytëm: ”- A e keni vizituar muzeun e kristaleve të ”Trepçës” në Stan-Tërg?” Ata thanë se jo, nuk i kemi viziuar!” dhe kur e vizituan Muzeun e Kristaleve, pyeten: ”A ka sigurim përreth Muzeut?” – Jo nuk kemi mund të sigurojmë perreth Muzeun dhe at y për aty nxorrën një çek prej 100 mijë dollarësh dhe na thanë: ”- Urdhëroni dhe më këtë e siguroni perreth Muzeun me kaq vlerë të madhe që ka!” Por ndodhi e paprituara: ishte në Mitrovicë një farë prokurori i quajtur Zamfiroviq*1) i cili ngriti aktakuzë kundër Udhëheqësve të ”Trepçës” në StanTërg, gjëja se me paratë që ua kanë dhënë bankat, ata të ”Trepçës” i kanë manipuluar minatorët për grevë kundër shtetit Jugsllav” kjo ishte akuzë shumë e rëndë dhe vijnë të unë e më lusin se a di dishka lidhur me at çekun prej 100 mijë dollarësh dhe unë i ruaja të dhënat dhe ua dhashë si argument, si fakt se për çfarë janë dedikuar ato para dhe se ato ishin për sigurimin e Muzeut të kristaleve në StanTërg e jo për keqpërdorime siç akuzonte prokurori Spasoje Zamfiroviq*
*1) Spasoje Zamfiroviq ( me gjasë rom serb- cincar) ishte prokuror në prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë. Ky prokuror kishti urdhëruar paraburgimin dhe ngriti aktakuzen kundër minatorëve dhe udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit, Byrhan Kavajës pas ”Grevës se Minatorëve” në kohën prej 20-28 shkurt 1989 dhe e kualifikoi si vepër të inkriminuar – kundër-revolucion ndaj shtetit Jugosllav për rrënimin e Jugosllavisë…Bashkë me minatorët dhe udhëheqësit e ”Trepçës” në Stan-Tërg e kishin përfshirë edhe Azem Vllasin, ish kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjës se Komunistëve të Kosovës – gjëja për përkrahjen e minatorëve dhe vizitën e tyre gjatë grevës. Kjo burgosje e minatorëve dhe udhëheqësve si dhe e Azem Vllasit kishte ndohur pas fjalimi të Slobon Milosheviqit në Beograd, ku veçse tjerash ai tha se ”duhet burgosur…!” Gjatë kohës se ishin në paraburgim, prokurori Zamfiroviq, kishte përgatitur aktakuzën me qëllim të dënimit më të rëndë të të akuzuarëve…por ndodhi befasia: gjatë kësaj prokurori Spasoje Zamfiroviq vdiq dhe nuk iu realizuan ”paragjykimet për dënim të rëndë të minatorëve dhe udhëheqësve të tyre…Pas 14 muajve të paraburgimit – u gjykua sipas aktakuzës dhe, kur të gjithë të paraburgosurit pritinin dënimin më të rëndë – minimum 20 vite burg të rëndë, edhe këtu ndodhi befasia: Ismet Emra, kryetar i Gjykatës se Qarkut të Mitrovicës ishte caktuar gjykatës në lëndën e minatorëve – thjeshtë ”proces i montuar politik nga klika e Slobodan Milosheviqit” dhe pas 14 muajve DHUNE të paparë,vuajtjesh të tmerrshme*1) në paraburgim, gjykatësi i mirënjohur Ismet Emra, udhëhoqi me korrektësi procesin kundër minatorëve dhe udhëheqësve të tyre Aziz Abrashit dhe Byrhan Kavajës etj. si dhe të Azem Vllasit dhe më në fund sjelli Aktgjykimimin: …LIROHEN SI TË PAFAJSHËM…dhe me këtë vërtetoi se si gjykatës me përvojë të madhe ka aplikuar thënien e gjykatësve të vjetër që ua thonë gjykatësve më të rinj: (1) Me rastin e gjykimit, keni parasysh se po gjykoni e po dënonin NJERIUN dhe thënien tjetër, se (2) më shumë i falet gjykatësit sikur të lirojë 100 të fajshëm, se sa të gjykojë e të dënojë një të pafajshëm!
Pra në gjyqësi më lehtë i falet gjykatësit që liron 100 fajtorë, sesa që të gjykojë e dënoi një të PAFAJSHËM!
*Gjatë kohës se paraburgimit dhe qëndrimit në Burgun Hetues të Mitrovicës, ndaj minatorëve dhe udhëheqësve të tyre është ushtruar dhunë e paparë: merreni me mend,ua kanë ndaluar terapinë e përhershme të mjekut, ua kanë hudhur ”ilaçet” në shportë të mbeturinave /bërllogut; në rast të keqësimit të gjendjës shëndetësore dhe dërgimit në spitalin e Mitrovicës, i kanë mbajtur të lidhur me pranga ose të lidhur me zingjir për krevatin e të kryet duke iu qëndruar polici…dhuna vërehej në trupin e të akuzuarëve: kishin humbu shumë në peshë: sakot/setrat e veshura iu dukeshin si pallto se iu binin aq të mëdha se ishin mbetë vetëm ”asht e lëkurë”, fytyrat e tyre më shumë i përngjanin një ”xhenazeje/kufome e jo njeriut të gjallë; disave iu binin folët, iu shaktërroheshin dhëmbët, është për t’u habitur se si kanë shpetuar pa u tranue/çmendur…por nuk janë ligështuar, nuk janë dorëzuar para armikut gjakaktar që ua ”pinte gjakun me pamuk” donte t’i shkatërronte edhe psikikisht e të ”luajë me ta si me budallënjtë/si me të çmendurit”…më të dhunuarit, maltretuarit ishin Aziz Abrashi, Byrhan Kavaja, por edhe të tjerët…o Zot, aty vërehej ajo thënia se në hyrje të burgjeve të shtetit të Turqisë shkruan: Këtu nuk ka Zot! (kupto: këtu nuk ka mëshirë!)
