Nga Agim Vinca, 9 nëntor 2012
Si ka mundësi të shpallet “Qytetar Nderi” i Vlorës njeriu që në ’97-n i quajti vlonjatët “popull pa zot e pa flamur”?! E kam fjalën për akademikun nga Kosova, Rexhep Ferrin, piktor e poet, i cili është autor i vargjeve të mëposhtme:
“Kemi urdhër ta harrojmë Atdheun/ Në Vlorë është plagosur edhe flamuri/ Armiku sofrën e gjeti shtruar”; “Ç’është kjo ligësi qyteti im i dashur/ Po m’u dashka prapë beteja e flamurit”; “Turp i zotit/ Bota u këput së qeshuri/ Shkuan edhe ëndrrat/ Na mbeti vetëm gjuha/ Pa zot pa flamur” e të tjera si këto
(Shih librin: “Ndoshta ishte dashuri”, “Rilindja”, Prishtinë 1997, f. 287-289; këto poezi janë botuar edhe në Tiranë, në një botim të “Toenës” a “Onufrit” dhe mund të shihen e lexohen nga kushdo).
Si është e mundur që njeriu që shkroi këto vargje të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës, e për më tepër në Njëqindvjetorin e Pavarësisë, duke u vënë në një rang me I. Kadarenë e R. Qosjen?!
Çfarë kriteresh janë këto dhe përse kjo fyerje për qytetin e Flamurit e të Pavarësisë dhe për të gjithë ne!