Gjatë kohës se mbajtjes ne paraburgim të të akuzuarëve, ndërtesa e Gjykatës se Qarkut ky mbahej gjykimi ka pësuar ndryshime:salla ku do të mbahej gjykimi, kohë më përpara ishe rinovuar, ishte rregulluar e përshtatur gjykimit famoz…; ndertesa e Gjykatës ishte e rrethuar nga rojet policë dhe bëhej kontrolim i ashpër, qoftë ndaj
punëtorëve syrtar të Gjykatës (se Qarkut, të asaj komunale si dhe dy prokurorive) e palëve që kishin gjykime, e ekspertëve gjyqësorë e të gjithëve dhe, secilit prej tyre, pasi e rregjistronin, e kontrolonin edhe me aparatet më të sofistikuara ia varnin në qafë një ”bexh” që të dihet se i është lejuar hyrja….kjo ndërtesë më shumë i përngante një… sesa gjykatës… E Tmerrme ishte të shohesh se lëre më të hyjsh…! Këto që i them, i them më përgjegjësi, pasi isha ekspert gjyqësor (i Gjykatës së Qarkut dhe i asaj Komunale) dhe krejt këto që i theksova i kam parë më sytë e mi dhe i kam përjetuar në trupin dhe shspirtin tim!
*
Prof dr. Nexhmedin Spahiu, drejtor i Përgjithëshem i RTV Mitrovica, përveçse tjerash tha: “z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja në disa momente të caktuara historike kanë qenë në nivel të detyrës; dëtyrë ne kanë kryer me sukses, kanë qenë të kompletuar si personalitete, në mes të mirëve dhe të dobtëve nuk kanë bërë kalkulime – nga vlerat morale z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja kanë qenë fitues – u shndërruan në mit, që u shërbejnë brezave të rinj si një symbol për liri, barazi…Ky symbol i duhet çdo kombi, Mitrovica ka arsye të mburret me ta” – theksoi Nexhmedin Spahiu.
Avdi Uka, minatory, foli shkurt, po qartë: “Lum “Trepça” dhe lum Mitrovica që i paten këta udhëheqës… këta njerëz të mirë dhe mund të them se në 100 vjet lind një Aziz Abrash…!”
Riza Musliu, ish Drejtori Bashkësisë punuese: “Kur njeriun e thërret koha dhe asaj njeriu i përgjigjet me kohë, bëhet pjesë e historisë.
Kam pasë fatin të punojë më këto dy personalitete z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja, të cilët u angazhuan si askush tjetër në mëkëmbjen e ekonomisë dhe për mëkëmbjen e historisë. Këta dy njerëz të mirë personifikohen me tërë klasën punëtore – me minatorët dhe minatorët shndërroehn në “Aziz Abrash dhe në Byrhan Kavajë” – bëhen NJË!
Kur né ishim në paraburgim në Burgun hetues në Mitrovicë dhe “erdhi koha” që gjykatësi të na komunikonte Aktgjykimin, ishte një moment i papërshkruar dhe z. Aziz Abrashi po më pyetë: “Çfarë po lexon gjykatësi, na shpjego?” Dhe, duke u përpjekur t’ia “intërpretoi” z. Aziz atë për çfarë më pyeti, ndërhyri z. Byrhan Kavaja: “Pasha Zotin jena dënua!” Por, siç u bë shpejt e njohur me Aktgjykimin e Gjykatës se Qarkut në Mitrovicë, që të gjithë të akuzuarit U LIRUAM SI TË PAFAJSHËN!
Kam edhe shumë e shumë për të thënë…, por, duke respektuar edhe të tjerët që do thonë fjalën e tyre këtu, po e përfundoj me këtë: Këta dy njerëz të mirë, këta dy njerëë të përkorë, me të gjitha virtytet e tyre – janë mburrje, jo vetëm e Kombinatit “Trepça”, në veçanti e Minierës me Flotacion “Trepça” në StanTërg, por janë mburrje e Mitrovicës dhe e krejt Kosovës!” – tha në fjalë e tij z. Riza Musliu, ish udhëheqës në Kombinatin “Trepça” dhe në Minierën me Flotacion në StanTërg, pjesëmarrës në “Grevën e Minatorëve të “Trepçës” – 20-28 shkurt 1989 dhe ish i burgosur me grupin e minatorëve.
Znj. Feride Hyseni, ish udhëheqëse e Kryqit të Kuq dhe e Organizatave politiko-shoqërore: “Për z. Aziz Abrashin e z. Byrhan Kavaja kam shumë e shumë për të thënë, por po rikthehëm të “Greva e minatorëve” të Minierës me Flotacion “Trepça” në Stantërg: më kujtohet se né nga “Kryqi i Kuq” gjëndeshim në “Horizontën e 9-të” duke u përpjekur që t’iu ndihmojmë minatorëve në zgavellë e në “Horizontin 8-të” u mbante Takimi i aktivistëve politikë…Nga Kryqi i Kuq kemi shkua së pakut 3 herë, e dinin edhe ata të “Trepçës” në Stantërg, ja këtu janë, këtu është edhe minatori i dalluar z. Avdi Uka, të cilit i drejtohem lidhur me improvizimin e Spitalit në Stantërg ku të gjithë kanë ndihmuar gjër në orët e vona e bile edhe pas ores 3 pas mesnatës…Kur “Greva mori konotacion krejt tjetër…nuk jemi kursyer nga të ashtuquajtuart “biseda informative” nga organet shtetërore (kupto: Sekretariati për Punë të Brendshme, SUP-i, inspektorë të ndryshëm, UDB-ashë. etj, mirëpo krenaria dhe mburrja me veprimet e minatorëve ishte më e fuqishme dhe na lironte nga çfarëdo presioni tjetër. Aty, minatorë e Udhëheqës u bërën NJË…! Aty u lëkundën dhe u dridhën “themelet e asaj Jugosllavie” dhe mëpas erdhi edhe “ rrënim e shëmbja e saj” – tha, veç tjerash znj. Feride Hyseni.
Hoxhë Asllan Murati, ish Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës: “Të nderuar: Kryetar i Komunës se Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, të respektuar z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja, i respektuari prof Nuri Bashota dhe ju të tjerë të pranishëm! Për ta vlerësuar kontributin e këtyre burrave të mëdhenj – Aziz Abrashit e Byrhan Kavajës, kjo dihet qysh më heret, këta e kanë treguar vetën në kohët më të veshtira për minatorët e Stantërgut dhe për krejt Kombinatin e “Trepçës”, por edhe për krejt Mitrovicën. Po them shkurt se populli shqiptar i ka punët më mirë se kurdoherë në historinë dymijë vjeçare. Këta dy burra të mëdhenj bashkë me minatorët – të cilët ishin “Luanjt’ e nëntokës” e dridhen Jugosllavinë dhe e rrënuan Jugosllavinë. Por, mendoj se këtyre nuk iu ka dhënë “haku” i merituar as këtyre e as delegatëve të ”Deklaratës se 2 korrikut 1990” dhe as delegatëve të ”Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990. Pra, këtyre tri grupeve: minatorëve, delegatëve të ”Deklaratës se 2 korrikut 1990”, delegatëve të ”Kushtetutës se Kaçanikut 7 shtator 1990 dhe familjeve të tyre nuk iu ka dhënë “haku” i merituar, as atëherë e as më vonë e as gjerë më sot. E them me plotë të drejtë se Bashkësia Islame – i ka hapur dyertë e veta për të mbajtë mbledhje për minatorët, për partitë politike etj. Dhe jemi përpjekur të japin kontributin tonë si Bashkësi Islame. Këtu nuk po shoh një numër të madh të minatorëve, për ta pare se po vlerësojmë kontributin e këtyre dy burrave të mëdhenj që ishin prijetarët e minatorëve që këta dhe minatorët u bërën NJË, se fjalët e këtyre dy burrave janë bërë “sebep”shkas për një vlerësim të tillë. – tha hoxhë profesor Asllan Murati, ish kryetar Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, tani në pension.
Moderatori dhe udhëheqësi i këtij takimi, z. Hysni Syla, në shenj respekti e nderimi ia dha fjalën z. Aziz Abrashi.
Aziz Abrashi, ish Drejtor i Përgjithshëm (Gjeneral) i KXMK “Trepça” dhe ndihmës e përkrahës – krahu i djathët i “Grevës se minatorëve 20-28 shkurt 1989” të Organizatës Punuese Miniera me Flotacion “Trepça” në Stantërg e bashkëpjesëmarrës dhe i paraburgosur i “Grupit të minatorëve” në Burgun Hetues të Qarkut në Mitrovicë, në kohëzgjatje prej 14 muajve nën aktakuzën e rëndë: “Kundër-revolucion kundër shtetit të Jugosllavisë…i cili ishte i shkurtër por konciz në fjalën e tij dhe theksoi:
“ – I nderuar z. Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës;
– I nderuari ish Kryetar i Komunës se Mitrovicës, z. Avni Kastrati,
– Të nderuar qytetarë të Mitrovicës;
– Të nderuar miqt e mi e të z. Byrhan Kavaja;
Gjithmonë do të vijmë dhe do të mbajmë në zemër Mitrovicën!
Të gjitha këto arritje i kemi pasë me ndihmën e juaj, prandaj shumë faleminderit! Ju faleminderit edhe shokëve tanë, miqve tanë, ish kryetarit të Komunës z. Avni Kastrati; Faleminderit edhe Menaxherit të tanishëm të ”Trepçës” z. Ahmet Tmava, ju deshiroj të gjitha të mirat dhe ju them se janë shenja të mira që e tërë çështja të shkoi përpara…!” – tha, përveç tjerash z. Aziz Abrashi, njeriu i Parë i Kombinatit ”Trepça” në Mitrovicë.
z. Hysni Syla, Moderatori dhe udhëheqësi i këtij takimi, u shpreh:
”Kam nderin dhe respektin që fjalën t’ia jap z. Byrhan Kavaja, Udhëheqës i Minierës më Flotacion ”Trepça” në Stantërg, përkrahës i ”Grevës se minatorëve prej 20 – 28 shkurt 1989”, pjesëmarrës i të paraburgosurve me grupin e minatorëve, i të akuzuarve për vepër të inkriminuar : ”kundër-revolucion për rrënimin e shtetit Jugosllav, i mbajtur në paraburgim në kohëzgjatje prej 14 muajve dhe më në fund – me Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë i shpallur si i pafajshëm!” – tha z. Hysni Syla.
z. Byrhan Kavaja, e mori fjalën dhe tha:
”Të respektuar të pranishëm! Në këso rrethana kërkohet me thënë diçka…Po ju them se unë e kam pasë më lehtë se e kam pasë përpara z. Aziz Abrashi, ”njeriu më saktësi japoneze”. Si çdokujt, ashtu edhe néve i kemi pasë shumë momente të ndjeshme, por po e theksoj një rast kur z. Azizi më ”provokoi”(kupto: që unë të bëhem ”i pari” dhe unë ia ktheva duke i thënë:
– po z. Aziz, nëse nisemi nga alfabeti, ty të bjen me qënë i pari se emri të fillon me ”A”;
– po ti z. Aziz, edhe me moshë je më i vjetër së unë, andaj të takon vendi i parë;
– po edhe për me vdekë, ty të bjen me vdekë i pari!
Dhe pasuan edhe të qeshurat edhe duartrokitjet e të pranishmëve në sallë… dhe z. Byrhan e vazhdoi:
– E falenderoj Kryetarin e Komunës z. Agim Bahtiri, e falenderoj edhe ish kryetarin e Komunës se Mitrovicës, z. Avni Kastrati; i falenderoj drejtorët e tashëm të ”Trepçës” dhe ju falenderoj që të gjithë juve…!” dhe pas këtyre fjalëve të shkurtëra, por me shumë domethënie, nga z. Byrhan Kavaja, pasuan duartrokitjet frenetike…!
z. Hysni Syla – moderator dhe udhëheqës i këtij takimi, paralajmëroi se
1. Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicë, z. Agim Bahtiri, ka përgatitur nga një dhuratë, në shenjë respekti e nderimi për z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja, dhe pasoi ndarja e dhuratave që simbolizonin hartën ”Kosva prej kristaleve të ”Trepçës”;
2. Pas kësaj, pasoi ndarja e dhuratave nga z. Halit Barani, për z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja, nga një pikturë me pamje fantastike që simbolizonte ”Kosova në kristalet e ”Trepçës”;
3. OJQ ”Minatori 89” ndau dy dhurata në formë pijate me kristalet e ”Trepçës, për z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja.
Filluan fotografimet e para të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, me z. Abrashi dhe z. Kavaja.
Para se të përfundonte ky takim mjaft i rëndësishëm në një eveminent me vlerë te lartë, z. Hysni Syla, në radhë të parë, falenderoj për kontributin e dhënë:
1. falenderoj z. Aziz Abrashi dhe z. Byrhan Kavaja për kontributin e dhënë në të kaluarën dhe gatishmërinë që edhe tani e çdo herë për ndihmë profesionale…;
2. falenderoj RTV Mitrovica, drjetorin, z. Nexhmedin Spahiu dhe ekipin e RTV Mitrovica për përcjelljen përmes ekranit TV të këtij takimi të një rëndësie të veçantë;
3. falenderoj z. Fazli Hajrizi, autorin e shumë titujve dhe të shumë publiki-
meve;
4. falenderoj z. Bedri Tahiri, këshilltar i Presidentës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga;
5. falenderoj z. Nexhmedin Spahiu, autorin e shumë titujve librash dhe publicistin e mirënjohur…për kontributin e dhënë…!
Në fund, z. Hysni Syla, shpalli të mbyllur këtë takim duke iu shprehur falenderime “mysafirëve të fëtuar” dhe të gjithë të pranishmëve…! Pasuan duartroktije të gjata frentike dhe në fytyrat e të gjithëve vërehej një disponim i paparë, dhe më këtë jepte të kuptohej se takime të tilla duhet organizuar në vazhdimësi, në mënyrë që t’iu japet rasti që personalitetet e shquara, njërëz të përkorë si z. Aziz Abrashi e z. Byrhan Kavaja, të shprehin atë që duhet ta konsiderojnë si borxh ndaj gjeneratave me të reja se po tregojnë të vërtetën dhe realitetin e kohës kur jetuan e punuan dhe vepruan…!
*
Në retrospektivë…
Ngjarjet që iu paraprinë demonstratave dhe ”Grevës se minatorëve”
Mitrovica ishte “Qyteti i minatorëve”, ishte rajoni me industri më të zhvilluar në Kosovë, ishte qyteti i Kombinatit Xehetaro-Metalurgjiko-Kimik “Trepça” që në kohën e afarizmit të tij punësonte mbi 24 mijë punëtorë të profileve të ndryshme dhe se rajoni maloro-kodrinor i “Shalës së Bajgorës” ishte burim i pashtërrshëm i pasurive natyrore të pasura me xehen e plumbit, hekurit, aluminit, dhe se me përpunimin e tyre prodhonte sasi të konsiderueshme të arit dhe të argjendit, nga të cilat prodhoheshin sasi të mëdha të finalizuara nga ari dhe argjendi, të njohura me shifrën më e të lartë të nomenklaturës se metaleve të çmuara, të vetmen me “shifren 9999” (katër nëntëshe) çfarë dëshmon për arin me vlerën më të lartë të karatëve. Duke iu falenderuar “Trepçës” në qytetin e Mitrovicës, u bërën arritje të dukshmë në shumë lëmi të jetës: përveçse punësimit të numrit të madh të punëtorëve – mbi 24 mijë, zgjidhje se problemit të papunësisë të populates se Mitrovicës dhe të rrethinës që absorbonte kjo komunë, zhvilimit ekonomik, zhvillimit të standardit jetëtësor, sigurimit të banesave për numrin me ¨te medhe të të punësuarëve…u ndërtuan edhe objekte kulturo-arsimore… përveq së Shkollës se Lartë Teknike, u hap edhe Fakulteti i Xehetarisë, Metalurgjisë dhe Kimisë me disa degë si: kimi, metalurgji, gjeologji, gjeodezi… dhe drejtime profesionale, pikërisht për përgatitjen profesionale të kuadrit që do të punësohej në Kombinatin “Trepça”, me ç’rast ju dha mundësia që në këtë Fakultet të rregjistrohen studentë nga e mbarë Kosova dhe e mbarë Jugosllavia… të cilët kryen me sukses drejtimin e zgjedhur dhe gjenin punë menjëherë, bile edhe banesa të siguruara nga Kombinati “Trepça” nga i cili stipendoheshin/ndaheshinbursa për numrin më të madh të studentëve nga familjete minatorëvde, të cilëve gjatë studimeve dhe u siguronin të gjitha kushtet për shkollim e studime e pas mbrimit të studimeve u siguroheshin edhe vend-punësimet, pa pritur gjatë.
Kombinati “Trepça” ishte i njohur edhe jashtë Kosovës dhe jashtë shtetit të Jugosllavisë, në Evropë e gjithandej, nga se Kombinati, si Organizatë e Përberë e Punës së Bashkuar kishte shtrirë fushë-afarizmin e vet edhe në Republikat simotra të Jugosllavisë, si në Serbi, Mal të Zi, Vojvodinë etj. Qyteti i Mitrovicës, duke iu falenderuar, në radhë të parë Kombinatit “Trepça” ishte qyteti më mikpritës, me I pranueshëm për ekspertë të xehetarisë, metalurgjisë, gjeologjisë dhe të shumë degëve të industries dhe metaleve,kështu që luajti rol kyç në punësimin e numrit shumë të madh të banorëve të Kosovës, dhe jo vetëm të Kosovës, dhe mund të konstatohej se ishte “qyeti me tolerant” për punësimin e pjesëtarëve të të gjitha kombeve e kombësive, pa dallim prejardhjeje, nacionalitet, race, feje dhe në këtë mënyrë lozi rolin relevant për afrimin dhe lidhjen e njerëzve në mes veti dhe kështu u vërtetua se “Sa më shumë që afrohen e lidhen njerëzit ndërmjet veti, aq më shumë flakën/largohen dallimet midis tyre!” Dhe me këtë në tërësi u realizonte fjala e Presidentit të Jugsllavisë se atëhershme, shokut Josip Broz Tito, i cili gjithmonë dhe në çdo tubim, në çdo “miting” që organizohej e mbahej, përveçse tjerash, theksonte që,
“Vëllazërim- Bashkimin duhet ruajtur si dritën e syrit!”
Prandaj, në këtë drejtim qyteti i Mitrovicës ishte shembull eklatant i zhvillimit
dhe ruajtjës se marrëdhenieve ndërnjerëzore , ndërnacionale dhe ndërfetare…!
Kështu pra, periudha kohore prej vitit 1967 e gjerë më 1989 ishte periudha më e ndritshme e popullit shqiptar dhe ato vite, veçanërisht prej vitit 1967 kur njëherë e përgjithmonë u ”rrëxua klika e Aleksandër Rankoviqit” i cili pat ushtruar dhunë, maltretime e tmerr ndër popullin shqitparë, dhe më pas prej vitit 1974, kur Kosova, gjerë atëherë e quajtur Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë – KAKM, më Kushtetutën e Re të vitit 1974” fitoi të drejtën si pjesë konstituive e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe quhej: ”Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe Metohisë” apo shkurt: ”Kos-met” dhe gjerë me vdekjën e Shokut Tito (më 4 maj 1980) dhe gjerë në vitin 1989, shqiptarët i gëzuan të gjitha të drejtat si qytetarë të barabartë me nacionalitetet tjera në Republikat e atëhershme të Jugsllavi (me serbët, malazezët, maqedonët, kroatët, slovenët).
Nuk duhet harruar, por vazhdimisht dueht theksuar arritjen e madhe të popullit shqiptarë – hapjen e Universitetit të Prishtinës (më 15 shkurt 1970) e që gjerë atëherë fakultetet në Prishtinë ishin nën Universitetin e Beogradit dhe në shumicën e fakulteteve ligjëratat mbaheshin vetëm në gjuhën serbo-kroate dhe se të gjithë studentët në ato fakultet ishin të bashkuar në një sallë ligjërimi* (edhe profesorët dhe mësimdhënësit me kombësi shqiptare, ligjëronin ekskluzivisht në gjuhën serbo-kroate dhe me studentët shqiptarë as që komunikonin në gjuhën e tyre amtare dhe në afatet e caktuar të provimeve, studentët shqiptarë para profesorëve shqitparë, u përgjigjesihin në gjuhën serbo-kroate. Por me hapjen e Universitetit të Prishtinës, u krijuan kushte shumë më të favorshme për profesorët shqitparë dhe për studnetët shqiptarë, ngase u bë ndarja e studenëve sipas përkatësisë kombëtare (në salla mësimi ishin të ndarë veçmas ata të përkatësisë kombëtare serbé e veçmas studentët me përkatësi shqiptare) dhe profesorët shqitparë, studentëve shqiptarë u ligjëronin ekskluzivisht në gjuhën e tyre amtare, pra në gjuhën shqipe, ndërkaq studentëve të kombësisë serbé , profesorët shqiptarë u ligjëronin në gjuhën serbo-kroate. Kështu që numeri i profesorëve dhe ligjëruesve shqiptarë sa vie e shtohej, ndërsa numëri i atyre ligjëruesve që vinin nga Universitetet dhe fakultetet në Serbi, dukshëm zvogëlohej.
Për Studentët shqiptarë dhe për popullin shqiptarë në Kosovë, këto ishin vitet më të ndritura – prej vitit 1967 – 1974 dhe pas vitit 1974 gjerë në viti n1989.
Viti 1989 ishte vit i kthesave të mëdha, për fat të keq – negative dhe tejet të dëmshme për popullin shqiptarë dhe Kosovën në përgjithësi. Me ardhjen në pushtet të të ashtuquajturës ”Partia Socialiste” në krye të se cilës ishte Slobodan Milosheviq, KSA të Kosovës iu suprimua autonomia, në atë mënyrë që me 23 mars të vitit 1989, me dhunë të paparë dhe të paimagjinuar, thua se në rrethana lufte, të rrethaur me tanke e forca policore serbé dhe në kushte dhune e kërcënimi, delegatët shqiptarë u detyruan ta lëshojnë Kuvendin e Kosovës – ku vendosej për suprimimin e autonomisë Kuvendi i Kosovës vendosi që KSA e Kosovës të mos quhej më Krahina Socialiste e Kosovës dhe Metohisë, por vetëm ”Pokrajina Kosovo i Metohija” – Krahina e Kosovës dhe Metohisë, pjesë e Republikës se Serbisë. Pra ”rrënimi i Kushtetutës se KSAK”. Pas kësaj filloi marrja e kompetencave të udhëheqësve shqitparë, largimi nga vendet udhëheqëse të punës dhe emrimi i serbëve në vendet e tyre dhe fill pas edhe largimi me dhunë nga puna, i cili vazhdoi gjatë vitit 1989 – me largimin masiv të shqitparëve nga puna, me pretekst të pjesëmarrjës se shqiptarëve në demontratat e organizuara te punëtorëve shqiptarë të 3 shtatorit të vitit 1990…dhe në vazhdimësi gjerë në fund të vitit 1990, ku thuaj se nuk mbetën shqiptarë në punë dhe ata që mbetën nuk pranuan ”nënshktrfimin që të nënshkruajnë se pranojnë administrimin e Republikës së Serbisë…dhe këta u larguan nga puna…
Viti 1990 sihte fatal për të punësuarit shqiptarë – udhëheqës dhe të klasës punëtore te Kombinatit ”Trepça” – të cilëve u parapriu mospagesa e t’ardhurave personale që nga muaji prill e gjër në shtator të v. 1990, pastaj grevat e punëtorëve të ”Trepçës” duke filluar ngas muaji tetor i 1990-tës dhe fill pas largimi i punëtorëve në vende udhëheqëse dhe me radhë të të gjithë punëtorëve që ishin të evidentuar se po marrin pjesë në domonstrata…kështu që një numër të konsiderueshëm edhe i burgosën, dhe në Kombinatin ”Trepça” mbeti një numër tejet i vogël i punëtorëve shqiptarë. Ngjashëm ishte edhe në Organizatat dhe të gjihta kolektivet punuese – ku kishte të punësuar shqitparë…!
Punëtorët e pakënaqur me largimin me dhunë nga puna, iu drejtuan gjykatave kompetente në Kosovë për realizimin e të drjetave të tyre: kthimin në punë dhe kompenzimin e t’ardhurave personale që nga muaj i prill i vitit 1990 e tutje si dhe të gjitha të drejtave nga marrëdhenia e punës, në bazë të Ligjit të Punës së Bashkuar, por pushteti serb kishte larguar thuaja se të gjithë gjykatësit shqitparë, kështu që bëri një verpim të paparë: të gjitha kërkesë-paditë e punëtorëve shqiptarë që ishin të formaura ”lëndë e shqiptarëve” nëpër gjykatat në Kosovë, që të gjitha nuk lejoi që të shqyrtohen e të sjellen Aktgjykime e Vendime gjyqësore në Gjyaktat në Kosovë, por i terhoqi nga gjykatat e Kosovës (në mënyrë që mos të vendosin gjyqëtarët e gjykatave në Kosovë dhe që të gjitha lëndet- kërkesë paditë i dërgoj nëpër gjykatat kompetente e jo-kompetente në Serbi, si në Nish, Kralevë e qytete tjera dhe punëtorët shqiptarë u detyronin që për çdo seancë të caktuar, pas marrjes se letërthirrjës të udhëtonin në shpenzimet të veta gjer në Nish, Kralevë e gjetiu, ku detyroheshin të shkonin shqiptarët të thirrur në seancat pe¨r shqyrtimin e kërkesë-padive të tyre,iu nënshktroheshin shpenzimeve tejet të larta dhe i nënshtroheshin një dhune e presioni nga frika e paparë gjerë me rrezikimin e jetës… Përveçse kësaj, gjyaktësit serbë nuk vendosnin shpejt lëndën, duke qënë të bindur se shqiptarët do t’i fitonin të drejtën e kërkuar në bazë të Ligjit të Punës dhe akteve normative nga marrëdhënia e punës, si: kthimin në punë dhe kompezimin e t’ardhurave personale dhe të gjitha të drejtat tjera nga marrëdhenie e punës – ku ishin larguar në mënyrë joligjore, prandaj nevojë e pa nevojë seancat revokoheshin/shtyheshin e nuk vendosej…se përfaqësuesit ligjor te Organizatve nga ku ishin larguar punëtorët shqiptarë nuk merrnin pjesë ne seancën e caktuara në gjykatat e Serbisë – e këtë e bënin me qeëllim të caktuar e në marrëveshje me gjykatësit përkatës serbë,dhe gjykatësit serbë nuk ndërmerrnin asgjë ndaj tyre, apo të vendosin lëndën pa pjesëmarrjen e tyre në seancën nëtë cilin perfaqësuesit ligjor as nuk vinin e as nuk e arsyetonin mos.prezencën, kështue që gjykatësit serbë kishi nfakte e prova të mjaftueshme të vendonin në favar të kërkesë-padisë së punëtorëve shqiptarë, por ata gjykatës vepronin në të kundërten: memzi që pritëshin VETËM NJË MOS-SHKUARJE TË KËRKESË-PADITËSIT SHQIPTARË, pra vetëm një mos-pjesëmarrje në seancë nga pala shqiptare – pa marrë parasysh që prezentonte fakte relevante për arsyesshmërinë mos-patje mundëi të udhëtimit nga vendbanimi në Kosovë gjerë në Gjykatë në kohët e hershme, kështu që gjykatësit serbë, pa hezituar këtë mospjesëmarrje të palës shqitare e merrnin si shkas për vendosjen e lëndës duke sjelur Vendime pe¨r hudhnin poshtë të KËRKESË-PADISË, me pretekst se pala që ka inicuar kërkesën për kthim në punë dhe kompenzimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës (kupto: punëtori shqiptar ) nuk është i intersuar… dhe menjëherë lënda vendosej dhe kërkesë – padia hudhej poshtë! E pse përfaqësuesi i Ndermarrjës e cila kishte larguar me dhunë punëtorët shqiptarë, nuk vinte në disa seanca, këtë mos-ardhje të tyre, vetë gjykatësi serbë e ”arsyetonte” dhe e toleronte…! Ç’ti themi kësaj, pos: O drejtësi, sa padrejtësi bëhen në emrin tënd! Tmerr! Them Tmerr, përshkak se kjo padrejtësi iu është berë të gjithë punëtorëve shqiptarë në Kosovë dhe të ish-punësuarëve në Kombinatin ”Trepça”, të cilët, pas këtyre padrejtësive të njëpasnjëshme, duke i humbur shpresat për rikthim në punë dhe për kompenzim të t’ardhurave personale e të drejtave të tjera, duke mos patur burim as për ekzistencë, duke i humbur shpresat në gjyqësinë dhe drejtësinë, u detyruan që me padeshirë të lëshojnë Kosovën, të punësuarit në ”Trepçë” e në Mitrovicën me rrethinë të lëshojnë Mitrovicën dhe të emigrojnë në shtetet e Evropës…Vala/flugu më i madh ishte për në shetet skandinave: Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë, veçmas gjatë viteve 1989, 1990, 1991 e sidomos në vitin 1992 e 1993, ku vetëm në shtetet skandinave kanë emigruar mbi 100 mijë shqitparë- të shumtën nga Komuna e Mitrovicës, e Vushtrrisë dhe e Skënderajit, kryesisht ish të punësuar në Kombinatin ”Trepça”. Një numër i madh prej tyre janë shndërruar në ”azilantë” e jetojnë si të huaj në shtetet Skandinave, edhe sot e gjithë ditën, ndër të cilët edhe vet autori i këtij shkrimi (i.h.).
*
Për minatorët dhe udhëheqësit e tyre, nuk mund të harrohet fakti se shumë vite kaluan që atëherë: (1989-2014) do të thotë plot 25 vite! Për këto 25 vite, numër i madh i minatorëve nuk janë më në jetë: vdiqën e shkuan në amshim pa i realizuar të drejtat ligjore, ”iu mbeten sytë çelë/hapur” që kurrë nuk u rikthyen në punë aty ku e kanë lënë rininë e tyre, ku e kanë ”shkrî”shëndetin e tyre: kanë hyrë në punë si të rinj e janë plakur para kohe, nga kushtet tejet të rënda në minierë, në zgafella, në horizontet 8, 9 çfarë nënkupton në nëtokë në thellësi prej 800 metrash, që sa herë që kanë hyrë në ashensorin për të zbritur në horizonte, e kanë ”imagjinaur” se nuk do të dalin të gjallë”, por i ka mbajtur shpresa se: (1) në vet derën e hyrjës në minierë shënon: ME FAT! Të gjithë minatorët dhe të punësuarit shqiptarë në ”Trepçë” u plakën para kohe, e shkatërruan shëndetin e tyre në zgafellat e nëntokës dhe më në fund nuk patën fatin që të realizojnë as të ardhurat personale për më shumë se 8 muajt e fundit të vitit 1990, për pakë kohë nuk realizuan as të drejtën e pensionit (pasi kishin stazhin/përvojën në punë të BENIFIKUAR: 1 vite pune u njehësohej si 16 – 18 muaj, nuk realizuan as pensionin ”invalidor” për gjymtyrët e humbura të trupit e të organizmit, që mbetën ”sakat”, të gjymtë e të paaftë fizikisht e mendërisht… të cilët dikur ishin të rinjë, të fuqishëm, të fortë, të drejtë e të pasur si minatorë, por vdiqën si të varfër(!?), jo edhe aq përshkak të të ardhurave nga puna, por më teper përshka të humbjes se shpresës për rikthim në punë…dhe të humbjës se shpresës për vetë jetën dhe fëmijët e tyre… Mburrja dhe krenaria ishte se: të gjithë minatorët hyrën të pastër në minierë, në horizontet e nëntokës punuan me duar të pastëra (dora e punëtorit kurrë nuk është papastër, dhe po këta minatorë, duke mos kursyer as jetën e vet, dualen të pastër nga nëntoka dhe ashtu si erdhën në minierë me duar të pastërta, ashtu edhe dualen me duar të pastërta, disa jetuan me duar të pastërta e disa vdiqën me duar të pastërta, duke e ditur se ”Perëndia nuk kërkon duar të pasura, por kërkon duar të pastërta”; ata shkuan ”në atë botë” me duar të pastërta duke lënë mbrapa gjenerata e gjenerata të rinjësh, të cilët i mbjatën e i shkolluan me djersën e minatorit, e të cilëve thua se ua lanë amanet:
”Mos shkelni mbi djersën e minatorëve, nuk iu themi që të djersiteni si né minatorët, që punuam në kushte mjaft të vështira, që e humbëm rininë tonë në nëntokë, që humbë nedhe pjesët e trupit, që mbetëm të ”gjymtuar, sakatë, invalidë për tërë jetën, që u ”plakem” para vakti/kohe dhe…jemi të vetëdijshëm se pas neve horizontet dhe zgafellat do të mbesin si të shkreta, do t’i mbuloi uji, do të rrëshqet dheu, do të ndryshkën vagonetat, do të mbijë bari mbi grumbujt e xehës, nuk ka kush t’iu bëjë shoqëri ”minjëve të minierës” të cilët, sikur të ishin ”seizmologë të vërtetë” e nuhatnin rrezikun nga termeti dhe të parët iknin duke na treguar drejtimin e daljës kah jemi hyrë: bënim çudi se këto krijesa janë paralajmërues të rrezikut që iu kanoset minatorëve dhe duke ikur na signalizonin neve minatorëve që të shkojmë pas tyre se ata ”minjë të minierës” na drejtojnë kah shpëtimi… né si minatorë jetonim bashkë me ”minjët e zgafellave” bashkë hanim, bashkë rrinim, bashkë bënim ”planet e shpëtimit të jetës” dhe shpëtonim…! Pasi nuk do të ketë më minatorë në minierë e as nëpër horizonte, nuk do të ketë as minjë, se as minjët e minierës nuk jetojnë pa minatorët, nga se ishim si vëllezërit binjakë, çfarë ndjen njëri, ndjen edhe tjetëri vëlla, por kur i vije fundi i jetës njërit, vdes edhe tjetri binjak. Prandaj, nuk do të gjeni minjë, nuk jetojnë ata më pa neve…! Për neve atëherë ishte e pabesueshme së njeriu dhe shtaza nëntokësore do të miqsoheshin aq përafër, por e provuam vetë…! Dhe që nga atëherë e kemi akuzuar çdo atë njeri që njeriun e quan ”shtazë”. Jo assesi, se me këtë e ofendon shtazën, ngase atë që e bëjnë disa njerëz, dot nuk e bën shtaza. Minjët tanë të minierës” kurrë nuk i kemi konsideruar e as nuk i kemi quajtur ”shtazë”, jo por shokë dhe shpëtimtarë…!
Mburruni ju me minatorët, me trimat si luanjë të nëntokës, që, në kohët më të vështira dhe në rrethanat e çastet vendimtare për çështjen shqiptare, né minatorët i dridhem dhe më në fund i rrënuam themelet e Jugosllavisë së Titos, i cili, si kryetar shteti, kur u mbajtën demonstarat e studentëve në vitin 1968 pat dëgjuar dhe pyeti:
– Cilët janë ata shqiptarë në Kosovë që janë çua në demonstrata?- pyeti Tito.
– Janë studentët shqiptarë të fakulteteve të Prishtinës, të cilët ”ankohën” për ushqimin e dobët në menzën/restoranin e studentëve!- iu përgjigjën.
– Nuk qenka rrezik atëherë! Por keni parasysh këtë, i porositi Tito, dëgjomni me kujdes dhe vëmendje të përqendruar:
– ”Kur të dridhin nëntokën minatorët, atëherë keni kujdesin shumë e shumë mëtë madh, sepse, historia e ka treguar se minatorët janë ata që durojnë dhe punojnë nën kushtet më të vështira, ata derdhin djersën aty në nëtokë, por kur minatorët e vërejnë se atyre iu është tepruar me të padrejtat e tyre, atëherë ata e humbin durimin dhe reagimi i minatorëve, në çfarëdo mënyre qoftë,si me demonstrata si me shkaurje në këmbë deri në Kryeqendër tregon realitetin e padrejtësisë se shtetit ndaj tyre. Por, kur këto kërkesa nuk ju plotësohen nga shteti, e minatorët bëjnë ”grevë”, ajo quhet ”Greva e minatorëve” dhe konsiderohet njëra ndër grevat më të prekshme, ngase nga padrejtësitë që iu janë bërë popullit në përgjithësi e minatorëve në veçanti, kjo grevë e dridhë nëntokën, nëntoka e dridhë tokën e dridhja e tokës dridhë dhe rrënon çadoatë që është krijuar – e kjo është rreziku më i madh për shtetin! Sepse kjo grevë edhe e rrënon shtetin. Pra, kujdes, kujdes, kujdes kur dalin minatorët në demonstrata dhe kur bëjnë grevë minatorët!” – ju tha shoku Tito.
Kaluan si kaluan demonstratat e vitit 1968… dhe vazhdoi periudha pas vitit 1968 gjerë në vitin 1980, kur shoku Tito vdiq , pikërisht më 4 maj 1980 dhe në këtë periudhë: pas vitit 1968 e gjerë në vitin 1974 ndodhen ngarje të rëndësisë historike – me vlerë kapitale për shqitparët në Kosovë: në vitin 1974, me Kushtetutën e Re, KAKM – Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë fitoi statusin e Krahinës, si pjesë konstituive e Federatës Jugosllave, pra më të drejta si pjesë konstituive e Federatës Jugosllave – si Republikë e Jugosllavisë dhe me Kushtetutë quhej: Krahina Socialiste Autonome e Kosovës – KSAK, në gjuhën serbo-kroate:Socialistiçka Autonomna Pokrajina Kosovo – SAPK), pjesë konstituive e RSFJ- Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë – SRFJ- Socialistiçka Federativna Republika Jugosllavije). Kjo ishte e arritura më madhore me vlerë kapitale në Historinë Shqiptare, pra ”në kohën e Titos”
Prandaj, vitet 1968, 1974 e gjerë më 1981 janë vitet me të arriturat më të ndritura të popullit shqiptarë, veçma te atij në Kosovë.
Siç theksova mësipër, pas vdekjës se Titos (më 4 maj 1980), Jugosllavia filloi ta marrë tatpjetën/teposhtzën…
Në vitin 1981, prapë u organizuan demonstrata ”gjithëshqiptare” kur, si anjë herë më parë, theksohej kërkesa ”gjithëpopullore”: ”KOSOVA REPUBLIKÊ”
Pas demonstratave të vitit 1981, filloi “diferencimi politik”, largimi nga puna e intelektualëve shqiptarë, maltretimet gjerë në burgosje…dhe gjykime të ”montuara politike” dhe dënime të rënda…!
Lidhur me metodat përfide të ”diferencimeve politike”, sa për relaks të dëgjuesit, po e tregoj këtë anekdotë:
Në një fshat të Kosovës shkojnë ”zyrtarët e SUP-it – SPB Sekretariatit për punë të brenshme, inspektorët nga ”UDB’ës” dhe ”aktivistët e komiteteve të lidhjes se komunistëve, dhe shkojnë te një i moshuar/plak të cilin e detyrojnë për t’u deklaruar ”politikisht”, por plaku thua se nuk i kuptonte dhe më në fund i thotë njeni nga ”provokatorët”:
” – Axhok, merrem vesh mirë, na jemi ardhë me të dvetë e me na kllaxue shkurt: a je me Titon a me Enverin? (kupto: Enver Hoxha – kryetar I Republikës se Shqipnisë, i cili në vitin 1981 ishte ende gjallë, ndërsa Josip Broz Tito kishte vdekë në vitin 1980) dhe plaku mendoj pak dhe po ju thotë atyne:
”- Paj gjithmonë e jetë â konë adet që: – i ’dekni me t’deknin e i gjalli me të gjallin!” – iu pergjigj plaku.
”Ata, të gjithë mbetën ”pa koment”, e ulën kryet dhe shkuan pa e folë asnjë fjalë se plaku i ”shokoi”, përshkak se pergjigjeja e tij kuptohej se ”plaku është me të gjallin, kupto me Enverin, e jo me Titon, se Enveri ishte i gjallë e Tito ishte i vdekun qysh në vitin 1980!
(v i j o n)
Contact me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com